Eritan Kamolli në profesion violinist, prej 23 vitesh punon në qendrën kulturore "Lasgush Poradeci" në qytetin e Pogradecit, të cilën e drejton prej disa vitesh.

CMG : Eritan, si ka qenë e gjithë kjo periudhë pandemie në Pogradec, kur bëhet fjalë për organizime eventesh kulturore?

Eritan Kamolli : Nuk ka qenë e lehtë. Situata e pandemisë dhe masat anti covid na kanë kushtëzuar sidomos ne artistëve. Megjithatë ne ja kemi dalë që t’i organizojmë të gjjtha aktivitetet sipas kalendarit që mos të mungojë asnjëra prej tyre. Ndërtimi i një ambienti të ri të jashtëm në qytetin e Pogradecit ka bërë që këto evente të jenë më të lehta për t’u sjellë dhe për t’u realizuar.

CMG : Pse duhet ta vizatojmë Pogradecin?

Eritan Kamolli: Pogradeci ka shumë arsye pse duhet ta vizitojmë, ka absolutisht shumë. Është një qytet i qetë dhe cilësohet si qyteti i katër stinëve. Mbrëmjet verore janë më të bukurat me ditë më të ngrohta dhe netë më të freskëta. Ndërsa njerëzit janë ata të cilët e bëjnë këtë qytet edhe më të bukur me sjelljen e tyre të butë.

Gatimi një aspekt tjetër sidomos kur bëhet fjalë për peshkun, i cili ka të ngjarë të jetë lider.

CMG: Çfarë ju lidh kaq ngushtë me Pogradecin?

Eritan Kamolli: Me këtë qytet mua më lidh gjithçka. Liqeni, qyteti, origjina, mbi të gjitha familja. Një aspekt shumë i rëndësishëm në jetën time është edhe profesioni, kështu që mua me këtë qytet më lidh edhe puna. Dua ta përmbledh sepse më lidhin shumë gjëra dhe mjafton të them gjjthçka!

CMG : 2021 sa produktiv ka qenë?

Eritan Kamolli: Duke parë që po jetojmë në pandemi absolutisht që duket që është një vit tepër i vështirë, por për rrjedhjen e aktiviteteve nuk është kështu. Ne kemi organizuar dhe i kemi krijuar qytetit një pamje më të bukur.

Kemi çelur sezonin veror një nga traditat e kahershme që e bën qytetin të gjallërohet. E gjithë kjo festë shoqërohet me muzikë edhe hare. Ndërsa një ditë tjetër e veçantë është edhe "Dita e liqenit", "Promovimi i Tushemishtit", "Mokra në Fest" etj. Këto festa dhe shumë të tjera i dhanë shkëlqim vitit 2021 dhe pse në kushte të vështira pune arritëm që t’i realizonim.

CMG :Çfarë na rezervon ky vit i ri?

Eritan Kamolli: Të gjjtha ato që sapo përmenda do të jenë eventet e këtij viti gjithashtu, por ndër të tjera ne kemi menduar që këtë vit t’u dedikojmë edhe dy evente dy njerëzve të rëndësishëm të letrave shqipe,

Mitrush Kuteli dhe Lasgush Poradeci. Gjithashtu një tjetër event do të jetë një festival i quajtur "Vallja e yjeve" me muzikë klasike.

Të dyja keto evente do t’i bashkohen traditës së qytetit

CMG : A ka kosto të udhëtosh në Pogradec?

Eritan Kamolli : Jo dhe mendoj e besoj se ka çmime tepër konkurruese. Pogradeci është nga ato vende që i gjen të gjjtha dhe këto të fundit nuk i gjen me çmime të larta.

Kjo ndoshta është edhe arsyeja pse Pogradeci është një vend tepër i frekuentuar.

CMG : Çfarë do të bënte një turist nëse mbërrinte sot në Pogradec?

Eritan Kamolli : Do ta niste menjëherë me një shëtitje nga Pedonalja e qytetit. Tashmë është kthyer në një traditë kjo shëtitore. Fshati i bukur i Tushemishtit është kthyer në një epiqender. Driloni gjithashtu është një atraksion, apo fshati i bukur i Linit E gjjthë zona e Mokres shërben për turizëm. Janë të gjitha këto zona turistike që një turist mund të zgjedhë në Pogradec.

CMG : Si e shihni pas 10 vitesh qytetin e Pogradecit?

Eritan Kamolli : E shoh të zhvilluar dhe me kapacitet të lartë zhvillimi.

Duke u bazuar në atë që shoh e kuptoj që do të jetë një qytet më i mire për të pushuar dhe për tu argëtuar.

CMG : Të rinjtë dhe Pogradeci. Çfarë marrin ata në këtë qytet?

Eritan Kamolli : Që një i ri të ndihet mirë aty ku jeton duhet të marrë mirësi dhe mbështetje. Unë mendoj që qytetarët e Pogradecit i japin dhe marrin këto virtyte dhe kaq mjafton për të bërë gjëra më të bukura.

CMG : Qendra kulturore "Lasgush Poradeci" çfarë objektivash ka?

Eritan Kamolli : Qendra ofron një sërë aktivitetesh dhe mundësish për të rinjtë. Duke filluar që nga hapësirat që kanë për të ndjekur kurse të ndryshme dhe për të qenë prezent të sesione të gjata informimi. Jemi të gjithë ne profesorët e ndryshëm të instrumenteve apo zhanreve të tjera.

Dyert e saj janë të hapura dhe presin çdo ide që ka lidhje me kulturën.

Intervistoi Megi Latifi