Geri Emiri, ka mbaruar studimet për “Gazetari dhe Komunikim”, në Universitetin e Tiranës dhe ka studiuar për “Marrëdhëniet me Publikun”, në nivelin “Master Shkencor” (MSc), në këtë universitet. Ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh, shkollash verore për gazetarinë dhe studime pas universitare në fusha të tjera. Është themelues dhe editor “Amfora Media Group”, ku është pjesë Amfora.al, media “Durrës Press”, e profilizuar në raportimin lokal mbi qytetin e Durrësit, si edhe “Amfora Production”, studio filmimi dhe produksionesh. Geri ka punuar në disa media online dhe television, ndërsa aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.

Gazetari nga Durrësi, Geri Emiri, fitoi çmimin e dytë të Bashkimit Evropian për gazetari investigative për vitin 2020, për një seri shkrimesh që raportojnë mbi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi rëndë Durrësin.

Geri Emiri gazetar

Geri Emiri gazetar

CMG : Geri arrin t'ia njohësh pikat e forta vetes?

Geri Emiri: Në një vend me probleme tek të rinjtë, ku tentativa është në rritje për ata që duan te largohen nga vendi është mirë të flasim për ta dhe me ta. Mua më vjen mirë që flas sot.

Kam lindur në qytetin e Durrësit dhe vijoj të jap kontribut në atë qytet. I formuar në gazetari, kontributin në qytet unë e jap jo vetëm si qytetar. Kontributi në qytetin e lindjes është i veçantë, por patjetër që i shkon edhe mbarë Shqipërisë.

CMG : Shpesh njerëzit thonë se janë fëmijëria e tyre. Është e vërtetë kjo për ju?

Geri Emiri : Absolutisht që fëmijëria është shumë e rëndësishme. Ajo le gjurmë dhe është faktor për mënyrën se si ne jemi rritur.

Sot kur kthej kokën pas e shoh që pikërisht dashuria që kam për arkeologjinë ka qenë aty qysh në vogëli, sepse unë jam rritur duke luajtur rreth e qark monumenteve apo edhe brenda në amfiteatër atëherë kur nuk ishte aq i formalizuar.

Ndaj patjetër që po, kur bëhet fjalë për pasione, ato formohen që fëmijë.

Gjithashtu mjedisi ndikon në mënyrën se si rritesh e më pas e koncepton jetën. Durrësi ta injekton dozën e qytetarisë, një vend familjar dhe me bukuri të natyrës.

Geri Emiri ne studio Ejani

Geri Emiri ne studio Ejani

CMG : Cilët janë personazhet që kanë ndikuar tek ju?

Geri Emiri : Përmendja e emrave është gjithnjë tepër e vështirë, pasi të vendos në siklet, se mos po harron dikë. Familja është patjetër bërthama dhe ajo që më ka ndihmuar dhe do vijojë ta bëjë. Brenda lirisë që familja ime me ka dhënë për t’i arritur gjërat, unë fitova karakterin tim.

Do sillja në vëmendje një episod nga jeta. Kur isha i vogël gjithmonë me ka pëlqyer të bëja një xhiro me biçikletë. I vija rrotull qytetit tim dhe aty kanë zënë fill ëndrrat e mija!

Pastaj janë miqtë, ata që i kemi pasur që në fëmijëri dhe të tjerë që i kemi njohur e që kemi ndërtuar marëdhënie.

CMG : A janë njerëzit produkt i fatit apo punës?

Geri Emiri : Është ndërhyrje e të dyjave. Fati shihet qartë në njerëzit që jeta na sjell përballë, apo për t’i pasur pranë. Rrugët e tua kryqëzohen me njerëz të cilët nuk i sjell vetëm fati por edhe puna, sepse bëjmë pjesë tek e njëjta gjë shpesh herë.

Rrethanat apo edhe vetë profesioni na afron me njerëz që janë një fat që i kemi.

CMG : Sa e rëndësishme është "Pikënisja" për dikë që e do fort punën?

Geri Emiri : Diku fillon dhe leksioni më i madh që unë kam marrë në jetë ka qenë pikërisht ky, t’ja nisësh me hapa të vegjël. Në universitet të gjithë ne e kemi nisur me hapa të vegjël, por ato hapa na dërguan në destinacionin që kërkuam.

Mbaj mend që dikur ndërtova një faqe " Durrës Press" por ajo faqe vijon edhe sot e kësaj dite të funksionojë dhe të vijë në ndihme të informacioneve.

Më pas krijova “Amfora.al”, që i dedikohet arkeologjisë dhe që sot mbështetet fort në realizimin e shumë materialeve.

Ëndrrat që ju keni nuk ka nevojë t’i finalizojë një institucion, por ju mund ta bëni atë gjë edhe vetë.

Kjo ka qenë nisja më pas vazhdimi është edhe produkt i një sërë bashkëpunimesh.

Ndarja e cmimeve ne gazetari ivenstigative

Ndarja e cmimeve ne gazetari ivenstigative

CMG : E nëse flasim për synimet tuaja, keni arritur t’i plotësoni ato?

Geri Emiri : Jam nga ata njerëz që nuk kënaqet me pak, madje mendoj që kërkoj shumë më shumë seç duhet nga jeta. Por siç thuhet, edhe ëndrrat duhet ta kenë një bazë për të mos ikur shumë larg nga sa duhet.

CMG : Marëdhënia që ju ndërtoni me kohën, si është ajo?

Geri Emiri : Kjo është dilema me e madhe e imja!

Çdo ditë në darkë e kap veten duke bërë një agjendë për ditën pasardhëse, por çdo ditë sërish më del diçka jashtë kontrollit.

Megjithëse mendoj që mund t'ia dalësh që ta menxosh siç duhet kohën duke ndarë prioritetet.

Jemi edhe si rezultat si së tërës, kështu shoqëria jonë e gjjtha vonohet, unë vonohem sepse vonohesh ti dhe kështu me radhë.

Geri Emiri Drejtues i Amfora.al

Geri Emiri Drejtues i Amfora.al

CMG : Çfarë ju përmbush së tepërmi?

Geri Emiri : Familja, të kaloj kohë cilësore me ta sepse duke qenë që kam tepër angazhime, ndonjëherë neglizhoj më shumë seç duhet kështu që për mua të kaloj kohë më ta është përmbushje.

CMG : Ju fituat çmimin e dytë të Bashkimit Evropian për gazetari investigative për vitin 2020, për një seri shkrimesh që raportojnë mbi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, që goditi rëndë Durrësin. Si u ndjetë kur kur u vlerësuat në këto kategori?

Geri Emiri : Shumë i gëzuar, por dua të ndaj një të vërtetë. Në fakt unë prisja që të isha më tepër entuziast sa i përket çmimit. Prisja që të kisha tjetër eufori, por nuk ndodhi.

Përjetova një ndjesi shumë të veçantë që është ndjesia e përgjegjësisë. Aty unë nisa të vlerësoj diçka tjetër nga vetja dhe jeta profesionle.

Intervistoi Megi Latifi