Klaudia Hila është regjisore, profesion të cilin e ushtron edhe kësaj dite.

Ish drejtore e Teatrit të Kukullave për Fëmijë në Tiranë, ajo ka një eksperiencë të gjatë në botën e tyre, duke krijuar dhe një sërë eventesh argëtuese.

E ndan jetën mes profesionit dhe familjes, duke krijuar një harmoni e ku asgjë mos të mungojë.

KLAUDIA HILA BURIMI FB

KLAUDIA HILA BURIMI FB

CMG : Klaudia, sa vite ju është dashur të njihni veten tuaj?

Klaudia Hila : Kjo është një pyetje goxha e vështirë në fakt, sepse çdo ditë që ti del para pasqyrës shikon një element të ri tëndin, kështu që është pak e vështirë.

Njeriu në çdo ditë të tij ka elementë të ndryshëm që manifestohen tek vetja. Në dashje apo në padashje të tij i sheh në pasqyrë dhe identifikohet.

Pastaj gjithçka lidhet me natyrën dhe personelitetin tone, që ne duam apo jo t’i vlerësojmë këto gjëra tek vetja.

Unë vetë jam një natyrë tejet optimiste. Kjo ndoshta lidhet edhe me mënyrën si jam rritur si një fëmijë i lumtur.

Gjërat shpesh i marr me sportivitet, jo në kuptimin e parë sepse jam shumë serioze në atë që bëj, por gjithmonë mundohem që të gjej një anë të bardhë diku.

Kështu që edhe kur dal para pasqyrës shikoj anën më të bukur timen.

CMG : A jeni ju fëmijëria juaj?

Klaudia Hila : Po, çdo njeri mendoj që është fëmijëria e tij.

Çdo njeri që ndihet plot sot, mendoj që ka pasur një fëmijëri po aq plot në të kaluarën. Kemi qenë një brez dhe kjo mendoj që është me fat që etapat në brezin tonë i kemi kaluar hap pas hapi. Kjo formë na ka bërë të ndihemi të realizuar gjithmonë si fëmijë.

Jemi vrarë, kemi luajtur ndonjëherë edhe gënjyer.

Ndoshta edhe për shkak të profesionit unë jam shumë pranë natyrës të fëmijëve, por edhe po të mos isha në këtë profesion unë do isha kjo Klaudia me këtë natyrën e vet feminore.

KLAUDIA HILA ME FAMILJEN

KLAUDIA HILA ME FAMILJEN

CMG : Marëdhënia juaj me nënën tuaj është njësoj si ti me vajzat ?... Si kanë ndryshuar brezat?

Klaudia Hila : Është pak e vështirë sepse vajza në fakt, gjithmonë tiparet e nënës apo ato me të cilat ushqehet në familjen e saj, i dërgon edhe tek familja që tenton të krijojë. Duke qenë që jemi në kohëra të ndryshme, mëmësia nuk mund të jetë njësoj, por dashuria nuk ndryshon.

Dashuria që kam pasur unë për mamin është po aq e fortë sa e vajzave për mua.

Nuk po diskutojmë marëdhënien e dashurisë, por atë të përgjegjësisë dhe mendoj që mamatë e ditëve të sotme kanë shumë të tilla.

Nëse dikur nëna ime nuk shqetësohej për mua, sepse koha ishte e tillë, sot gjërat kanë ndryshuar.

Prindërimi është rrugëtim dhe e kuptoj që është më i vështirë ai i prindërve të kësaj epoke.

CMG :Nëse kthehemi vite pas, cila ka qenë puna juaj e parë?

Klauida Hila : Kam një histori të çuditshme në fakt sepse kur flasim për ndodhi duket sikur vjen një princ që të zgjidh gjithçka, ndërsa me mua ndodhi ndryshe. Në profesion unë gjeta gjithçka. Nuk zbulova në akademi vetëm profesionin, por edhe dashurinë e jetës. Duke qenë që patëm një mbështetje për njeri- tjetrin unë punova menjëherë në profesion.

