Andrea Adhami është student në fakultietin e Inxinierisë në Tiranë. Që në moshën 5-vjeçare ka filluar të merret me muzikë. Fillimisht e ka nisur duke i rënë pianos dhe më pas zbuloi talentin edhe në këndim. Në rrugëtimin e tij të ri në muzikë ka vetëm dy këngë të publikuara, njëra nga këngët është dedikim për gjyshen “Pa ty” dhe tjetra dedikim për dashurinë e shkuar “Weli Weli”.

Artisti Andrea Adhami instgram

Artisti Andrea Adhami instgram

CMG: Nje student i inxhinierisë që merret edhe me art. Si vjen kjo ndërthurje?

Andrea Adhami: Një koment që e bëjnë të gjithë. Unë tani po profilizohem në si këngëtar, por karriera ime ka nisur që 5 vjeç kur kam nisur studimet e pianos. Më pas studjova kitarë dhe sot jam tek kënga.

CMG: 16 vite që jeton mes muzikës. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Andrea Adhami: Gjithnjë i kam thënë vetes pse mos këndoj kur arrij ta shoqëroj veten me muzikë. Si shumë të rinj e kam diskutuar profesionin tim edhe me të rinj të tjerë. Akademia e Arteve ka qenë një diskutim shumë i gjatë dhe ka marrë shumë kohë për të zgjedhur drejtimin tim.

Sot në Shqipëri akademia të lë vetëm në një fushë dhe nuk te jep një profesion të mirëfilltë. Muzika është pjesë e jetës sime dhe duke qenë që është kështu pse të mos zgjedh një fushë tjetër shkencore, plus pasioneve të mija.

CMG: Ka qenë e vështirë të fustesh në tregun e muzikës?

Andrea Adhami: E vërteta është që ka filluar pak të ndihet, por do doja të theksoja që ndoshta dhe prej natyrës sime, por unë nuk shfaq konkurrencë sepse shumicën i kam miq. Mendoj që për t’i arritur gjërat duhet t’i mbështesim dhe të na mbështesin.

CMG: Kush e ka spikatur për herë të parë talentin tuaj?

Andrea Adhami: Unë e kam pasur pasion muzikën dhe kur e ke pasion ti e ndjek atë rrugë. Rrethi im në shoqëri e artistë të tjerë me shtynë drejt këngës.

Ata me orientuan që të mos rrija me përdorim të disa instrumentave si është ajo shprehja popullore " Shumë dhe për lumë".

Profilizimi në muzikë i dha tepër karakter asaj që unë bëj dhe dua të bëj në të ardhmen.

CMG : A ndjek hapat e ndonjë këngëtari?

Andrea Adhami Instagram

Andrea Adhami Instagram

Andrea Adhami : Mua më inspirojne historitë që gjithçka ka nisur nga zero dhe sot janë në maja. I kam si burim inspirimi edhe për veten për të shkuar aty. Një ndër këta këngëtarë për mua mbetet si rrymë muzikore Aleksandër Gjoka, ai ka bërë dhe vijon të bëjë muzikë të mirë.

CMG : Andrea, si ka qenë fëmijëria juaj?

Andrea Adhami : Kam pasur një jetë të ëmbël në kuptimin e parë të fjalës, pasi jam rritur në një pastiçeri. Babai më merrte me vete në dasma sa herë që dërgonte ëmbëlsira dhe unë atje fiksoja vëmendjen tek muzika dhe mund të them se që në atë periudhë unë fillova të kem pasion për muzikën.

CMG : Duke qenë që jeni rritur larg Tiranës, si ka qenë koncepti për artin atje?

Andrea Adhami : Ka qenë ndryshe, shumë më ndryshe nga kryeqyteti. Kur ke pasion gjithçka kapërcehet. Mbaj mend që kurset kanë qenë të pakta dhe me orar, por unë i thyeja këto orare ndryshe nga të gjjthe dhe shkoja çdo ditë. Kjo vetëm e vetëm për të arritur atë që unë kisha si synim, muzikën.

CMG : Si e percepton familja zhvillimin tuaj?

Andrea Adhami : Familja ime më ka motivuar gjithmonë dhe më ka ofruar mundësi që unë ta ndjek këtë pasion, por kam pasur edhe paragjykime sepse e shohin si diçka që nuk do të përparojë kurrë. Më e rëndësishmja është që nuk më ka ndaluar kurrë.

CMG : Cila është kënga e parë që ke nxjerre?

Andrea Adhami : Kënga e parë ka qenë për gjyshen time, e cila nuk jeton më. Duke qenë që kam pasur një marëdhënie shumë të ngushtë me të me ikjen e saj pata një boshllëk të madh. Gjyshja më thoshte gjithmonë " Dëgjo shumë dhe fol pak!".

Andrea Adhami gjate xhirimeve te kenges Youtube

Andrea Adhami gjate xhirimeve te kenges Youtube

CMG : Kënga juaj e re “Weli Weli”, pse ky titull?

Andrea Adhami : Titull dashurie! Një dedikim dashurie dhe është një emër.

Flet për një dashuri të shkuar si shumica i këndon dashurisë së shkuar.

Unë e dua muzikën në gjuhën shqipe dhe pres të eksploroj në çdo rrymë të muzikës për të parë se çfarë më pëlqen më shumë.

CMG : Nje mesazh për të rinjtë që duan të ndjekin ëndrrat?

Andrea Adhami : Jam me një parim modest " Pyet shtatë a tetë dhe bëj si di vetë " Në jetë duhet të ndjekësh ëndrrat e tua!

Intervistoi: Megi Latifi