Qyteti i Korçës është shndërruar përgjatë viteve të fundit në destinacionin e preferuar për të kaluar festën e Krishtlindjes. Ndonëse në qytet dhe rrethina janë të shumta hotelet dhe bujtinat që ofrojnë akomodim për vizitorët, aktualisht nuk ka as edhe një dhomë të lirë në qytetin juglindor, as edhe në fshatin e Dardhës apo Voskopojës, që janë pushtuar, prej turistëve nga Shqipëria dhe jo vetëm.

Pse të shkoni?

Në rubrikën tonë do të tregojmë pse çfarë të bëni në Korçë për Krishtlindje. Korça është e bukur në çdo stinë, por askund nuk ka Krishtlindje si në Korçë. Besimtarë dhe ruajtës fanatikë të traditës, korçarët janë të vetmit që zotërojnë më mirë se kushdo shpirtin e festës së Krishtlindjeve.

Korca ne feste - foto kultplus.a

Korca ne feste - foto kultplus.al

Në gjysmën e dytë të muajit dhjetor, Korça nis e stoliset. Përveç lindjes së Krishtit, në të njëjtën kohë ajo pret mjaft adhurues të festës. Qytetarët kanë një aftësi të rrallë: ata dinë të festojnë më së miri të gjithë bashkë! Një traditë e hershme kjo. Po të jeni aty, do të shikoni me sytë tuaj se që prej datës 19 dhjetor, qyteti mbushet me turistë, të cilët kanë vendosur të kalojnë në këtë qytet pushimet e dimrit. Dyqanet zgjasin oraret e punës dhe fillon panairi i Krishtlindjeve.

Aktivitetet që mund të bëni

Shkoni në parkun kryesor të qytetit. Që prej viteve 20-të të shekullit të kaluar, atje zhvillohet panairi i poçerisë, një traditë e kthyer sërish. E ku ka më mirë se kur tradita mbizotëron në ditët kur ka më shumë turistë! Panairi qëndron i hapur në gjithë javën e festës.

Por duhet ta dini se edhe dhuratat e Krishtlindjeve mund t`i blini në një tjetër panair ngjitur me të parin. Aty ka sende, ornamente dhe detaje festive, me të cilat korçarët zbukurojnë shtëpitë, ndërsa turistët i marrin si kujtim. Dhurata shumëngjyrëshe do të ecin përpara syve tuaj, ndërsa ecni mes bankarelave të stolisura.

Korca ne feste - Foto facebook nga Global Tours Albania

Korca ne feste - Foto facebook nga Global Tours Albania

Krishtlindjet në Korçë janë të bukura sidomos për fëmijët. Kështu që nëse jeni në dilemë, mos hezitoni por nisuni me fëmijët tuaj. Askund përveçse në Korçë, ju nuk do mund të shikoni dhjetra babagjyshë të shpërndarë nëpër rrugë. Bashkia e qytetit vendos babagjyshë çdo vit, përgjatë gjithë javës së festës, në rrugë e rrugica. Ngado që të shkoni, një babagjysh do të jetë I pranishëm për t’ju përshëndetur. Me zilka në dorë dhe kostum të kuq, babagjyshët do të shpërndajnë dhurata për fëmijët dhe ju do të mund të bëni foto kujtimi me ta.

Katedralja

Përpara Katedrales njerëzit zakonisht e gdhijnë deri në mëngjes. Sivjet, për shkak të pandemisë mundësitë janë më të kufizuara, por gjithsesi deri në orët e lejuara, mund të bëheni pjesë e argëtimit. Koncerte e grupe të ndryshme artistike performojnë në rrugë. Besimtarët e devotshëm shkojnë në kishën më të madhe të qytetit, ndërsa mjaft të tjerë do të adhurojnë festën në shesh.

Krishtlindje ne Korce - foto Gazeta Dita

Krishtlindje ne Korce - foto Gazeta Dita

Ku të festoni

Nëse keni familjarë në Korçë dhe keni fatin t’I bashkoheni një tryeze festive është gjëja më e bukur. Por, një mënyrë shumë e bukur është të kaloni Krishtlindjet, përveçse në hotele, në një mënyrë tjetër më të afërt. Atë e ofrojnë bujtinat. Bëni kujdes të rezervoni paraprakisht në kohë, pasi hotelet dhe bujtinat janë plot, ndërsa atmosfera festive ndjehet në çdo zonë të qytetit. Prenotimet zakonisht mbyllen që në tetor dhe nëse e lini për në fund, është vështirë të gjesh më vende për t’u akomoduar.

Ndër vendet më të mira për të festuar, ne romandojmë Tavernën Vasili, ku mund të kaloni një festë fantastike me ushqim të mrekullueshëm, ushqime të veçanta dhe mikpritje të mrekullueshme. Asgjë nuk ju bën të mos mendoni se jeni në shtëpitë tuaj. Gjithashtu si zgjedhje për një mbrëmje festive, rekomandojmë Vila Cofiel, një ndër restorantet më argëtuese në Korçë gjatë gjithë vitit e mbi të gjitha për të kaluar Krishtlindjet. Aty do të gjeni muzikë live, karaoke, këngë dhe kërcime pa fund, ushqim të mirë dhe mbi të gjitha një atmosferë tipike korçare me shumë dashuri me fjalë të ëmbla.

Life Gallery Restaurant është një tjetër mundësi për tu stacionuar. E vendosur në qendër të Korcës, Life Galeri ofron një mundësi shumë të mirë për të fjetur dhe për të kaluar natën festive. Konsiderohet si një hotel i klasit të parë dhe nëse bëhet zgjedhja juaj, nuk do të zhgënjeheni.

Mikpritje e vecante ne Korce - foto ATSH

Mikpritje e vecante ne Korce - foto ATSH

Por nëse doni një hotel vërtet të veçantë, ku ta ndjeni veten si në një pikturë të vjetër, klasike, sharmante dhe elegante, të denjë për Korçën e bukur, atëherë zgjidhni Gallery Hotel. Pamja që ofron është e jashtëzakonshme, pasi nga fasada e qelqtë e dhomave shpalos pamjen e Katedrales së madhe, në të cilën zhvillohet edhe ceromia kryesore.

Eshtë e kotë të ndalojmë tek shija e veçantë e ushqimit të Korçë e cila ka një traditë kulinarie të përsosur. Vera e mirë dhe serenatat bëhen protagoniste të festës, ndërsa atmosfera përfshin të gjithë të ftuarit në festës.

Tradita, kulinaria, por edhe aktivitetet kulture janë një tjetër arsye, pse shqiptarët gjithmonë e më shumë po zgjedhin Korçën për festat.

Neritana Kraja