Astronautët kinezë Ye Guangfu (majtas), Zhai Zhigang (mes) dhe Wang Yaping do të qendrojnë në stacionin hapësinor të inës për gjashtë muaj./ CFP

Astronautët kinezë Ye Guangfu (majtas), Zhai Zhigang (mes) dhe Wang Yaping do të qendrojnë në stacionin hapësinor të inës për gjashtë muaj./ CFP

Mbulesa e misterit e hedhur mbi astronautet femra po diskutohet gjithnjë e më shumë pasi Stacioni Hapësinor i Kinës mirëpriti mysafiren e parë femër më 16 tetor. Dhe qëndrimi i astronautëve këtë herë do të jetë deri në gjashtë muaj, më i gjati në historinë e udhëtimeve hapësinore të Kinës.

Historikisht, e madje edhe deri më tani, astronautet femra janë të rralla. Vetëm rreth 11 për qind e të gjithë astronautëve që kanë qenë në hapësirë janë gra. Pra, është e kuptueshme që publiku ka edhe më pak njohuri për jetën hapësinore të astronauteve femra dhe çfarë ndryshimi ka nga ajo e burrave.

"Astronautet janë më të mprehta e më delikate dhe i kryejnë detyrat hapësinore me aftësi më të mira komunikimi," shprehet Pang Zhihao, një ekspert i hapësirës me bazë në Pekin dhe studiues në pension nga Akademia Kineze e Teknologjisë Hapësinore në një intervistë për “Chinanews.com”.

Sipas Pang, astronautet femra kanë një metabolizëm më të mirë të magnezit sesa meshkujt dhe kanë nivele më të mira të estrogjenit, gjë që i bën ato më të përshtatshme për të jetuar në hapësirë. Astronautët meshkuj priren gjithashtu të sëmuren më lehtë nga helmimi me hekur, mpiksja e gjakut, çrregullimet vaskulare dhe aritmia kardiake.

Wang Yapingn në stërvitjen për fluturimin kozmik, më 15 tetor 2021/ VCG

Wang Yapingn në stërvitjen për fluturimin kozmik, më 15 tetor 2021/ VCG

Astronautet femra megjithatë duhet të merren me problemin e të përmuajshmeve. Shumë janë të shqetësuar se forca zero e rëndesës mund të shkaktojë prapakthimin e gjakut.

Në fakt, të përmuajshmet në Tokë dhe në hapësirë janë shumë të ngjashme. "Astronautet femra do të kenë perioda normalisht. Por ecja në hapësirë gjatës kohës që ato janë me perioda mund të shkaktojë sëmundje të rënies së presionit, kështu që nuk këshillohet," tha Pang.

Muajin e kaluar, anija e mallrave “Tianzhou-3” dërgoi furnizime në stacionin hapësinor, duke përfshirë produktet e higjienës - si edhe çokollata, ëmbëlsira e suplemente ushqimore - për astronautet femra.

Për të krijuar lehtësi për astronautet, sistemi i grumbullimit të mbeturinave është përshtatur për trupin e tyre më të vogël.

"Kostumi kozmik dhe dorezat saj janë përshtatur gjithashtu për një elasticitet më të mirë," tha Pang.

Privatësia e astronauteve femra është marrë gjithashtu parasysh. Në modulin orbital është vendosur një perde për të krijuar një hapësirë private.

Wang Yapingn në stërvitjen për fluturimin kozmik, më 8 maj 2013/ VCG

Wang Yapingn në stërvitjen për fluturimin kozmik, më 8 maj 2013/ VCG

Wang Yaping do të jetë astronautja e parë kineze që do të bëjë ecje kozmike. “Astronautet janë zakonisht më të shkurtra se astronautët, kështu që është më e lehtë për to të kryejnë detyrat delikate në mënyrë më elastike,” tha Pang.

Edhe flokët e Wang Yaping-ut kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Në një videolidhje të drejtpërdrejtë nga stacioni hapësinor, bishtalecat e saj pluskonin në ajër të ngritura lart, për shkak të mikrogravitetit.

Flokët e saj u bënë ndër temat më të nxehta në “Weibo”, një platformë sociale e ngjashme me “Twitter”-in. Në një koment thuhet se ajo ka “stilin e flokëve më të bukur”, dhe disa të tjera vlerësuan se Wang-u është “një perëndeshë e vërtetë”.

Austronautja amerikane në pension Kitty Coleman

Austronautja amerikane në pension Kitty Coleman

Tema rreth flokët e gjatë u diskutua edhe kur austronautja amerikane në pension Kitty Coleman, që ka kryer misione në kozmos, u pyet që “flokët e gjatë nuk ndihmojnë veprimet në kozmos dhe pse nuk mendon për t’i mbajtur flokët e shkurtër?” Colemani iu përgjigj me vendosmëri: “Flokët e mi të gjatë duket sikur janë një deklaratë, që kozmosi u përket edhe femrave.”

Kjo është udhëtimi i dytë i Wang Yaping-ut në hapësirë. Austronautja, që ka lindur në vitin 1980, e kreu detyrën e parë në kozmos tetë vjet më parë, kur ishte 33 vjeçe. Tre vjet më vonë, ajo lindi një vajzë.

Sot, vajza 5-vjeçare ka një dëshirë, që nëna të marrë një yll nga kozmosi.

Ndërsa Kitty Coleman i dërgoi Wang-ut urime para nisjes: “Kur të shikosh yjet jashtë dritares, si dhe Tokën tonë, mos harro që edhe miliarda femra në Tokë shikojnë jashtë dritares përmes vështrimit tënd.”