Në Kinë ushqimet ndryshojnë sipas karakteristikave të motit, stinës dhe vendit. Koha dhe zakonet përbëjnë disa elemente kulturore. Në prag të stinës së ftohtë të dimrit, gatimet ndryshojnë në provincat kineze. Njera prej tyre, mjaft e famshme për gatimet dimërore është Taiyuan.

Qyteti Taiyuan (Xinhua)

Qyteti Taiyuan (Xinhua)

Gatimet e shijshme dimërore në Taiyuan

Taiyuan është kryeqendra e provincës Shanxi të Kinës Veriore. Në çdo qytet ka një ushqim të veçantë, që për vendësit është si e folmja lokale. Edhe Taiyuan-i e ka këtë lloj ushqimi që quhet “tounao”. Mëngjeseve në dimer “tounao” është ushqimi që të ngroh trupin e zemrën, që përballen me motin e ftohtë.

Supa tounao (CGTN)

Supa tounao (CGTN)

“Tounao” përveçse hahet për mëngjes në periudhën me mot të ftohtë shitet vetëm nga shtatori deri në prill. Ai është një tas me supë me ngjyrë të bardhë që bëhet me miell, rrënjë lotusi, jam dhe mish qengji dhe zihet me raki të verdhë dhe yndyrën e mishit të qengjit. Kur hani “tounao”, duhet patjetër ta shoqëroni me presh dhe kripë. Shija e “tounaos” është e ëmbël gërshetuar me të hidhur.

Restoranti më i njohur i “tounaos” quhet "Qingheyuan". Për arsye që ky restorant është i famshëm për tounaon, ky gatim shërbehet në të katër stinët, por nëse dëshironi të shijoni “tounao”, duhet ta bëni këtë patjetër në dimër. Nëse shkoni në restorantin "Qingheyuan" para orës 6 të mëngjesit, kur ende nuk ka lindur dielli, aty do të gjeni njerëz. Nëse hani “tounao”, nuk do të ndjeni të ftohtë. Gjithashtu në këtë restorant shiten bono mujore për “tounao”, gjë që krijon lehtësi për klientët që vijnë çdo ditë të konsumojnë gatimin e preferuar dimëror.

Sipas të dhënave, njeriu që krijoi “tounaon”, quhet Fu Shan. Ai ishte mjek, por dhe kaligraf dhe e krijoi “tounaon”, që ndikoi shumë mire në shëndetin e nënës së tij. Kur e provon “tounao”, nuk mësohesh lehtë me të, por pasi ta konsumosh disa herë, ajo të pëlqen. “Tounao” zakonisht shoqërohet me “shaomai” dhe rakinë me ngjyrë të verdhë.

Qingheyuan hotel restorant (TripAdvisor).

Qingheyuan hotel restorant (TripAdvisor).

“Shaomai” është një lloj ëmbëlsire si bukë, e mbushur nga brenda. Mbushjet janë të shumëllojshme, me mish, ose me perime. Mbushja më tradicionale është me mish qingji. Nga jashtë “shaomai” është si një lule që po çel, prandaj forma e kësaj ëmbëlsire është e bukur. Kurse rakia me ngjyrë të verdhë nuk është e njëjtë me rakinë e verdhë, që prodhohet në Shaoxing të provincës Zhejiang të Kinës Lindore. Kjo raki bëhet me orizin e verdhë të distriktit Dai të provincës Shanxi dhe ka shije të ëmbël.

Pronari i restorantit "Qingheyuan" shpjegon mënyrën e duhur të ngrënies së “tounaos”: së pari hani një kafshatë preshi me kripë, pastaj shoqërojeni me “tounao”. Kushdo që shkon në këtë restorant do të shijojë “tounaon” si një nga gatimet e shijëshme të kuzhinës tradicionale kineze.

Gazmend Agaj