Rrugët e kulturës janë rrugët që lidhen me rrugëtimin e Eneas. Komisioni Europian ditët e fundit ka miratuar rrugëtimin, i cili kalon në qytetin antik të Butrintit, ashtu siç është rrugëtimi i fenikasve, që ka pasur një mbështetje në Shqipërinë e mëparshme lidhur me kulturën si pjesë e trashëgimisë. Këto rrugëtime për arkitekturën, brigjet, e lidhur ngushtësisht me peizazhin kulturor.

Monumente kulturore (KultPlus)

Monumente kulturore (KultPlus)

Ministrja e Kulturës Elva Magariti lidhur me këtë ka theksuar se “është një hap që pozicionon Shqipërinë në rrugën e integrimit europian”. Kjo marrëveshje, sipas Margaritit është pjesë e një mozaiku më të gjerë nismash, që pritet të ketë impaktin e vet në shifrat e rritura të turizmit kulturor. Këshilli i Ministrave miratoi javën e kaluar projektligjin për marrëveshjen midis Këshillit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për rrugët kulturore. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi pas mbledhjes së qeverisë, se “ky është një tjetër hap i rëndësishëm për të pozicionuar denjësisht Shqipërinë, jo vetëm në rrugën e integrimit evropian, por mbi të gjitha si një përfaqësuese e denjë e të gjithë pjesës së trashëgimisë kulturore në Evropën e madhe”.

Ministrja u shpreh se, ky program i rrugëve kulturore, “vjen si një program për të nxitur akoma më tepër, jo vetëm njohjen midis njërit-tjetrit, midis vendeve fqinjë, por mbi të gjitha edhe për të pozicionuar Shqipërinë akoma dhe në mënyrë më solide në turizmin kulturor”.

“Rrugët e kulturës janë rrugë të cilat lidhen me rrugëtimin e Enea-s. Mjafton këtu të shohim në ditët e fundit dhe vetë KE e ka promovuar dhe njohur rrugëtimin, “Kalo në Butrintin tonë”. Ashtu siç është rrugëtimi i fenikasve ose Atrium, i cili ka pasur edhe një mbështetje në Shqipëri në vitet e mëparshme, lidhet me arkitekturën si pjesë e trashëgimisë”, u shpreh Margariti.

MInistrja e Kulturës Elva Margariti (Ora News)

MInistrja e Kulturës Elva Margariti (Ora News)

Ndër të tjera kreu i kulturës nënvizoi se nëpërmjet këtyre iniciativave, jo vetëm pozicionohet Shqipëria në hartën e madhe të iniciativave evropiane, por mund të thithen fonde nëpërmjet projekteve evropiane. Por mbi të gjitha përveç fondeve mund të shtohet numri i turistëve me fokusin kryesor në turizmin kulturor.

Ministrja ndër të tjera theksoi se ky është “ Një tjetër hap i rëndësishëm për të pozicionuar denjësisht Shqipërinë jo vetëm në rrugën e integrimit, por mbi të gjitha si një përfaqësuese e denjë e trashëgimisë kulturore në Evropën e madhe”

Sipas ministres Margariti, “kjo është pjesë e një mozaiku më të gjerë nismash, nuk është një nisëm e veçuar.”. Ajo kujtoi me këtë rast qasjen pozitive që ka pasur mbështetja nëpërmjet një reality-show holandez, i cili u zhvillua i gjithi në sitet kryesisht të turizmit kulturor në Shqipëri. Pritet që programi i rrugëve kulturore të ketë impaktin e vet në shifrat e rritura të turizmit kulturor, pavarësisht problematikave të krijuara nga pandemia.

Këtë vit Tirana është “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, që do të mbështetet dhe nga “Javët e Kulturës”. Ky eveniment do të jetë mjaft i rëndësishëm për promovimin e vendit dhe rritjen e numrit të turistëve që do ta vizitojnë atë.

Gjirokastër (TRT)

Gjirokastër (TRT)

Shqipëria pjesë e programit Rrugët Kulturore të KE-së

Më 22 nëntor 2018, ish ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro kërkoi statusin e Vëzhguesit në Marrëveshjen për Zgjerim të Pjesshëm (EPA) mbi Rrugët Kulturore të Këshillit të Europës.

Sipas Rezolutës 66 së Komitetit të Ministrave (2013) që konfirmon krijimin e EPA-s, Bordi Qeverisës i dha këtë status Shqipërisë për një periudhë njëvjeçare duke filluar nga 1 janari 2019.

EPA mbi Rrugët Kulturore ka sot 32 vende anëtare dhe 33 Rrugë Kulturore të certifikuara.

Programi i Rrugëve Kulturore filloi nga Këshilli i Europës në vitin 1987. Qëllimi i tij ishte të demonstronte, nëpërmjet një udhëtimi nëpër hapësirë dhe kohë, se si trashëgimia e vendeve dhe kulturave të ndryshme të Evropës kontribuon në një trashëgimi kulturore të përbashkët.

Rrugët Kulturore vënë në praktikë parimet themelore të Këshillit të Europës: të drejtat e njeriut, demokracia kulturore, diversiteti kulturor dhe identiteti, dialogu, shkëmbimi i ndërsjellë dhe pasurimi përgjatë kufijve dhe shekujve.

Turizmi kulturor (Koha.net)

Turizmi kulturor (Koha.net)

EPA ndihmon në forcimin e dimensionit demokratik të shkëmbimit kulturor dhe turizmit përmes përfshirjes së rrjeteve dhe shoqatave në nivel lokal, autoriteteve lokale dhe rajonale, universiteteve dhe organizatave profesionale. Ai kontribuon në ruajtjen e një trashëgimie të larmishme përmes itinerareve turistike me bazë tema dhe alternativë dhe projekteve kulturore.

EPA për Rrugët Kulturore ndjek udhëzimet e politikës së Këshillit të Evropës, vendos strategjinë e programit dhe çmimin Certifikimi i “Udhëzimit Kulturor të Këshillit të Evropës”. Është e hapur për shtetet anëtare dhe jo anëtare të Këshillit të Evropës që synojnë të ofrojnë mbështetje politike për nismat kombëtare, rajonale dhe lokale për të promovuar kulturën dhe turizmin.

Eda Merepeza