U hap sezoni i Ligës së Klubeve të Hokejit mbi Akull të të Rinjve të Pekinit, ku marrin pjesë mbi 3 mijë të rinj në moshën nga 6 deri 18 vjeçe. Pavarësisht nga mosha e re, këta lojtarë kanë treguar talentin dhe pasionin e madh për hokej mbi akull.

“Bëj stërvitjet e hokej mbi akull çdo ditë pas shkollës,” tha 8 vjeçari Wang Shengxi.

“Përpiqemi si një grup së bashku me miqtë e mi dhe kjo është çka që më tërheq më shumë nga sporti,” tha Liu Enzhi, gjithashtu 8 vjeç.

Hokej mbi akull është një nga sportet dimërore që luhen me kontaktet dhe në grup. Prindërit e këtyre lojtarëve të rinj besojnë se vlera e mësimit të këtij sporti në një moshë të re është më shumë se kalitja fizike.

Nëna e Liu-t, Xue Wen tha se ajo dëshiron djalin e saj të mësojë si të bashkëpunojë me të tjerë përmes mësimit të këtij sporti. Ndërkohë, babai i Wang Shengxi-së, Wang Han beson se hokej mbi akull është një sport i mirë për të mësuar si të përballojë pengesa dhe frustrime.

Liga organizohet bashkërisht nga Drejtoria e Sporteve të Qytetit të pekinit dhe Shoqata e Hokejit mbi Akull e Pekinit (BIHA). Shumë “sheshe të vogla” janë ndërtuar qysh nga vitit 2016 për t’u ofruar lojtarëve të rinj më shumë mundësi për të zotëruar këtë sport.

“Përdorimi i shesheve të akullit, të topave dhe të kafazeve të golit në përmasë të vogël është një mënyrë e përhapur në botë për të përgatitur fëmijët në luajtjen e hokejit mbi akull. Ajo është në të mirë të shëndetit të fëmijëve dhe mund të ruajë interesat e tyre në këtë lojë nëpërmjet uljes së pragut të luajtjes,” tha Xing He, zv/sekretari i përgjithshëm i BIHA-së.

Megjithëse gjithnjë e më shumë njerëz kanë marrë pjesë në hokejin mbi akull qysh nga vitti 2015, kur Kina fitoi në konkurrimin për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2022, ky sport nuk është shumë i njohur në vend. Sipas BIHA-së, një nga metodat kryesore për promovimin e këtij sporti është kultivimi i interesave të fëmijëve.

Në një shkollë e vogël në Perëndimin e Pekinit, shihen nxënësit që shëtitin me ski me rrota ose stërviten për qitjen e biatlonit. Prapa shkollës është një shesh i plotë i kerlingut, që funksionon gjatë gjithë vitit, madje në verë me temperaturë deri në 35 gradë.

Shkolla fillore e Rrugës Dianchang nuk është një shkollë sportive, por i ka përfshirë sportet dimërore si pjesë e programit të aktiviteteve të saj gjatë tre vjetëve të kaluar, në përputhje me përpjekjet e Kinës për të nxitur interesat e më shumë banorëve në sportet dimërore, para Lojërave Olimpike Dimërore 2022.

Sheshi i kërlingut në shkollën fillore të Rrugës Dianchang në Pekin, 21 tetor 2021./ CGTN

Sheshi i kërlingut në shkollën fillore të Rrugës Dianchang në Pekin, 21 tetor 2021./ CGTN

Afro 300 nxënës në moshë 6-12 vjeçe, provojnë llojet e ndryshme të sporteve dimërore në shkollën e tyre, nga hokeji mbi akull deri në ski në mjedis të hapur, patinazhin e shpejtësisë dhe kërling, zakonisht për herë të parë në jetën e tyre.

Qëllimi nuk është vetëm për të përgatitur kampion (megjithëse një pjesë nxënësish janë përfshirë në konkurrencë dhe disa prej tyre fituan në trofe rajonale), por kultivimin e interesave të të rinjve në sportet dimërore, tha mësuesi i sporteve Shi Xiaojun.

Instalimet e shkollës, të sponsorizuara nga qeveria ose të dhuruara nga shoqatat sportive, janë mbresëlënëse, me pushkë dhe objektiva të biatlonit lazer, ski e çizme në mjedisin e hapur dhe gurë e furça të rënda të kërlingut.

Nxënësit në shkollën fillore të Rrugës Dianchang stërviten për ski me rrota, Pekin, 21 tetor 2021./ Sim Sim Wissgott

Nxënësit në shkollën fillore të Rrugës Dianchang stërviten për ski me rrota, Pekin, 21 tetor 2021./ Sim Sim Wissgott

Përpjekjet duket të efektshme, kur nxënësit shfaqën me entuziazëm mjeshtërinë e tyre me një shkop të hoktejt ose mbi ski me rrota. Edhe prindërit tregohen pozitivë, sipas Shi-ut, me kënaqësinë e madhe kur fëmijët e tyre gëzohen nga stërvitjet sportive.

Kur mbeten vetëm dhjetra ditë para hapjes së Olimpiadës së Pekinit 2022, shkolla fillore e Rrugës Dianchang është mbushur plotë me atmosferën olimpike: muri rreth shkollës zbukurohet me reklamat kolosale mbi lojërat, ndërsa muret brenda shkollës janë mbuluar me veprat artistike të nxënësve me temën e Olimpiadës Dimërore.

Pa dyshim, disa prej tyre ëndërrojnë që edhe ata do të kenë mundësi ndonjë ditë të marrin pjesë në veprimtarinë sportive më të madhe në planet. (Wang Lei/ Artan)