Unë gjeta Teatrin e Kukullave dhe ndaj them që siç është princi për dashurinë është edhe profesioni për një jetë më të lumtur dhe unë e zbulova profesionin tim.

KLAUDIA HILA NE KOHEN ELIRE

KLAUDIA HILA NE KOHEN ELIRE

CMG : Cilat janë mësimet që ju ka diktuar jeta?

Klaudia Hila : Vështirë kuptohet që është kudo, jo vetëm në jetën profesionale, por edhe atë personale.

Ka karaktere të ndryshme me të cilat ti përballesh gjatë jetës, por duhet thënë që kjo është jeta dhe ne nxjerrim mësime prej saj.

Në profesion fillimi gjithmonë është i vështirë, sa të krijosh edhe njohet edhe mundësitë.

Në Teatrin e Kukullave unë nisa të punoj, kur në Akademi nuk patëm marrë asnjë lloj mësimi për këto të fundit.

Regjisorët apo aktorët e parë kanë qenë për mua mbështesës të mire, që më kanë mësuar dhe unë gjej edhe rastin që t’i falenderoj.

Mua më mësuan që mbi të gjjtha ta dua këtë profesion dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kultivimi është tepër i rëndësishëm. Çdo i ri duhet ta dojë profesionin. Ky është mësimi që më ka dhënë jeta dhe unë e përcjell për të tjerët.

CMG : Çfarë koncpeti ka tek ju koha?

Klaudia Hila : Shpesh të ndodh që koha të tërheq nga veshi dhe të merr në rrugën e saj. Secili nga ne ka një detyrë të ketë një ekuilibër mes profesionit dhe jetës familjare.

Pse e them këtë? Sepse unë e kam jetuar këtë. Ne jemi dy artistë në familje dhe vajzave tona u është dashur që të jenë me orë të gjata pas punës tonë. E bukura në profesionin tim është që ato qëndronin, por edhe argëtoheshin me mua.

Fakti që unë i dua shumë fëmijët më ka bërë që edhe të jem e përkushtuar ndaj tyre.

KLAUDIA HILA TIPARI IM ESHTE BUZEQESHJA

KLAUDIA HILA TIPARI IM ESHTE BUZEQESHJA

CMG : Pikësynimet tuaja në jetë, a janë plotësuar të gjitha?

Klaudia Hila : Nëse flasim për profesionin ka shumë e shumë gjëra që duhen zbuluar, pasi regjisura është një kuti magjike që tenton të zbulosh përherë.

Kam një moshë të caktuar dhe nuk mendoj sërish që janë plotësuar të gjjtha gjërat dhe kam bërë gjëra të një niveli të caktuar.

Bëj pjesë tek njerëzit që bëj disa gjëra më pak dhe preferoj që t’i bej ato mirë. Klaudian e kam realizuar fuqishëm kur bëj gjera siç duhet.

Sa i përket aspektit familjar, mendoj që jam shumë e plotësuar. Kam një familje të shëndoshë dhe të lumtur.

CMG :Tiparet që nuk janë tjetrësuar tek ju?

Klaudia Hila : Buzëqeshja! Këtë pjesë unë e kam pasur gjithnjë. E kam pasur kur kam qenë e vogël, e re dhe e kam ende edhe sot.

Buzëqeshja është një mekanizëm jo vetëm për te qenë i lumtur vetë, por edhe të tjerët rreth jush.

Për aq kohë sa jam e rrethuar nga miq që e duan buzëqeshjen time edhe unë e jap atë me qejf!

CMG : Natyra juaj në përditshmëri. E duruar, apo nxituar?

Klaudia Hila : Jam shumë e duruar, aq sa njerëzit lodhen nga durimi im.

Nuk jam natyrë paragjykuese dhe kjo më bën që gjithsecili që kam përballë e mendoj disa herë.

Si natyrë edhe fal shumë. Ju jap njerëzve një shans të dytë.

CMG : Ne jemi produkt i fatit, apo punës?

Klaudia Hila : Fati ka pjesën e vet, por nëse fati nuk ndihmohet nga puna, nuk mund të ecim. Të dyja bashkë janë mrekullia vetë.

Intervistoi Megi Latifi