Qytetet shqiptare shquhet jo vetëm për pamjen karakteristike, por edhe për gatimet tradicionale. Nëse jeni në Berat për turizëm, mund të merrni të gjitha kënaqësitë që Berati ofron, qoftë edhe përmes ushqimit. Prandaj, filloni ditën në Berat me një kafe turke, që do ta gjeni kudo. Vendi më i mirë për ta pirë është në një nga disa kafenetë që ndodhen në Bulevardin Republika, ose pedonalja, pedonalja, pedonalja e Beratit përgjatë lumit Osum.

Në Berat ka rreth 25 restorante që ofrojnë gatime të traditës gastronomike vendase. Qyteti i Beratit është ndër të paktat ku ndërtesat origjinale osmane kanë mbetur të paprekura dhe të ruajtura bukur, për këtë arsye në vitin 2008 qendra e saj historike u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO si një shembull i rrallë i një qyteti osman të ruajtur mirë.

Për të shijuar këtë atmosferë simpatike ju ndihmon edhe kulinaria e qytetit e cila garanton kuzhinën tradicionale shqiptare. Para së gjithash, një premisë, nëse pyesni vendasit se ku të hani në Berat, ata me siguri do t'ju tregojnë disa nga vendet më të famshmet. Por ju kërkoni vendet më tradicionale. Nëse doni të shijoni diçka tipike dhe shtëpiake, Berati rezervon disa surpriza të vogla. I fshehur në një rrugë të vogël në lagjen e lashtë Mangalem ndodhet restoranti Home-Made Food Lili, një tavernë e vogël familjare, që garanton një ambient intim dhe mikpritës. Në këtë tavern mund të hani fërgesë, imam bajalldi, çomlek me mish, qofte vici dhe qengji, djathë të pjekur ose të skuqur, verë ose raki, të gjitha për 10 euro për person. Natyrisht, nuk janë vetëm turistët që hanë ushqimet shtëpiake të Lili: shumë shqiptarë të klasës së mesme të lartë, kanë filluar t'u kthehen traditave, edhe kur dalin për të ngrënë.

Nëse jeni në kërkim të kuzhinës tradicionale shqiptare, një restorant tjetër që është gatime të shijshme dhe tipike lokale është Restoranti Mangalemi në këmbët e Kalasë së Beratit. Aty do të gjeni kuzhinë shumë të mirë që serviret në një tarracë të këndshme panoramike me pamje nga qyteti i vjetër.

Në restorantet beratase serviret ushqim i traditës karakteristike beratase ku më i pëlqyeri është përsheshi me kaposh deti i cili shoqërohet me verë rrushi, prodhim i kantinave vendase. Gjellët karakteristike beratase janë edhe mishi me kumbulla të thata, çorbë dasme, mish zogu me pilaf në saç , “rosnicat”, një pjatë me bazë pule dhe brumë të “thërmuar”, ose anabokshana, e përgatitur me mëlçi, të pjekur dhe erëza. Produktet në restorantet e Beratit janë përgjithësisht BIO. Kjo ndihet në shijen e veçantë të tyre. Ju mund të shijoni specialitete vendase të përgatitura me mjeshtëri si byrekët me mish apo me djath, biftekët e mbushur me arra, turli me perime, tava me perime dhe mish e peshk, mish qengji ne zgarë te shoqëruar me garniturë nga perimet lokale, bulmetrat e freskët. Vera e shtëpisë, apo e kantinave të qytetit dhe rakia artizanale, janë shoqërueset më të mira.

Në Berat ka edhe ëmbëlsira të shijshme tradicionale, si “Mali i bardhë”, i njohur për të huajt si “Mont Blanc”, i cili hahet vetëm në Berat dhe gjendet ekskluzivisht në menutë e pastiçerive të Hotel Tomorit (ëmbëlsira në fakt është e importuar nga jashtë, por banorët e Beratit ia atribuojnë emrin e saj të bardhës së shpateve të malit të Tomorit). Gjithashtu mund të hani trigona me bazë mjalti, arrat, baklava, revani me arra dhe mjaltë, etj.

Të gjitha këto ushqime kombinohen në mënyrë perfekte me verërat e prodhuara nga kantinat vendase. Më e famshmja, jo vetëm në Berat dhe brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, është Kantina Çobo, e cila ka një traditë të gjatë të prodhimit të verës që nga fillimi i viteve 1900. Tradita familjare, e nisur nga stërgjyshi i familjes, filloi në një fshat pranë malit të Shpiragut ku prodhohej vera e cila konsumohej vetëm gjatë periudhës së Vitit të Ri.

Vera e Cantine Çobo është 100% produkt shqiptar: e përftuar nga të gjitha varietetet e rrushit shqiptar, e prodhuar nga punëtorë shqiptarë dhe e ambalazhuar në Shqipëri. Aktualisht prodhohen 5 lloje verërash premium: Trebiano, Kashmer, Shesh i Zi, Shesh i Bardhë, dhe E Bardha dhe Beratit Prodhohen edhe dy lloje raki: raki më arra dhe raki rrushi (rakia e arrës dhe e rrushit).

Shumë agjenci turistike kanë arritur të kombinojnë vizitën në qytet me gatimet e shijshme beratase. Një nga këto ture është ecja deri në majën e malit të Shpiragut për të parë pamjen e mrekullueshme të Tomorrit. Pas kësaj experience unike, zakonisht ofrohet degustim, ku pranë zjarreve turistët provojnë shijen e mishit të pjekur, si dhe verërat e mira të Beratit, nga disa nga kantinat më të mira të zonës. Paketa ofron edhe mëngjesin e bollshëm, si dhe guidën në lagjen kala të Beratit, guida në Malin e Shpiragut, ecjen në malin e Shpiragut, Vizitë në Muzeun e Onufrit me ciceron, të gjtha në një paketë 35 euro për person.

Neritana Kraja