Julian Bulku ka lindur në Tiranë ku ka studiuar në Akademinë e Baletit dhe Koreografisë. Ai i vazhdoi studimet universitare në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku performoi si solist në “Shtëpinë e Operas”, që e certifikoi në metodën Vaganova.

Destinacioni tjetër i Julianit ishte Greqia, ku ai performoi te Opera Kombëtare e Greqisë. Ai kërceu me balerinët e njohur Leonidas Depian dhe Porson Khashoggi në një projekt nga Mark Morris. Në vijim të karrierës së tij Juliani punoi si koreograf dhe drejtor asistent për shfaqje muzikale, por ka realizuar dhe koreografinë për shumë muzikantë të famshëm.

Që nga viti 2006 Juliani ka patur studion e tij të kërcimit ku ai mësoi stile të ndryshme kërcimi, duke përfshirë baletin modern dhe kontemporan, xhaz, hip-hop, joga ashtanga, streçing, kapoera dhe gjimnastikë.

Në vitin 2008 koreografia e krijuar nga Julian Bulku u rendit në vendin e e tretë, duke përfaqësuar Greqinë në Eurovizion. Ndërsa një vit më pas zuri vendin e 17-të për koreografinë e grupit shqiptar në Festivalin Evropian të Këngës .

Gjatë kësaj kohe Juliani gjithashtu ka marrë pjesë në disa seminare me Alvin Ailey, Frei Faust, Milton Meyers, David Zambrano, DV8, Peter Jasco, Sayaka Akitsu dhe të tjerë. Në 2016 ai praktikoi 200 orë asana te Instituti i Jogës në Mumbai të Indisë, ku mori certifikatën “Madhyma Yoga Shiksha”. Me një pasion të posaçm për jogën Juliani ka studjuar pranë Qendrës Ndërkombëtare të Jogës “Sivananda Yoga Vedanta”, ku u nderua me titullin “Yoga Bhooshana” Julian Bulku vitet e fundit i është përkushtuar jogs dhe ka realizuar seminare teknike intensive që nga viti 2005 në Step Studio në Nju Jork .

Julian Bulku ka edhe shumë eksperienca në mësimdhënie që nga viti 1999 deri në vitin 2013. Ai është pedagog i baletit klasik, xhazit amerikan dhe komercial, hip-hop, balet kontemporan, joga dhe streçing. Nga viti 2004 e deri më sot ai punon si pedagog i baletit klasik, kontemporan, joga, flying low dhe passing through në shtete të ndryshme në Europë dhe në Indi.

Në vitet 2008-2021 ka marrë pjesë në Happiness Program dhe Silence Course, në vitet 2013-2017 ka dhënë mësim në Hatha Joga në Londër, ndërsa në vitet 2014-2017 ka punuar si pedagog joge të Compass Theatre në Londër. Në vitet 2016-2017 Julian Bulku ka qenë mësues i Asana Joga në Londër, një vit më pas në Shkurt të vitit 2018 ka dhënë mësim në “Art of Living” për stafin pedagogjik të Ballkanit. Në nëntor në vitit 2019 Juliani ka dhënë mësim në mënyrë vullnetare në bashkëpunim me Shkollën e Baletit të Tiranës për fëmijët në zonën e Thumanës, në Durrës. Gjithashtu vazhdoi të jepte mësim në mënyrë vullnetare në vitet 2019-2020 në shkollën e Baletit në Tiranë për kërcimin kontemporan (flying low, passing through), si dhe në vitin 2020 në bashkëpunim me Shkollën e Baletit të Tiranes në ambjentet e COD ka qenë pjesë e projektit “Kohë për të Kërcyer”. Viti 2021 për Julianin shënoi veprimtarinë e tij si pedagog pranë Art Center TicTac në Bruksel të Belgjikës.

Përgatiti Sava Lena