Ka shumë mënyra për të festuar Krishtlindjen. Të qëndroni në shtëpi, apo të niseni me pushime. Cilëndo prej tyre të zgjidhni, është shumë bukur, por nëse zgjidhni një libër, ju sigurojmë që keni bërë një zgjedhje vërtet të mirë. Libri është një mundësi shumë e mirë për ju, por edhe miqtë a familjarët e tuaj, si dhuratë për Krishtlindje.

Librat dhurate pe krishtlindje- foto bukinist.al

Librat dhurate pe krishtlindje- foto bukinist.al

Festat e fundvitit nuk kanë kuptim pa dhuratë. Dhe librat janë dhurata të mrekullueshme, sepse ke mundësi të zgjedhësh në bazë të preferencave të personave që dëshiron t’ua dhurosh. Mashkull ose femër, i ri ose i moshuar, të gjithë e vlerësojnë një libër të mirë.

Kur vjen momenti për të gjetur një libër të mirë për ta dhuruar me rastin e festave të fundvitit, zgjedhja mund të mos jetë aq lehtë sa mendohet, por me listën tonë të mëposhtme shpresojmë t’ju vijmë në ndihmë.

Për rubrikën tonë, sot në prag të Krishtlindjes, ne kemi zgjedhur tre libra që tjua propozojmë.

Te mos festosh krishtlindjen - shtepia e librit.com

Te mos festosh krishtlindjen - shtepia e librit.com

Të mos festosh Krishtlindjet

Mendoni si mund të jetë një vit pa Krishtlindje: pa dyqanet plot me njerëz, pa festën e mërzitshme, pa tortat me fruta dhe dhuratat e padëshiruara. Pikërisht këtë kishin ndër mend Luter dhe Nora Kranku kur vendosën që të paktën një herë të vetme t'i shmangnin të gjitha këto.

Shtëpia e tyre në Hemlok do të ishte e vetmja pa Plakun e Krishtlindjeve në çati; nuk do të organizonin festën e tyre të përvitshme, madje nuk do të blinin as pemën e Krishtlindjeve. Nuk do të kishin nevojë për një të tillë, pasi më 25 dhjetor ata do të nisnin lundrimin nëpër Karaibe. Por, siç e zbulon edhe vetë ky çift i çuditshëm, të mos festosh Krishtlindjen do të thotë të kesh pasoja jo të vogla. Një përrallë klasike për kohët moderne, "Të mos festosh Krishtlindjet" sjell një këndvështrim gazmor të gjullurdisë dhe emocioneve që gjithmonë bëhen pjesë e kësaj feste tradicionale. Prandaj, ky libër e ka lexuesin në fundviti më shumë se asnjëherë tjetër... Libri është shkruar nga John Grishman dhe botuar nga shtëpia botuese Dudaj.

Solstici dimeror

Solstici dimeror

Solstici dimëror

A është ndonjëherë shumë vonë për të dashuruar? Këtë pyetje shtron në roman autorja e njohur britanike.

Një grup, jo i zakonshëm njerëzish, e gjejnë veten e tyre rastësisht të përplasur në një shtëpi skoceze, në dhjetor. Secili prej tyre mbart me vete një brengë të së shkuarës, që duket se do ta prishë muajin festiv. Por ngrohtësia e miqve dhe zjarret e ndezura i zbusin edhe zemrat më të ftohta dhe, ndërsa kambanat bien për meshën e mesnatës duke tingëlluar fort, Krishtlindjet bëhen edhe më magjike. “Magjia e ngrohtë e Rosamunde Pilcher-it është magjepsëse dhe tërësisht bindëse.”, shkruan me konsideratë për librin Daily Mail, ndërkohë Daily Express e ka cilësuar autoren si “Romancierja më e vlerësuar britanike.” “Forca e Pilcher-it është se ajo di se çfarë mund të bëjë dhe shkruan për gjërat që i njeh. Ajo ka një mënyrë të trokituri të lehtë në jetën emocionale të lexuesve të saj duke i bërë ata të kujdesen për personazhet e saj si për veten e tyre”, shkruan Sanday Times.

Premtimi i krishtlindjes - foto- Living.al

Premtimi i krishtlindjes - foto- Living.al

Tre romane magjike të Krishtlindjeve

Tashmë, festat e Krishtlindjes janë më të bukura kur kemi edhe romane për ditë të tilla magjike. Richard Paul Evans është një nga shkrimtaret më të suksesshëm në SHBA dhe në të gjithë botën për romanet e Krishtlindjes. Edhe kjo seri fantastike me 3 libra vjen si dhuratë për ju në festat e fundvitit.

Seria me tre libra përmban:

“Premtimi i Krishtlindjes”, është një histori dashurie! Elisa Dutoni i friket përjetimit të festave të fundvitit. Para tri vitesh, mësoi se i shoqi e tradhtonte me shoqen e saj të ngushtë. Pas divorcit, ajo mbeti e vetme, trokë dhe e mbushur me pasiguri për jetën. Një ditë nëntori, i afrohet një i panjohur. Në të vërtetë, jo edhe aq i panjohur, sepse ajo e kishte parë edhe më herët në godinën ku punonte, por nuk ishin takuar asnjëherë. Ai i bën Elisës një propozim: për tetë javët në vijim - deri në vigjiljen e Krishtlindjes - ata duhet të shtiren sikur janë çift.

“Streha e Krishtlindjes”, është libri i dytë i koleksionit. Libri tregon se ashtu si letërsia, edhe marrëdhëniet njerëzore duhen jetuar me pasion dhe ndjeshmëri, që të jenë të suksesshme e jetëgjata.

Ndërsa “Sekreti i Krishtlindjes”nga Richard Paul Evans, është vazhdim i fundit i serisë me dy vëllime të tjera “Premtimi i Krishtlindjes” dhe “Streha e Krishtlindjes”.

Neritana Kraja