Grejsi Lita është vajza 11 vjeçare, e cila që në moshën 5 vjeçare është bërë pjesë e artit. E ka nisur këtë rrugë duke dalë në skenë dhe ushtruar modeling dhe e ka vijuar me muzikën, duke numëruar tani disa këngë në repertorin e saj. E ndërsa vitet kalojnë Grejsi ka zbuluar se edhe piktura është pjesë e pandashme e saj. Disa nga këngët e saj janë “Nëna” “Fluturoj mbi tokën time” “Modës i përkas” etj.

Artistja e vogël Grejsi (Facebook)

Artistja e vogël Grejsi (Facebook)

CMG : Grejsi kur ke filluar te merresh me muzikë?

Grejsi Lita: Me muzikën që në moshën 6-vjeçare. Unë shikoja shumë ëndrra me këngëtarë të huaj dhe shqiptarë dhe mendoja "Po sikur unë një ditë" dhe tani kam shumë këngë të miat. Nuk kam vetëm këngë individuale por edhe në grup.

CMG : Na trego pak se çfarë është muzika për ty?

Grejsi Lita: Është gjithçka. Për mua është gjëja më me qejf që bëj.

Kam pasur qejf që të ndjek botën e artit dhe ndaj sot mendoj që më pëlqen kaq shumë. Aty unë gjej veten time dhe tani e shoh si diçka të pandashme.

G.Lita (Facebook)

G.Lita (Facebook)

CMG:Cilat janë eventet muzikore që të kanë dhënë vërtet shumë emocion?

Grejsi Lita: Nuk më kujtohen të gjitha sepse janë shumë, por do të përmend disa prej tyre. Jam pjesë e Qendrës së Kulturës për Fëmijë në kursin e pikturës. Kam marrë pjesë në shumë koncerte të kësaj qendre në të gjjtha festat, si festat e fundvitit, festa e nënës apo edhe festat e Nëntorit.

Për muzikën unë përkushtohem shumë dhe kam shkuar edhe në Kosovë në evente muzikore si "Diamonds Festival", ku u vlerësova me çmimin e dytë për tekstin më të bukur.

CMG:Kush te mbështet që ti të bësh kaq shumë aktivitete dhe të kesh besim?

Grejsi Lita : Kam prindërit dhe kam gjithçka. Pa ata unë nuk do të bëja dot asgjë në jetë. Me qëndrojnë pranë dhe kudo ku shkoj nuk ma lëshojnë dorën. E para është mami pastaj edhe babi. Të dy ata investojnë çdo ditë për mua.

G.Lita (Facebook)

G.Lita (Facebook)

CMG: Përveç muzikës me çfarë merresh tjetër?

Grejsi Lita: Përveç muzikës një tjetër dëshirë e imja ka qenë skena. Skena shkon përtej kufijve për mua, sepse e dua shumë. Kam moderuar shumë evente dhe kam një pasion të madh për të moderuar.

Gjithashtu prej shumë vitesh unë merrem edhe me modeling e kam mësuar fillimisht në kurse mode dhe me pas ju dedikova skenës.

CMG: Çfarë ke mësuar në një kurs "Modelingu"?

Gresji Lita: Leksionet e modës që unë kam marrë kanë qenë për 6 muaj. Me një libër mbi kokeë si princeshat për të mbajtur ekuilibrin sa më mirë. Shpatullat drejt dhe një ecje dinjitoze.

Më pas mësuam si të bëjmë photoshoot dhe finalja është si të ecësh në skenë. Fëmijët sfilojnë dhe janë gati për në skenë.

CMG: Cilat janë këngët që ke reazlizuar?

Grejsi Lita: Kam shumë këngë por më e bukura është kënga "Kuq e zi", sepse është një këngë që flet për vendin mëmë dhe unë e dua shumë Shqipërinë (interpreton)

G.Lita

G.Lita

CMG:Grejsi ku e sheh veten pas disa vitesh?

Grejsi Lita: Me e rëndësishmja është të jem e lumtur dhe të ndjek ëndrrat e mia. Nuk bëj asnjë parashikim tjetër sepse e rëndësishme është që unë të jem e qetë dhe e lumtur.

CMG: Si ndihesh kur del në skenë dhe sa vjeç ke qene kur ke dale për herë të parë në skenë?

Grejsi Lita: Kam shumë emocione... Kam qenë 5vjeç kur familja ime vendosi të më nxjerrë në një sfilatë, tek e cila unë nuk ia kisha idenë fare se çfarë do bëja. Ishte një emocion i madh dhe nuk do largohet kurrë nga memoria ime. Unë një vajzë e vogël me kokën plot me ëndrra dëgjoja duartrokitjet e publikut, por duartrokitjet me të shenjta janë ato të nënës sime, e cila pas çdo aktiviteti është aty për të më thënë "Grejsi ti do t'ia dalësh!".

CMG: Si e ke ti marëdhënien me vëllain?

Grejsi Lita : Shume te forte. Unë e kam në zemër gjithmonë. Edhe pse ai ndodhet jashtë Shqipërise unë e ndiej atë në zemër pranë. Një tjetër njeri që unë dua shumë është gjyshja, sepse më ledhaton shumë.

Intervistoi Megi Latifi