Një varrezë e lashtë në fshatin Jiangcun të qytetit Xian të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore./CMG

Një varrezë e lashtë në fshatin Jiangcun të qytetit Xian të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore./CMG

Një varrezë e zbuluar në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore u konfirmua se i përket perandorit Wen të dinastisë Han (vitet 202 para erës sonë - 220 erës sonë), shpalli ditët e fundit Administrata Kombëtare e Trashëgimive Kulturore e Kinës (NCHA).

Sipas NCHA-së, arkeologët nisën gërmimin dhe hetimin sistematik në mauzoleun në fshatin Jiangcun të qytetit të lashtë Xian që nga viti 2016. Nga kërkimet e fundit zbulohet se varreza i përket perandorit Wen, të njohur edhe me emrin Liu Heng, një perandor shumë i famshëm në historinë kineze, që ishte në pushtet në periudhën e viteve 180 deri 157 para erës sonë gjatë dinastisë Han Perëndimore.

Varreza në fshatin Jiangcun nuk është shumë e dukshme dhe është vështirë të shihet nga toka ose nga ajri me dron. Atëherë, si u zbulua kjo varrezë? Në fakt, ajo ngjalli vëmendjen e arkeologëve për shkak të një rasti të grabitjes së varreve shumë vjet më parë.

Në vitin 2002, një ankand në ShBA i nxori gjurmët e varrezës së fshatit Jiangcun për herë të parë përpara arkeologëve kinezë. Asokohe, gjashtë figura terrakote të dinastisë Han Perëndimore, të cilat u vodhën nga varreza, u përfshinë në listën e ankandit të Agjencisë “Sotheby’s” dhe do të futeshin për ankand. Qeveria kineze paraqiti menjëherë protestë nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Pas shumë përpjekjeve, gjashtë figurat prej terrakote u kthyen në Xian në vitin 2003. N


jë hetim mbi origjinën e gjashtë thesareve zbuloi se grabitësit i kishin nxjerrë ato nga varreza Jiangcun. Më vonë, arkeologët nisën një studim në këtë varrezë.

Në bazë të eksplorimit të mëtejshëm arkeologjik, gjatësia e përgjithshme e tunelit nga lindja në perëndim të varrezës Jiangcun u zbulua se ishte 250 metra, që i përket nivelit më të lartë nga aspekti i strukturës së varrosjes, duke e kaluar përmasën e varrezave të princeshës dhe madje edhe të princit.

figura prej terrakote në varrezën Jiangcun/ VCG

Figura prej terrakote në varrezën Jiangcun/ VCG

Varri është 72 metra i gjatë dhe 30 metra i thellë. Afro 110 gropa u zbuluan përreth tij, me mbi 1500 relikte, përfshirë objekte qeramike, enë ari, argjendi, bronzi dhe hekuri, të zbuluar në tetë nga gropat.

Ndërkohë, edhe anëtarë të tjerë të familjes perandorake janë varrosur pranë. Afro 800 metra në verilindje të mauzoleut, është varri i perandoreshës Dou, e shoqja e perandorit Wen, ndërsa perandoresha Bo, nëna e perandorit, është varrosur 2000 metra larg në jugperëndim.

Konfirmimi i vendndodhjes së varrezës së perandorit Wen jep të dhëna të rëndësishme mbi 11 varrezat perandorake të ndërtuara gjatë dinastisë Han Perëndimore, si dhe sistemin e varrezës perandorake në Kinën e lashtë, tha NCHA.

Sende ari të nxjerra nga varreza Jiangcun/ VCG

Ndërkohë, shumë sende ari dhe argjendi të nxjerra nga varreza, me forma shumë elegante dhe me mjeshtëri të ndërlikuar punimi, nuk janë në stilin tipik të kombësisë hane, por janë të ngjashme me stilin e zbukurimit të fiseve nomade të stepave në veri të Kinës. Arkeologët analizojnë se këto objekte janë dëshmi të drejtpërdrejta të shkëmbimeve e integrimit të kulturës bujqësore të kombësisë hane me kulturën e nomadëve nga stepat gjatë dinastisë Han dhe vërtetojnë edhe prirjen e zhvillimit të historisë së qytetërimit kinez nga “larmia” në “integrim”. (Wang Lei)

Kuaj prej terrakore të nxjerrë nga varreza Jiangcun/ VCG

Kuaj prej terrakore të nxjerrë nga varreza Jiangcun/ VCG