Gjatë viteve të fundit vihet re një tendencë për të reklamuar sa më shumë nga bukuritë natyrore të vendit tonë, si atraksione turistike për të tëhequr turistët, po edhe si ndarje e eksperiencave personale, përmes aventurierëve të natyrës, blogerve dhe ekspertëve të udhëtimit, apo fotografëve profesionistë.

Fatjon Plaku (foto Facebook)

Fatjon Plaku (foto Facebook)

Fatjon Plaku është një alpinist, udhëtar dhe fotograf, që prej vitesh e ushtron pasionin e tij. Në fund të vitit që lamë pas, ai ka publikuar një album të dytë me fotografi nga vendet të ndyshme turistike nëpër Shqipëri, duke na dhuruar një tjetër botim reklamues të vendit tonë si destinacion. Albumin e parë me fotografi, Plaku e kishte hedhur kohë më parë në treg dhe ky botimi, ishte pritur me shumë interes. I dyti erdhi, me titullin Homeland 2. Në këtë botim riviera shqiptare, alpet dhe mjaft bukuri që ofron Shqipëria janë paraqitur me shumë bukuri dhe tërheqje për syrin.

“Pa asnjë diskutim, albumi i dytë është një vazhdimësi i të parit, është puna ime që eksploroj të gjithë Shqipërinë. Janë vendet më të bukura, duke përfshirë malet më të larta, nga Alpet deri në Jug. Pastaj kam trashëgimi kulturore që përfshijnë që nga parqet arkeologjike deri tek parqet natyrore dhe kulturore dhe më pas vijnë kanionet, me të gjithë ishujt në Shqipëri dhe pastaj zbres me ujërat, me liqenet, me plazhet më të virgjëra që ka Shqipëria”, komenton Plaku.

Albumi Homeland( foto adrion)

Albumi Homeland( foto adrion)

I apasionuar pas bukurisë së natyrës ai nuk nguron të vendosë objektiv në çdo detaj të paprekur nga dora e njeriut si një resurs për tu shfrytëzuar jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj. Plaku ka një eksperiencë të katër kontinenteve, ai ka ngjitur majat më të larta në secilën prej tyre. Megjithatë nënvizion se miti i bukurive shqiptare si bukuri të vecanta, nisur nga krahasimet mes tyre, qëndron.

“Është shumë e vërtetë që turistët që vijnë në Shqipëri habiten me bukuritë tona. Dhe jo vetëm me malet, por edhe me kanionet, me plazhet e virgjëra që kemi. Përshëmbull kalimi me traget Koman Fierzë, për disa revista prestigjoze të udhëtimit, është një nga kalimet më të bukura, të krahasueshme me Fjordet norvegjeze. Po kështu kalimi Valbonë Theth është një nga kalimet më të bukura dhe I përshtatshëm për të gjithë, prindër e fëmijë. Jemi një vend kaq I vogël dhe kemi larmi kaq të madhe. Larmia e bën dallimin. Plus që është edhe një natyrë e paprekur”, komenton Fation Plaku.

Albumi Homeland 2 ( foto adrion)

Albumi Homeland 2 ( foto adrion)

Nuk ka asnjë moment udhëtimi që ai të mos e fiksojë përmes fotografisë, madje edhe ta bëjë publike përmes rrjeteve sociale. Fatjon Plaku, pohon se pamjet që përjeton nëpër male si eksplorues janë unike, ndaj i bën publike në rrjetet sociale, në mënyrë që të stimulojë të rinjtë të lënë kafenetë dhe të dalin të sodisin, të argëtohen dhe të eksplorojnë natyrën e mrekullueshme të vendit tonë. Ky album me fotografi është një guidë për të gjithë turistët që mund të tregojnë akoma më shumë interes për të vizituar Shqipërinë. Fotografi Fation Plaku është njëri ndër njerëzit që e njeh më mirë territorin shqiptar, të cilin e ka shkelur pothuajse në çdo pëllëmbë. Bukuria befasuese e vendit tonë vjen me ngjyra në objektivin e Fationit, i cili sjell disa imazhe të natyrës shqiptare, të cilat të lënë pa frymë. Por përveç fotove risitë e këtij botimi të dytë janë edhe vendndodhjet apo edhe videot që mund të hapen nëpërmjet skanimit.

Neritana Kraja