Bertan Asllani është këngëtar dhe autor këngësh nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, ku ka kryer studimet e mesme. Ai gjithmonë ka dashur të bëhej këngëtar, tekstshkrues dhe producent, ëndrra nga të cilat nuk hoqi kurrë dorë.

Albumi muzikor Akoma të du (Tekste shqip)

Albumi muzikor Akoma të du (Tekste shqip)

Kur ishte 11 vjeç Bertani këndoi për herë të parë me një grup turk në vitin 1996. Më vonë ai mori pjesë në festivalet e këngës për fëmijë, ku fitoi çmimet e para në vitet 1999 dhe 2000. Madje Betrani ka shfaqur që i vogël talentin si prezantues, duke u aktivizuar në programe për fëmijë në radion “Super FM“. Ai ka përfaqësuar Maqedoninë në një mini festival ballkanik zhvilluar në Ankara të Turqisë.

Bertan Asllani (foto google)

Bertan Asllani (foto google)

Bertan Asllani filloi shumë herët të luante në piano dhe në kitarë që janë dy prej instrumenteve të tij të zemrës. Pas realizimit të këngëve në gjuhën turke më parë, kënga “Akoma të du” është hiti me të cilin njihet më së shumti në skenën shqiptare. Ai ka fituar çmimin “Këngëtari më i talentuar“ në Ansamblin Turk në Maqedoni, duke arritur suksesin për një periudhë kohore të shkurtër.

Bertan Asllani adoleshent (Last FM)

Bertan Asllani adoleshent (Last FM)

Albumi i tij i parë ishte “Akoma të du” me të cilin Bertani fitoi çmimin “Albumi më i mirë“ në “Zhurma Show Avvards“, ndërkohë në vitin 2005 publikoi klipin e tij të parë me këngën “Ilaç nuk gjej“.Në prill 2005, Bertan Asllani mori pjesë në Top Fest 2 me këngën "Akoma Të Du", ku fitoj çmimin e DigitAlb. Kujtojmë se Bertan Asllani ka shumë pjesëmarrje në festivalet në Shqipëri si në “Kënga Magjike”,”Top Fest”, “Mikrofoni i artë” dhe “Netët e Klipit Shqiptar “ ku ka fituar çmimin “Klipi më i mirë“.Në vitin 2007, Bertani publikoi videoklipin "Zemër", që ishte pjesë e albumit të dytë “Besa besë“.

bertan-asllani me seriali turk foto google

bertan-asllani me seriali turk foto google

Bertan Asllani nuk shquhet vetëm në muzikë, sepse vitet e fundit ka shfaqur talentin e tij edhe në aktrim. Ai ka qenë pjesë e serialit më të ri turk “Pisyedili”, në serialin tjetër turk “Sulejmani i Madhërishëm”, që është shfaqur edhe në ekranet shqiptare. Bertani ka arritur shumë sukses duke qenë prezent edhe në disa prej festivaleve prestigjioze në Turqi. Ai prej vitesh e ka krijuar jetën e tij në Turqi ku vazhdon të merret kryesisht me aktrimin. Në vitin 2016 ai filloi të shfaqet në serialin "Göç Zamanı", që në shqip është "Koha e migrimit".

Përgatiti Sava Lena