Si në shumë vende të botës, KFC-ja dhe McDonald's gjenden edhe në Kinë. Po sa pëlqehen këto restorante nga kinezët, me çfarë sfidash janë pëballur ato në tregun kinez, çfarë pëlqejnë më shumë kinezët KFC apo McDonald's, sa kanë ndikuar në punësimin në vend këto restorante?

Restorant KFC ne Kine (Eater.com)

Restorant KFC ne Kine (Eater.com)

Në krahasim me restorantet "fast food" në vendet perëndimore, restorantet kineze të këtij lloji kanë filluar relativisht vonë. Koncepti modern "fast food", që do të thotë "ushqime të shpejta", hyri në Kinë qëkurse KFC hapi për herë të parë në këtë vend një filial në prill të vitit 1987. Ndoshta kjo ka lidhje me ndryshimet midis zakoneve kineze dhe atyre perëndimore. Kinezëve u pëlqen të porositin shumë pjata me gjellë dhe hanë bashkë, duke biseduar me njëri-tjetrin.

Sot në qytete bregdetare të mëdha ose të mesme, shërbimi i "ushqimeve të shpejta" është bërë kërkesa e domosdoshme e shërbimit për studentët, për njerëzit që janë jashtë shtëpisë etj.

Në këto qytete, është shumë e lehtë të gjendet ndonjë KFC ose McDonald's. Ju mund të gjeni edhe restorante të shërbimit të "ushqimeve të shpejta ", ushqime të larmishme të kuzhinës kineze, të cilat kanë sjellë shumë lehtësira për jetën moderne me ritme të shpejta të banorëve.

KFC ne Kine (business insider.com)

KFC ne Kine (business insider.com)

Në vitin 1994, kur shoqëria amerikane e pulave të pjekura Kentucky (KFC) kërkonte treg në jug të Kinës, erdhi në këtë ndërmarrje dhe filloi bashkëpunimin me të. Për të zhvilluar mirë këtë bashkëpunim, në radhë të parë ndërmarrja "Shengnong" i ka ndërtuar të gjitha fermat e rritjes së pulave në zona malore me panorama të bukura dhe me ajër të pastër larg qytetit, burimi i ujit për rritjen dhe përpunimin e mishit të pulave vjen nga më shumë se 100 metra nën tokë. Në të njëjtën kohë, ky grup ka rindërtuar me 400 milionë juanë sipas standardit higjienik të mjedisit të vendeve evropiane dhe amerikane të gjitha fabrikat e përpunimit të mishit, fermën e pulave të racës, fermën e pulave për mish dhe repartin e inkubacionit, dhe ka importuar nga jashtë mbi 60 linja automatike të rritjes, përpunimit dhe prodhimit me përmbajtje të lartë tekniko-shkencore.

Ushqimi ne McDonalds ne Kine (Thetravel.com)

Ushqimi ne McDonalds ne Kine (Thetravel.com)

Në Kinë, KFC-ja ka arritur të dominojë mbi McDonald's dhe konkurrentë të tjerë si pizza Hut etj. Kjo arritje është e habitshme ku kompanitë e huaja më parë kishin shumë vështirësi për të depërtuar në këtë treg. Sekreti i suksesit të KFC-së qëndron në faktin se ka futur shumë elementë vendës, si në ekipin e menaxhimit ashtu edhe në menutë. Në më shumë se 24 vjet operimi në tregun kinez, kjo kompani ka punësuar menaxherë kinezë për të bashkëpunuar me ndërmarrje vendëse për ta pasur më të lehtë zgjerimin dhe për të përfituar nga eksperiencat e tyre, duke ofruar një sërë gatimesh rajonale që i përshtaten shijeve të brendshme.

Shijet e ndryshme

Sot konsumatorët e KFC-së mund të porosisin një shumëllojshmëri ushqimesh, që nga qull orizi, kërpudha, turshi, vezë etj.

Ne vitin 2004 Novak lancoi një rrjet të ri, East Dawning, që shërben vetëm ushqime të shpejta kineze. Më pas në vitin 2009, ai bleu 27 për qind të aksioneve Little Sheep Group Ltd., një kompani në Hong Kong që operon me 480 restorante të specializuara në ushqime mongolase.

McDonalds ne Kine (newsweek.com)

McDonalds ne Kine (newsweek.com)

Ndërkohë që restorantet e McDonald's në Kinë pothuajse shesin të njëjtat ushqime, KFC-të në Kinë ofrojnë gjithashtu mundësira si "Dragon Twister", një pite me pulë me salcë të rosës së Pekinit, me sojë pikante bazuar në kuzhinën e provincës së Sichuanit, vendit të ushqimeve më pikante të Kinës.

Në Kinë KFC-ja është shumë më e suksesshme se McDonalds, ndryshe nga Amerika ku McDonals është numri një, ndërkohë që KFC-ja ka ngelur prapa.

Po atëherë pse kinezët pëlqejnë më shumë KFC-në sesa McDonald's?

Nga një blog në internet jepen disa përgjigje të mundshme për këtë. Njëra nga ato është se KFC-ja i përgjigjet më mirë shijeve të kinezëve sesa McDonald's. Për shembull, menytë e KFC-së përfshijnë pite të mbushura me shije pekinase, turshi nga provinca Sichuan si dhe një qull të tipit kinez të quajtur congee. Ndërsa McDonald ka në menu më shumë shije ndërkombëtare, që nuk përkojnë gjithnjë me shijet e kinezëve. Një faktor tjetër i rëndësishëm është se KFC-ja ka kupona ose oferta më të favorshme se McDonald's.

Gazmend Agaj