Kristi Dalipi në një spektakël në Shqipëri

Kristi Dalipi në një spektakël në Shqipëri

Kristi e ka nisur baletin në moshën 4vjeçare. Motra e tij ishte regjistruar si fillim në balet dhe Kristi në sport, por një ditë ai shkoi pas të motrës në kursin e baletit dhe që nga ai moment u dashurua me baletin duke filluar të kërcejë përherë dhe më tepër. Pedagogu që po jepte mësim, doli nga ora e mësimit dhe i tha mamasë së tij; “duhet ta sillni në balet këtë djalë se duket që e ka në gjak, e ka talent”.

Kristi Dalipi

Kristi Dalipi

Dukej që Kristi kishte talent artisti pasi duke parë nga larg ai po mësonte lëvizjet e tyre që po kërcenin. Me kalimin e viteve Kristi mori pjesë në shfaqje baleti në shumë televizione si dhe në konkurse. Kristi Dalipi ka marë pjesë tek spektakli “Gjeniu i Vogël”, ku ka fituar vendin e parë nga publiku, si dhe në dance-in sportiv, por dhe në konkurime në vend dhe jashtë tij. Gjatë pjesmarrjes në “Star Academy” Kristi është vlerësuar në vendin e pare, në zhanerin e baletit.

Kristi Dalipi

Kristi Dalipi

Një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e tij është trajnimi tremujor në SHBA, ku Kristi u prezantua shumë mirë. Më pas ai u kthye në Shqipëri dhe pas audicionit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u pranua, duke realizuar mjaft role solistike si tek baleti “Carmina Burana” dhe në balete të tjera. Me një eksperiencë tashmë të formuar si balerin Kristi Dalipi aktualisht punon dhe jeton në SHBA.

Përgatiti Sava Lena