Kuzhina e Hangzhou-t është tashmë e njohur dhe e dashur në Kinë. Vitet e fundit qeveria vendore ka marrë masa për nxitjen e kësaj kuzhine edhe në vendet e tjera.

Liqeni Xihu në Hangzhou

Liqeni Perëndimor (Xihu) në Hangzhou/ VCG

Hangzhou është një qytet me kulturë të famshme falë mijëra viteve histori. Njerëzit nisën të banonin në Hangzhou 8,000 vjet më parë, për këtë arsye ka një kulturë të pasur ushqimore. Në një pjatë tradicionale të Hangzhou-t gjejmë peshk dhe rrënjë lotusi nga Liqeni Perëndimor, një nga atraksionet më fantastike të qytetit dhe pjesë e UNESCO-s, prodhimet e detit nga Deti i Kinës Lindore dhe pula e rosa nga fushat e veriut. Nga malet në pjesën perënidmore vijnë bimët e egra dhe rrënjët e bambusë, pa harruar çajin jeshil në Hangzhou, Xihu Longjing.

Kuzhina e Hangzhou-t

Kuzhina e Hangzhou-t

Kuzhina e Hangzhou-t është e veçantë dhe nuk përmban shumë kripë, sheqer, vaj gatimi apo niseshte. Shija është e lehtë dhe e shëndetshme, duke u përputhur me kërkesat e banorëve të sotëm. Pjesa më e madhe e 36 gatimeve më të famshme të Hangzhou-t lidhen me kulturën dhe historinë e tij dhe përbërësit prodhohen në vend, prandaj është e vështirë të zgjedhim një pjatë të vetme për të identifikuar kuzhinën e Hangzhou-t.

mish derri Dongpo

Mish derri Dongpo

Së pari, në uthull ka peshk nga "West Lake", që u kujton menjëherë njerëzve liqenin e bukur dhe përfaqëson shijen e qytetit. Po ashtu ka mish derri Dongpo, që ka marrë emrin e poetit të njohur dhe politikanit të Hangzhout, Su Dongpo, që jetoi njëmijë vjet më parë. Ky gatim është shumë i njohur, të gjithë e njohin në Kinë.

karkalecat e detit "Longjing"/VCG

Karkalecat e detit "Longjing"/VCG

Po ashtu kemi dhe karkalecat e detit "Longjing", një tjetër pjatë përfaqësuese e kuzhinës së Hangzhout. Përbërësit nuk janë të ndërlikuar, por kjo pjatë njihet për trashëgiminë e saj të pasur kulturore. Çdo pranverë, kur vilet çaji Longjing, perziejmë gjethet e errëta të çajit me karkalecët e detit dhe i skuqim ato. Kjo pjatë është një ndër më të preferuarat e shtresës së lartë.

Kuzhina e Hangzhou-t është pjesë e kuzhinës së Zhejiang, e cila është një nga tetë kuzhinat më të famshme të Kinës. Shtatë kuzhinat e tjera janë Kuzhina Lu nga Shandong, Kuzhina Chuan nga Sichuan, Kuzhina Yue nga Guangdong, kuzhina Huaiyang nga Jiangsu dhe kuzhinat e Hunan-it, Fujian-it and Anhui-së.

Kulaç i mbushur me avull

Kulaç i mbushur me avull/ VCG

Hangzhou është në lindje dhe në jug të Kinës dhe kuzhina e tij është e lehtë, pak pikante dhe pak e ëmbël. Në jug pëlqejne të shtojmë pak sheqer gjatë gatimit dhe kjo ndihmon në shtimin e shijes.

Një aspket tjetër i rëndësishëm i gatimit sipas mënyres së Hangzhou është prerja e ushqimeve me kujdes.

Nëse doni të gatuani një gatim nga Hangzhou, duhet të praktikoni aftësitë e prerjes së perimeve, mishit etj. Kur duhet të shtoni një copë prisni një copë, kur duhet të shtoni një perime apo mish në formë kubike duhet t'i përmbaheni kësaj.

Karkalecat e detit me çaj jeshil në menutë europiane

Në kuadër të promovimit të kuzhinës së Hangzhou-t jashtë vendit, shefat më të mire nga kryeqendra e Zhejiang trajnojnë kuzhinierë kinezë jashtë vendit mbi teknikat dhe shijet e veçanta në kulinarisë së Hangzhou-t.

Gazmend Agaj