balerini Spartak Hoxha

balerini Spartak Hoxha

Balerini i talentuar Spartak Hoxha ka lindur në Shqipëri dhe mësimet për balet i ka nisur që në moshën 9 vjeçare. Suksesin si balerin ai e arriti në SHBA. Në fillim të vitit 2017 në Nju Jork u ndanë çmimet e përvitshme “Clive Barnes”, një nderim për artistë të rinj në artin skenik dhe në balet. Balerini shqiptar Spartak Hoxha në atë kohë ishte 25 vjeç, por ishte një ndër katër balerinët që konkurronin për këtë çmim.

Spartak Hoxha

Spartak Hoxha

Trupa e Baletit të Nju Jorkut vuri në skenë “Arrëthyesin”, baletin e shumëpritur të sezonit. Balerini Spartak Hoxha interpretoi tre role në këtë balet. Por, përveç emocioneve të interpretimit, ai mbart këto ditë edhe emocionet e konkurrimit për çmimin prestigjoz “Clive Barnes”. U deshën shumë hapa të mundimshëm deri në ngjitjen e tij në këtë skenë prestigjoze. Ai nuk e kishte kuptuar talentin që kishte deri në momentin kur baleti e gjeti atë.

Për Spartakun kjo nuk është thjesht një punë, nuk është një bilanc ambicjesh dhe arritjesh, baleti për të është dashuria më e madhe e jetës. Atij pëlqen muzika, i pëlqen të kërcejë nën tingujt e muzikës. Sa herë dëgjon muzikë, e kap dëshira për të kërcyer.

Spartak Hoxha duke interpretuar me trupën e Baletit të Nju Jorkut (TV Klan)

Spartak Hoxha duke interpretuar me trupën e Baletit të Nju Jorkut (TV Klan)

Edhe kur ka qenë i vogël, i pëlqente të kërcente. Prindërit tregonin se sa herë fillonin të luanin muzikë, ai ishte në këmbë duke kërcyer. Është një formë shumë e bukur e artit. Balerini Spartak Hoxha është shprehur në një intervistë: “Baleti është një formë arti që kërkon shumë punë, shumë mund, me qëllimin që interpretimi të duket i lehtë e i këndshëm, jo i sforcuar, por në realitet është krejt ndryshe”.

Përgatiti Sava Lena