Leonard Maçi vjen nga një periudhë 13 vjeçare pranë administtrates publike, filimisht në Qendrën Kombëtare të Licencave. Në vitin 2014 kur dhe ka mbaruar masterin profesional 2 vjeçar të Bashkimit Evropian, projekti Tempus, ku dhe merr titullin “Ekspert zhvillimor për turizmin dhe mjedisin” për zonat rurale e më gjerë. Pas kësaj periudhe Leonardi në vitin 2016 drejton marketingun dhe promocionin pranë AKT(Agjencia Kombetare e Turizmit) deri në vitin 2020.

Gjatë veprimtarisë në fushën e turizmit impenjimi ka qenë i gjithë përfshirë sidomos me organizimet e panaireve ndërkombëtare të turizmit për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën gobale të kësaj industrie.

CMG :Leonard, vitet kalojnë dhe ju jeni ende?

Leonard Maçi: Nje njeri që sa herë e sheh veten dëshiron të përmirësohet. Gjithnjë e më shumë një nxënës fillestar.

CMG : Kur ju keni qenë ende fëmijë, cili ka qenë udhëtimi i parë që e mbani mend ende edhe sot?

Leonard Maçi: Dëshirën time për të udhëtuar dhe gjithë pasionin që kam për ta njohur botën i atribuohet si arritje familjes sime. Kujtoj tani që udhëtimi i parë ka qenë në Patok, Kam mbetur i mahnitur për bukurinë dhe veçantinë që ajo zonë reflekonte. Kuptohet që ka qenë ende natyrë e pastër dhe e virgjër aso kohe që mua më la mbresa të mëdha.

CMG :Me pas kuptuat që jeni natyrë eksploruese?

Leonard Maçi: Po që prej atij momenti unë e kuptova që duhet të filloja dhe të eksplproja çdo gjë që kisha mundësi.

Shkoja në Durrës, Vlorë apo Sarandë dhe shikoja pafund bregdetin.

Deri në momentin që e kuptova se turizmi nuk është vetëm për ta shijuar, por edhe për të punuar për të.

CMG: Kur e kuptuat që për turizmin duhet të punohej jo të fotografohej?

Leonard Maçi : Ka qenë një periudhë që unë isha në emigrim dhe aty kuptova se sa shumë e doja vendin tim. Nga vitet 1991-2005 unë kam qëndruar larg vendit tim. Gjëja e parë që më vinte në mend kur isha në Itali ishte t’ju tregoja atyre se sa e bukur është Shqipëria.

Tek-tuk ndonjëherë sillja me vete ndonjë mik për ta parë Shqipërinë dhe në vetvete e shikoja dhe kuptoja që ishte çështje krenarie.

Pastaj ka qenë përfshirja ime në administratën publike ku u angazhova për të bërë marketing dhe promocion në turizëm gjë që rezultoi me shume fryte. Zgjerova gjjthë njohjet e mia apo hapësirën e kontakteve dhe kuptova më tepër rreth turizmit dhe mënyrës se si duhet të funksionojë gjërat.

Pastaj turizmi është si pjesa e asaj valles që po u fute është tepër e vështirë që të dalësh, pasi ka përherë për të eksploruar.

CMG : Çfarë është turizmi me një fjali?

Leonard Maçi ; Turizmi është thesar që nuk ka mbarim!

CMG : Turizmi si përkthehet në "Ekonomi"?

Leonard Maçi: Turizmi është ekonomi sepse duke menduar që ti shkon në një vend dhe aty shpenzon absolutisht është ekonomi. Ndaj dhe duhet të përmirësohemi në turizëm. Çdo njeri mund të bëjë diçka. Mund të ndërtojë një bujtine apo mund të ndërtojë një hapësirë që tregon vlerat tradicionale.

Nuk do të thotë që turizëm është vetëm det dhe vende të njohura. Turizëm është çdo gjë që ka lidhje me handmade dhe gjera te pa ekspozuara që kanë nevojë për vëmendje.

CMG: Cilat janë pikat e forta dhe pikat e dobta të turizmit në Shqipëri?

Leonard Maçi: Një nga gjërat që duhet të përmirësohet me kohën është infrastruktura. Duhet të kemi më tepër vëmendje në ndërtimin e gjërave të reja që të krijojnë imazh të bukur. Është si puna e makinës, e cila do rrugë për të shkuar diku. Tre janë rregullat kryesore që duhet t’i ketë një vend turistik : Pastërti, mikpritje dhe siguri.

Janë shtylla që duhet të ketë çdo vend që bën turizëm të mirë. Shqipëria për hir të së vërtetës i ka të gjjtha këto dhe nuk i ka të orientuara në vende të caktuara duket sikur janë kudo.

Ndërsa pika jonë më e fortë është vendodhja jonë strategjike. Kemi shumë resurse natyrore dhe çdo gjë të bukur. Vende të pa eksploruara dhe çdo gjë tjetër. Kemi mal det lumë dhe shumë hapësira të tjera që në 3 ore je ne këto pika. Ndryshe turizmi në këto kushte cilësohet "Elitar".

CMG :A duhet të ndjekim shembuj të vendeve të zhvilluara turistike?

Leonard Maçi : Jo mendoj. Nuk kemi pse t’i ngjajmë vendeve të tjera që në fokus kanë resortet e mëdha, ne duhet të ruajmë dhe vlerësojmë traditën kjo është e rëndësishme.

Ne kemi nevojë të kemi fokusin tek gjërat që ofrojmë ne sepse këto janë pikat tona të forta.

CMG : Çfarë na mësoi pandemia në aspektin turistik?

Leonard Maçi : Pandemia në mësoi që jo çdo gjë vjen për keq.

Shqipëria u vizitua për herë të parë kaq shumë nga shqiptarët dhe kjo ishte ana me pozitive e mundshme. Kur bëhet fjalë edhe për të punuar është krijuar gjjthashtu mundësi shumë e mirë online edhe në aspektin turistik. Ndaj pandemia në këtë aspekt nuk është parë negativisht në të gjitha rastet. Shqipëria tani është fuqi e 6-të në Ballkan për zhvillimin turistik ndaj duhet të jemi të lumtur për këtë fakt.

Ne jemi portë Ballkani për në perëndim. Investimet aktuale madhore që po bëhen në Shqipëri janë mundësi shumë e mirë zhvillimi

CMG : Eja në Shqipëri sepse...

Leonard Maçi :Eja në Shqipëri sepse do të hash mirë dhe lirë.

Eja sepse do të marrësh vitaminë D nga dielli.

Eja sepse do shijosh natyrën dhe kulturën.

Eja sepse do zbulosh njerëz të bukur.

Intervistoi: Megi Latifi