Eridion Gjetja që në moshën 18-vjeçare emigroi drejt Italisë, ku u prit nga një tjetër familje, e cila e mbështeti për të zhvilluar jetën dhe karrierën. Eksperienca e parë ka qënë në botën e hotelerisë deri në momentin që ai përfundoi shkollën e Magjistraturës në Histori dhe aktualisht po mbyll masterin për komunikim historik. Eridioni ka sjellë në jetë nje projekt, i cili evidenton ngjashmëritë mes Shqipërisë dhe Sardenjës, projekt ky mbi të cilin do të realizohet edhe në një dokumentar.

Eridion Gjetja burimi facebook 2

Eridion Gjetja burimi facebook 2

CMG: Ju punoni dhe veproni në Itali, por a e keni menduar ndonjëherë të bëni hapa pas, për t’u kthyer në Shqipëri?

Eridion Gjetja: Është e vërtetë që unë jetoj atje dhe tashmë kam shumë vite që jam vendosur të punoj dhe jetoj jashtë vendit tim, por në asnjë çast nuk e kam hequr mundësine që mund të kthehem në Shqipëri për të punuar dhe vepruar.

CMG: Si kanë qenë vitet e para në emigrim?

Eridion Gjetja: Për një 18-vjeçar përjetimi ka qënë tepër i lartë emocional, sepse nuk është aspak e lehtë që të ndahesh nga familja, por unë kam pasur edhe pak fat sepse jetoj në një familje italiane që në momentin që kam shkuar atje. Ata më pritën dhe ata janë kujdesur për mua.

CMG: Si u gjendët tek kjo familje dhe si ju priti?

Eridion Gjetja burimi facebook 1

Eridion Gjetja burimi facebook 1

Eridion Gjetja: Sfidat e para janë gjithmonë momentet kur të duket vetja i humbur dhe jashtë kontekstit të vetes. Isha mësuar ndryshe gjithë ato vite dhe çdo gjë ishte e çuditshme për mua. Madje edhe të përdorja tren ishte e çuditëshme. Familja ishte shumë e ngrohte dhe gjithashtu kishte shumë studentë të tjerë, të cilët studionin në Itali. Pra, unë nuk isha vetëm.

CMG:Cila ka qënë puna juaj e parë?

Eridion Gjetja: Eksperienca ime e parë ka nisur në fushën e hotelerisë. Kam pasur gjithmonë mbështetjen e familjes pritëse dhe më mbështetën edhe në këtë zgjedhje, por di të them që më ka shërbyer si një rrugë e re e cila u hap për mua në vijimësi .

CMG: Sa e njihni veten tuaj, a është i vështirë procesi i vetënjohjes?

Eridion Gjetja: Vazhdimisht e pyes veten se sa e njoh veten dhe ky proces mua më bën të ndihem mirë. Vetë jeta në tërësinë e saj nuk të lejon që t’ia njohësh të gjitha skutat, por nuk është e pamundur. Unë vijoj të zgjas procesin e njohes. Si një person konsiderohem me ambicie dhe dua të arrij në maja. Më pëlqen që puna të jetë kanali që të çon në rezultate të kërkuara.

Eridion Gjetja burimi facebook 3

Eridion Gjetja burimi facebook 3

CMG: A punoni ju që t’i krijoni një pasqyrë më të bukur Shqipërisë?

Eridion Gjetja: Po, në fakt e bën çdo emigrant këtë gjë dhe unë para pak kohësh ideova një program për shqiptarët. Në këtë kontekst u mundova që të gjeja cilat janë pikat që e lidhin Shqipërinë me Sardenjën në Itali dhe ka disa të tilla.

CMG: Cilat ishin këto pika?

Eridion Gjetja:Po, një veçori janë këngët polifonike të cilat janë shumë të ngjashme me ato të labërisë në Shqipëri. Ka disa pika kontakti dhe unë pata mundësi të intervistoj disa muzikologë dhe gjetën pika kontakti.

Procesi i gjakmarrjes ka qënë i ngjashëm si fenomen dhe që nuk na pasqyron as ne siç duhet tek vendet e botës, por në Sardenjë kuptohej sepse parktikohej dikur.

CMG: A do të vazhdojë fusha kërkimore për të gjetur të përbashkëtat mes dy vendeve?

Eridion Gjetja: Po, do më pëlqente të vazhdonte kjo ide. Jam duke punuar për një dokumentar, sepse publiku e do këtë gjë.

Tek portali pati një numër të lartë dëgjuesish dhe dhanë impaktin e tyre.

CMG: Duke qënë që ju keni përfunduar magjistraturën për histori në Itali, çfarë ju ka mësuar kjo degë?

Eridion Gjetja:Aktualisht jam duke përfunduar dhe një master të dytë për komunikimin e historisë. Vetë jam tepër i dhënë pas historisë dhe e shoh si një degë të mirë për të përftuar dije. Mbaj mend që në gjimnaz unë isha ndër të vetmit që e adhuroja historinë dhe kjo ka qënë arsyeja që nuk e zgjata për ta lënë në gjysmë. E vazhdova dhe ja ku jam sot.

Eridion Gjetja burimi facebook 4

Eridion Gjetja burimi facebook 4

CMG: Ndër vite në studimet tuaja, cilat janë faktet që ju sjellin më tepër kuriozitet?

Eridion Gjetja: Ka plot fakte që janë të lidhura me Shqipërinë. Italia e ka parë Shqipërinë si një vend që ka dashur ta marrë nën nënshtrimin e vet, sepse ashtu do të kontrollonte Adriatikun dhe ajo që më bën përshtypje janë bisedimet ndër vite. Përshembull ndërmjet diplomatëve kishte diskutime interesante dhe me vlerë kombëtare, të cilat mua më pëlqen që t’i marr në konsideratë. Momenti më i njohur nga e gjithë bota është historia e Skënderbeut, një pjesë e lavdishme që ju bë mburojë gjithë Europës .

CMG: Një shqiptar që studion histori në Itali. A ka një ndjesi refuzimi kur tentoni të bashkëpunoni?

Eridion Gjetja: E vërteta ëshë që si emigrant kurrë nuk e kam ndier presionin që të më largojnë, por përkundrazi janë treguar shumë bashkëpunues. Në këtë moment që flasim bashkë jam ende në fazën e ideve, por në vijim do të kem bashkëpunime të gjata.

CMG: Cili është mesazhi që u jepni të rinjve, që zgjedhin të studiojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë?

Eridion Gjetja: Studioni, punoni dhe mos hiqni dorën kurrë nga ëndrrat!

Intervistoi: Megi Latifi