Pula me portokalle është një ndër specialitetet kineze që janë një variacion i Pulës të General Tso's e cila ka po të njëjtin koncept. Pjatat kineze janë tepër të thjeshta për t'u bërë pasi si logjike përdorin salcat e tyre tradicionale (uthull orizi, uthull mollë, xhinxher, salcën e sojës) dhe i kombinojnë me një lloj proteine (qofte mish viçi, derri, pule apo tofu) dhe i shërbejnë me oriz.

Pule portokalli ne stilin kinez (recetin.com)

Pule portokalli ne stilin kinez (recetin.com)

Kjo e sotmja përbën një super drekë që merret me vete edhe në punë.

Për pulën

1 vezë

1 lugë piper i bardhë

1 lugë e gjysmë kripë

2 fileto pule të plota, të prera në kubikë

Gjysmë gote miell misri

Çerek gote miell normal

Vaj për skuqje

Për salcën

1 lugë

3-4 hudhra të copëtuara

1 lugë të vogël xhinxher i prerë hollë

Gjysmë luge fara speci të kuq

1 lugë e vogël uthull molle (ose uthull vere gjysem luge)

2 lugë të vogla salcë soje

5 lugë uthull të bardhë vere

Pak ujë

4 lugë të vogla sheqer

1 lugë e vogël lëkurë portokalli të grirë (zest)

1 lugë miell misri i kombinuar me 1 lugë ujë në një filxhan.

Përdorni qepë të njoma për dekorim. Brokoli (lajini dhe futini në avull)

Oriz i bardhë (1 gotë oriz, 2 gota e pak ujë, pak vaj ulliri, në një tenxherë të vogël, nxeheni deri sa të vlojë, vendosini kapakun, uleni temperaturën në zjarr të lehtë, lëreni të bëhet për 17 minuta)

Pule me portokall (preferenca.al.com)

Pule me portokall (preferenca.al.com)

Përgatitja:

Në një tas të madh, miksoni vezën, piperin, kripën dhe shtoni copat e pules. Trazojini mirë.

Në një tas tjetër të madh, miksoni miellin e misrit me miellin normal.

Shtoni copat e pulës që janë të mbuluara në vezë dhe trazojini mirë.

Shkundni miellin e panevojshëm dhe skuqni pulen në një tigan të thellë.

Kur të jenë gati, lërini të rrinë dy minuta me letra kuzhinë që të thithet vaji i tepërt.

Në një tigan të madh, shtoni vajin, hudhrat, xhinxherin dhe farat e specit të kuq. Skuqini deri sa të marrin ngjyrë.

Hidhni uthullën e mollës, trazojini mirë – këtu do ndjeni erën e uthullës që po avullon.

Në këtë pikë, shtoni të gjithë përbërësit e tjerë përveç miellit të misrit me ujë.

Çojeni në vlim, shtoni copat e pulës, trazojeni mirë dhe shtoni filxhanin e miellit të misrit me ujë. Lëreni dhe pak sa të trashet salca.

Vëreni në pjatë me orizin dhe brokolin, hidhini sipër qepë të njoma dhe është gati.

Gazmend Agaj