Aktori Anxhelo Shkreli (facebook )

Aktori Anxhelo Shkreli (facebook )

Anxhelo Shkreli ka përfunduar studimet e larta në degën e aktrimit. Ai punon si moderator pranë Radio Televizionit publik Shqiptar, por dhe si aktor freelance në momentin që ka shfaqje ai është gjithnjë i pranishëm.

Aktualisht Anxhelo po përgatit dy shfaqje teatrale për fëmijë me rastin e Krishtlindjeve.

CMG: Kujtimet më të bukura të zemrës sjellë nga fëmijëria. Meqenëse jemi në atmosferë festash, cila është dhurata që ke marrë në fëmijëri dhe mbetet ende si kujtim sot?

Anxhelo Shkreli: Më vijnë në mendje shumë kujtime dhe shumë momente, të cilat më kanë mbushur plot. Ka qenë një kompjuter të cilin unë e kam dashur shumë dhe duke qenë që harxhoja shumë kohë jashtë, prindërit menduan të më mblidhnin në shtëpi dhe e kujtoj me mall atë periudhë.

CMG: Cila është sfida më e madhe që mund të kesh pasur në jetë?

Anxhelo Shkreli: Ti mbushja mendjen prindërve të mi për të vazhduar Akademinë e Artit. Ata nuk më kanë mbështetur sepse kanë pasur atë paragjykimin që është një profesion që paguhet shumë pak.

Më pas kur ata zbuluan tek unë pasionin që kisha për këtë profesion arritën të kuptojnë dhe të bëhen palë me dëshirën time.

CMG: Cila është sakrifica me e madhe që keni bërë për të qenë i lumtur?

Anxhelo Shkreli: Largimi nga prindërit kur ti nis dhe ndjek jetën tënde është shumë e vështirë. Ka qenë një jetese e vështirë për mua, por është një moment që duhet të vijë në një moment apo në një tjetër.

Anxhelo Shkreli (facebook)

Anxhelo Shkreli (facebook)

CMG: Një burrë në teatër qan. Po në realitet?

Anxhelo Shkreli : Nje burrë qan për jetën, dashurinë, ëndrrat e ndërprera dhe jo vetëm në teatër, por dhe në realitet.

CMG : Çfarë është jeta për ju?

Anxhelo Shkreli : Dashuri dhe dashuria është jetë!

CMG : I thua shpesh vetes "Bravo!” ?

Anxhelo Shkreli: Jo, asnjëherë... Njerëzit shpesh më komplimentojnë, urojnë për gjërat që unë bëj, por në vetvete unë jam i pasigurt për çfarë bëj.

CMG :Cilat janë gjërat më të bukura që ke bërë?

Anxhelo Shkreli : Dy momente janë të paharrueshme. E para kur kam shkelur në teatër dhe kur kam folur në mikrofonin e radios, por një arritje edhe më e madhe është "Njohja me personin e zemrës".

CMG :Cilat janë leksionet e jetës?

Anxhelo Shkreli : Mësimet e jetës... Dua të falenderoj prindin e një mikut tim, që kur isha i vogël më mbante afër dhe më këshillonte. Dikur nuk e perceptoja dhe nuk e kuptoja se sa fjalë me vlerë ishin, ndërsa sot i reflektoj dhe them më paska mësuar shumë. Ndërsa një tjetër njeri shumë i rëndësishëm në jetën time është babai im. Ai më ka mbajtur larg veseve.

CMG : I thoni vetes shpesh " Pse"?

Anxhelo Shkreli : Po, por pres të zgjidhen rrugës.

CMG : A besoni në miqësi të vërtetë?

Anxhelo Shkreli: Është një pyetje shumë delikate. Besoj tek miqësi që kanë interesa të njëjta, por jo miqësi verbërisht. Të gjjthë kemi një lloj interesi për të qëndruar diku.

CMG :Ku anon peshorja kur bën pluset dhe minuset e jetës? Ke bërë mirë që ke zgjedhur këtë rrugë, apo do të ishte më mirë diçka tjetër?

Anxhelo Shkreli : Nëse s'do kisha ndjekur këtë rrugë me siguri do isha në një vend të huaj, duke bërë një punë e një profesion tjetër. Por peshorja anon këtu ku unë jam sot. Jam i lumtur që e kam zgjedhur këtë rrugë.

Anxhelo Shkreli ne rolin e Grinch (Facebook)

Anxhelo Shkreli ne rolin e Grinch (Facebook)

CMG : A i keni frikë ëndrrat tuaja?

Anxhelo Shkreli : Jo, i kam shume qejf. Ëndrra ime më e madhe është që patjetër të lë një gjurmë shumë të fortë në historinë e kombit shqiptar. Dua që nëpërmjet punës sime të lë diçka dhe të ndihmoj!

CMG :Sa e menaxhon kohën?

Anxhelo Shkreli : E kontrolloj unë kohën, e kap unë ditën!

CMG : Çfarë i thua vetes kur je në humor jo të mirë?

Anxhelo Shkreli : Vetes dhe të tjerëve ju them vazhdoni edhe nëse keni gjjthë botën kundër.

CMG : Cilat janë shfaqjet që do të vendosen në teatër në këtë periudhë festash?

Anxhelo Shkreli : Në Teatrin Eksperimental "Kujtim Sapahivogli" po shfaqet "Ylli i Krishtlindjes" dhe do vazhdojë deri në datën 25 dhjetor.

Unë kam rolin e Grinch, një rol negativ por që e dua shumë atë personazh. Ne nuk jemi duke bërë thjesht teatër për Krishtlindje, por jemi duke edukuar brezin e të vegjëlve me dashurinë për teatrin.

Intervistoi :Megi Latifi