Frutat janë të pasura në vitamina dhe e mbajnë lëkurën e freskët. Ato nuk kanë yndyrë dhe disa prej tyre ndihmojnë për të humbur kilet e tepërta. Kryesisht, frutat me sasi të lartë uji dhe fibrash janë një zgjedhje e mirë për kontrollin e peshës, pasi ato ndihmojnë të ndiheni të ngopur, pa marrë shumë kalori. Pjesa më e madhe e frutave janë të pasura në vitamina dhe mikroelemente të rëndësishme për trupin. Megjithatë, duhet të kini kujdes pasi frutat përmbajnë dhe sheqer. Sigurisht që jo të gjitha frutat përmbajnë të njëjtin nivel sheqeri. Disa fruta, edhe pse janë të ëmbla, mund të ndihmojnë organizmin në heqjen e dhjamit. Për shembull, shalqiri dhe ananasi edhe pse të ëmbël, ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit, duke ndihmuar organizmin të largojë helmet –përfshi yndyrnat.

Për më tepër, ka disa fruta që në mjekësinë kineze klasifikohen si fruta "të ftohta" – si dardha, shalqiri dhe kivi – që këshillohen gjatë verës. Në verë, dietologët kinezë na këshillojnë që të evitojmë frutat me karakteristika të ngrohta si liçi apo durian.

Shalqiri – 25 kalori për 100g

Shalqiri është një frut me karakter të ftohtë, sipas mjekësisë tradicionale kineze që ndihmon në sistemin urinar. Me një përmbajtje mbi 90 për qind ujë, shalqiri të jep ndjesinë e ngopjes. Përpiquni që këtë verë ta zëvendësoni kekun apo ëmbëlsirat me shalqi. Pra, konsumoni shalqi përditë për të përfituar kaq shumë nga një frut me shije përfekte dhe freskuese.

Ananasi – 41 kalori per 100g

Ananasi është një frut "neutral", që i bën mirë stomakut dhe përmirëson tretjen- një lajm i mirë për njerëzit me problem me yndyrën e tepërt. Ananasi gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut si dhe ndihmon në lehtësimin e inflamacionit dhe edemës.

Dardha – 44 kalori per 100g

Dardha futet tek kategoria e frutave "të ftohtë" sipas MTK-së dhe ndihmon në shëndetin e mushkërisë dhe sistemit të frymëmarrjes. Ka vitamina dhe minerale dhe pak kalori. Një dardhë me madhësi mesatare përmban rreth 5g fibra, sa 1/4 e kërkesës ditore. Sigurisht që fibrat ndihmojnë në absorbimin e yndyrës.

Pitaya (fruti i dragoit) – 51 kalori për 100g

Fruti i dragoit është gjithashtu një furt i "ftohtë" që rekomandohet në verë. Jo vetëm që ka shumë vitamina e fibra dhe pak kalori, por është i pasur dhe në acide yndyrore dhe antioksidantë, që vonojnë plakjen. Gjithashtu ky frut largon toksinat.

Grejpfruti – 35 kalori per 100g

Grejpfruti futet gjithashtu tek frutat e "ftohta" dhe rekomandohet në stinën e verës. Aurantina tek ky frut pakëson oreksin. Ai përmban gjithashtu përbërësin organik nootkatone që përshpejton djegien e dhjamit, prandaj themi se grejfruti na dobëson. Po ashtu konsumi i vazhdueshëm i këtij fruti përmirëson metabolizmin dhe largon helmet.

Gatimi me fruta

Përveç ngrënies si fruta të freskëta, ato mund të përmbajnë veti të mira edhe kur gatuhen. Frutat e pasura në enzima si - ananas, papaja, mango, kivi apo mollë rekomandohen kryesisht për gatim, pasi ndihmojnë në tretjen e proteinave dhe yndyrës. Për ata që kanë një sistem të dobët imunitar, frutat mund t'i ndihmojnë kur hanë peshk ose mish. Është e vërtetë që disa vlera humbasin tek frutat pas gatimit, përsëri mbetet një sasi e mirë. Vitaminat C dhe B shkatërrohen lëhtësisht në temepratura të larta, por vitamina A, proteinat, fibrat dhe karbohidratet nuk ndikohen nga temperatura e lartë. Dardha e gatuar heq zjarrin e brendshëm dhe pushon kollën. Hidet e gatuara ndihmojnë stomakun dhe shëndetin në përgjithësi.

Gazmend Agaj