Nëse udhëtoni jashtë Tirane, ju do të mahniteni nga variacionet e peisazhit rural. Në ndryshim nga qyteti modern dhe i gjallë i Tiranës, fshatrat dhe rrethinat janë vërtet të gjelbëruara dhe të qeta. Jeta këtu lëviz ngadalë si në kohët e vjetra. Ka kala dhe hstori, ushqim dhe njerëz të mirë. Merrni pak ajër të pastër në një atmosferë relaksuese jashtë Tiranës, se sot do të ndalojmë me rubrikën Destinacion, në Pezë, fshatin pikturesk vetëm 22 km larg.

Si të shkoni

Preza është një fshat ideal për organizimin e një udhëtimi të këndshëm ditor në afërsi të kryeqytetit shqiptar. Për të arritur atje me makinë ju duhet të merrni rrugën që lidh Tiranën me Durrësin dhe pastaj të hyni në të djathtë, në segmentin që lidh Vorën me aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit. Një kthesë të çon në një rrugë të ngushtë, të asfaltuar, të mbjellë me ullishte dhe pemë frutore. Kjo rrugë, e cila rrihet nga shumë automjete, të çon drejt e në komunën Prezë. Rrugën do e bëni në 40 minuta. Kjo rrugë thuhet se ka ekzistuar që në kohët e lashta dhe është quajtur qyteti Fenix, për shkak të rrënimit dhe rindërtimit përgjatë shekujve. Presupozohet se këtu jeton një komunitet që ekziston prej më se dy mijë vitesh.

Mund ta bëni rrugën me automjetij tuaj, ose mund të merrni një taksi nga Tirana, psh GreenTaxi, i cili jo vetëm që kushton më pak se ato tradicionalët, por gjithashtu lëshon emetime të ulëta në lidhje me mjedisin.

Çfarë të shihni

Me tu ngjitur në Kalanë e Prezës, në 277 m lartësi mbi nivelin e detit, ju do ta shihni një pamje të mrekullueshme. Kalaja e Prezës është një nga më të ruajturat në Shqipëri, nga ku mund të shihni fushat e Tiranës. Ka një pozicin strategjik dhe nga këtu mund të shihet edhe Lezha, Kruja dhe deti Adriatik.

Preza ia vlen një udhëtim për të vizituar mbetjet e kalasë së lashtë. Ju do të shihni muret rrethuese të fortifikimit kryesor i cili permendet edhe nga Marin Barleti dhe një peizazh idilik, i rrethuar me pemë ulliri, shegë dhe lule që ofrojnë pamje të mrekullueshme të natyrës përreth.

Ju do të mësoni se poshtë asaj lëndine të gjelbër ku zakonisht luajnë fëmijët ndodhet stera e ujit ose depozita e ujit, me të cilën furrnizoheshin me ujë banorët e kalasë dikur. Në ditët me diell kjo zonë përdoret për të bërë piknik, për të lexuar apo për të luajtur fëmijët.

Një ndër objektet më inteeresante dhe të veçanta është xhamia e Prezës. Ajo ndodhet në hyrje të kalasë, është një ndërtim prej guri, me një minare e cia është rindërtuar sipas stilit të viteve 30 dhe që mund të vizitohet si atraksion turistik.

Në krah të saj ndodhen kullat e vrojtimit, një pjsë e të cilave tëë dëmtuara nga koha. Ndërkohë që pika më e lartë ëështë Kulla e Sahatit të Prezës, e cila fatkeësisht u dëmtua pjesërisht nga tërmeti që goditi vendin në nëntor të 2021 dhe që është në proces rindërtimi.

Çfarë të bëni në Prezë

Përveç historisë, Kalaja e Prezës ofron një pamje shumë panoramike të vendeve përreth. Një vend ku mund të shkoni në çdo kohë të ditës dhe të kaloni një kohë të mirë.

Shkoni në një ditë me diell, ecni nëpër oborrin e gjerë dhe shijoni një pije në kafen që ndodhet brenda kalasë.

Një argëtim tjetër është pikniku, diçka mjaft çlodhëse që ju ofrohet në qetësinë e Prezës. Pikniku ju jep mundësinë që të provoni produkte të thjeshta fshati që mund tí blini nga fshatarët aty pranë. Ky argëtim i tërheq familjet pa masë, pasi është zgjidhja më e mirë kundër stresit dhe këtë gjë ta ofron kalaja e bukur.

Por ju mund të argëtoheni me fëmijët edhe duke ngritur balona, të cilat fëmijët i bëjnë vetë ose me ndihmën tuaj. Nuk shtë aspak një aktivitet i lodhshëm, por maft nxitës. Në ditë të tilla, balonat me ngjyrat e tyre ia shtojnë bukurinë kalasë së Prezës.

Ku dhe çfarë të hani

Rreth e rreth kalasë por edhe komunës, mund të bëni edhe ecje të ndryshme, por ajo çfarë i tërheq më shumë njerëzit është pamja e mrekullushme që lokalet panoramikë ofrojnë. Aty mund të shijoni disa nga pjatat tradicionale të Prezës. Restorantet krenohen me mishin e qingjit dhe të kecit që piqen në furrë, me zogun e fshatit me qull (me miell misri me arra, një traditë e shqipërisë së Mesme), e tavën e kosit, puën me pilaf dhe byrekët.

“Ballkoni i Prezës” është ndër të preferuarit. Eshtë një restorant ku sidomos perëndimet janë të mrekullueshme, por edhe drekat janë mjaft të bukura, pasi restoranti ka një ballkon të madh mbresëlënës.

Gjithashtu sugjerojmë edhe “Kantinën Enol”, një restorant i vendosur në fshat, i rrethuar nga hardhitë dhe rrushi. Ndërtesa është e bukur dhe e pastër, me një oborr të madh që ka pamje mahnitëse. Restoranti ofron kuzhinë tradicionale shqiptare.

Suvenirët

Një vizitë nuk është asnjëherë e plotë nëse nuk ndaloni të blini suvenire. Nëse keni shijuar pulën apo zogjtë me qull, të gatuar në një enë balte, atëherë një enë të tillë ju mund ta blini si souvenir në një nga pikat ku vendasit i shesin ato. Por edhe pëlhura të thurura në vegjë, qëndisma etj, janë pjesë e një tradite shumë të hershme që vendasit i kanë ruajtur me kujdes dhe ju mund t’i blini si vizitorë.

Kalaja është e rrethuar nga histori dhe legjenda të shumta. Thuhet se ky ishte vendi ku u festua dasma e motrës së Skënderbeut, Mamica dhe se gjatë betejave kundër osmanëve, ushtarët shqiptarë përdornin muret e kalasë për të komunikuar në fshehtësi mes tyre.

Thuhet gjithashtu se tradita e mbjelljes së ullinjve, ka lindur në kohën e Skënderbeut, kur ishte zakon që çdo çift vendas i sapomartuar të mbillte një pemë për nder të dasmës së tyre.

Ju mund ta dokumentoni vizitën tuaj me një set të mrekullueshëm fotografisht, me një sfond të mrekullueshëm të historisë, natyrës dhe krenarisë për vlerat që kalaja përfaqëson.

Ndërtimi i të kalasë nisi në shekullin e 14 dhe përfundoi në fillim të shekullit të 15. Ajo i përkiste familjes feudale Topia. Kjo kala është deklaruar Monument Kulture i mbrojtur nga shteti.

Neritana Kraja