Besa Kokëdhima është këngëtare dhe autore e njohur këngësh. Ajo që e vogël ka kënduar në shkollë, ku ka marr pjesë në evente të ndryshme artistike. Në moshën 13 vjeçare, Besa u shfaq publikisht për herë të parë në Radio Televizionin Shqiptar. Sipas Besës dhe prindërve të saj, ata nuk dëshëronin që Besa të ndiqte karrierën muzikore, sidoqoftë, ajo falë talentit ndoqi ëndrrën e saj, duke ndjekur mësime për piano. Në moshën 15 vjeçare ajo u largua në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar shkollën e mesme.

Besa dje dhe sot (Dritare.net)

Besa dje dhe sot (Dritare.net)

Në janar të vitit 2003, “Besa & Produkt 28” morën pjesë në festivalin “Mikrofoni i Artë” ku fituan Çmimin e Madh me këngën "Më Beso". Kënga u shkrua nga producenti i njohur Florian Mumajesi dhe rezultoi një sukses dhe i siguroi Besës më shumë njohje në publik. Në moshën 19 vjeçare, ajo u rikthye në Shqipëri dhe filloi të punonte për albumin e saj. Në shtator të vitit 2005, Besa mori pjesë në “Mikrofoni i Artë” me këngën "Zonja Dhe Zotërinj" dhe karriera e saj nisi rrugën profesionale. Më 29 korrik 2006, Besa publikoi albumin debutues me titull "Besa", i cili rezultoi me shitje të mëdha për shkak të hiteve të asaj kohe si; "Zonja dhe Zotërinj", "Mëngjesi im je ti", "Lëshoje hapin" etj. Ajo u zgjodh të përfaqësonte Shqipërinë në “MTV Exit Concert”. Në maj 2007, Besa merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Unik", ku fitoi çmimin “Best Pop & Rock”.

Besa (Sot)

Besa (Sot)

Në vitin 2009 Besa provoi të përfaqësonte Rumaninë në Festivalin Europian të Këngës me këngën në gjuhën angleze "Nothing Gonna Change" ku arriti në gjysmë-finale. Ajo fitoi çmimin "Performanca më e mirë" për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Ohrit, një festival i muzikës ndërkombëtar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku Besa përfaqësoi Shqipërinë me këngën "Versus", një këngë e rrymës rrok. Në shtator 2013, ajo u ftua të përfaqësonte Shqipërinë në "Türkçe Vizyon 2013", Festivali i Muzikës Turke, ku performoi në një interpretim live të këngës "Gül Pembe", një nga hitet më personifikuese të artistit të mirënjohur turk me origjinë shqiptare Barış Manço.

Besa (Foto nga Instagrami)

Besa (Foto nga Instagrami)

Në vitin 2014, këngëtarja Besa me një karrierë të pasur artistike realizoi albumin "Ti je festa ime", edicioni i dytë i Albumit të Festave, ndërsa albumi i parë i festave ishte publikuar nga artistja në dhjetor të vitit 2013. Ky album ishte një nga projektet më të mirëpritura të vitit. Besa konsiderohet gjithashtu si artistja e parë në Ballkan, e cila ka bërë një traditë të albumeve të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në gjuhën shqipe. Albumi përmban gjithashtu covera të këngëve klasike të Krishtlindjes në gjuhën shqipe. Menjëherë pas albumit ajo realizoi videoklipin e këngës "Krishtlindje të bardha".

Besa fëmijë (Zëri)

Besa fëmijë (Zëri)

Edhe pse me një sukses në muzikë ajo ndoqi studimet e larta në degën “Administrim biznesi”. Për ndjekësit në rrjetet sociale Besa ka theksuar se këtë vit është 7 vjetori i albumit të dytë të Festave, e ndoshta një edicion i tretë po përgatitet.

Përgatiti Sava Lena