Gjithmonë ka arsye pse zgjidhet një destinacion për ta vizituar, e përse jo një tjetër. Nëse lëmë mënjanë pandeminë, faktorin pengues të çdo aktiviteti normal në botë gjatë dy viteve të fundit, do të rendisnim një varg arsyesh, përse të huajt vijnë për të vizituarShqipwrinw. E thënë kjo nga ekspertë të udhëtimit, agjenci turistike, apo bloger udhëtarë.

Gjatë një vere evropiane, është pothuajse e pamundur të shpëtosh nga turmat, sidomos në bregdet. Kroacia, Italia, ishujt grekë, kudo është plotë me njerëz. Por, jo Shqipëria! Në krahasim me fqinjët mesdhetarë, Shqipëria është relativisht e pashfrytëzuar nga turizmi. Shqipëria, aktualisht është në procesin e përpjekjes për t’u anëtarësuar në BE dhe po investon gjithnjë e më shumë në turizëm. Ndaj, ekspertët bëjnë thirrje që ta vizitoni më parë se të bëhet shumë në “modë” dhe e mbipopulluar. Pikërisht në rubrikën tonë, do të rëndisim tre arsyet më pikante, përse vendi ynë është kthye në krye të rekomandimeve për këtë sezon veror.

Natyra

Nga kodrat malore dhe plazhet e bukura së bashku me ujërat e ndritshme, nuk është habi që Shqipëria është një parajsë për dashamirësit e natyrës. Pjesa më e madhe e saj është e mbushur me territore malore duke i dhënë pamje të mrekullueshme. Nëse merreni me alpinizëm, do t’u duhet të shkoni në veri të Shqipërisë. Panorama e majave të larta këtu rivalizojnë Alpet, me pamje mahnitëse dhe fshatra të kendshëm. Rruga nga Thethi në Valbonë është një nga ngjitjet më të njohura ditore, me bujtina të vogla në të cilat mund të qëndroni.

Shqipëria ka disa prej plazheve më të bukura në Europë. Ky konstatim vjen nga vizitorët e huaj, që pasi kanë parë pjesën më të madhe të plazheve të Europës, pohojnë se Riviera shqiptare është një motiv shumë I mirë për të ardhur në Shqipëri. Gjatë një vere evropiane, është pothuajse e pamundur të shpëtosh nga turmat, sidomos në bregdet. Kroacia, Italia, ishujt grekë, kudo është plotë me njerëz. Por, jo Shqipëria! Në krahasim me fqinjët mesdhetarë, është relativisht Shqipëria është e pashfrytëzuar nga turizmi.

Në këtë cep të Shqipërisë, ju presin disa parajsa të fshehura, me ujë blu kristal, plazhe me rërë të bardhë dhe birrë me çmim të lirë. Plazhet janë një parajsë e vërtetë. Uji është i ngrohtë, i kripur, në ngjyrë blu të thellë.

Plazhe si ai i Ksamilit, Dhërmiut dhe Borshit janë të duhurit për t’u vizituar. Në fakt, të gjitha plazhet mes Ksamilit dhe Vlorës janë shumë të bukur (në këtë zonë gjendet Riviera Shqiptare). Zakonisht ka linja autobusi midis plazheve, por mos u mundoni të gjeni një fishë oraresh online. Më mirë pyesni vendasit dhe më pas ndiqni rrjedhën. Këtu mund të bëni një nga udhëtimet më të bukura në botë, me traget… Udhëtimi dy orësh në traget, në Liqenin e Komanit, është magjik. Mund të kaloni nëpër kanale të ngushta, të rrethuara nga kodra dhe shkëmbinj të gjelbër dhe të përfundoni në një fshat të bukur, krejt të izoluar. Ka vende të trashëgimisë së UNESCO-s, kështjella të bukura dhe fortesa të lashta të shpërndara në të gjithë vendin. Butrinti me rrënojat romake që datojnë 2000 vjet më parë së bashku me Beratin dhe Gjirokastrën, të cilat gjithashtu janë vende të UNESCO-s që duhen vizituar patjetër.

Njerëzit

Çdo njeri që takoni është tejet miqësor. Edhe pse mosha e mesme dhe e rritur nuk dinë mirë anglisht, ata të orientojnë tek të rinjtë dhe fëmijët që e flasin anglishten në mënyrë të saktë. Shqiptarët të ndihmojnë dhe janë shumë mikpritës gjithashtu. Besimi është shumë i rëndësishëm për shqiptarët kështu që mund të mbështeteni tek vendasit nëse ju duhet diçka. Ata janë gjithashtu shumë bujarë! Ju ftojnë edhe në shtëpitë e tyre dhe ju trajtojnë si të ishit mbret. Pastaj edhe jeta shoqërore është shumë e pranishme dhe dinamike. Ka nje numër të madh të rinjsh, kalohet shumë kohw jashtë shtëpisë dhe lokalet e restorantet (shumë prej tyre tepwr të bukura) janë gjithmonë të mbushura me njerëz.

Paratë

Duhet të jetë në një nga 3 vendet më të mira kur bëhet fjala për përballueshmërinë. Ju kwtu mund të blini një litër verë për disa euro, ose një vakt kryesor për vetëm shumë pak euro. Nëse keni një buxhet të reduktuar, ky është vendi i përsosur për të ardhur. Nëse jo, atëherë do të jetoni si mbretër! Një shtrat në hotel mund të kushtojë 5-10 euro, bashkë me mëngjesin. Gjithashtu, një tjetër gjë e mrekullueshme është bollëku i porcionit. Le të themi që ja vlen të shpenzoni paratë tuaja. Shumë nga ushqimet që do të gjeni në restorante, më së shumti kanë përbërje organike. Ka disa pjata tipike shqiptare, që duhet t’i provoni patjetër, si qofte, salsiçe, fërgesë apo byrek. Në çdo qytet bregdetar, gjeni ushqime deti tepër të freskëta, që zakonisht kapen në mëngjes. Një nga vaktet më të zakonshme në restorante, këtu është peshku i pjekur në skarë me perime dhe patate, ose kallamar i pjekur në skarë me limon.

Në krahasim me Italinë, Greqinë, madje edhe Kroacinë, Shqipëria është e lirë sa s’ka! Një vakt i tërë në një restorant të bukur është nën 10 euro dhe në shumicën e bareve, pijet kushtojnë rreth 1 ose 2 euro.

Shqipëria është parajsë për xhepin tuaj!

Neritana Kraja