Robert Permeti mbaroi shkollën ushtarake “Skenderbej" për oficer gjitharmësh nga viti 1963 deri në 1970 si dhe shkollën e Kulturës, ndërsa dhe gjatë viteve 1970-1975 studioi ne Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, për pikturë. Roberti u specializua për skenografi dhe kostumografi. Ai ka shërbyer në njësi të ndryshme të Forcave të Armatosura në Fier, Vlorë, Sazan, Burrel, Librazhd etj dhe pas viteve ’90 u emërua në Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, me gradën nënkolonel. Roberti ka punuar si pedagog i jashtem në univeristetet "UFO" dhe "Medikadent", Veprimtaria e tij artistike përfshin një periudhë mbi 30- vjeçare dhe dominohet kryesisht nga gjinia e tabllosë kompozicionale dhe e portetit.

CMG: Cilat janë pikënisjet tuaja qysh në rini?

Robert Permeti : Është bukur të flasësh për kulturën dhe sa herë që i rikthehem bisedave të tilla ndiej shumë nostalgji. Piktura ka qenë pasioni im që i vogël. Njerëzit kanë qenë gjithmonë aty për të më mbështetur dhe për të më vlerësuar punën. Çdo gjë që unë shikoja kisha dëshirë ta ktheja në pikturë. Nuk kanë shkuar të gjjtha gjërat në rregull, por kam qenë me fat që rreth vetes kam pasur dashamirës të artit. Kjo më ka krijuar klimë miqësore dhe nxitëse deri në ditët e sotme që unë flas për të bukurën. Një auditor kompleks me jepte mua ndjesi shumë të mirë.

Temat që unë trajtoja kanë qenë ato të luftës dhe që i bëjnë jehonë mbrojtjes të vendit ndaj dhe përqafoheshin.

CMG: Piktura dje dhe sot. Çfarë ka ndryshuar?

Robert Përmeti: Gjithe arti botëror ka vënë themelet në një periudhë ku u vendos në qendër natyra e luftës, biblike etj. Është krijuar një artific mes pikturës realiste dhe moderne. Në tërësinë e vet piktorët me pretendime ishin ata që donin të trajtonin tema të rëndësishme.

Nuk flasim për tema të lehta, por të përcjellim një mision.

Ndaj veprat e së kaluarës kanë një rëndësi të llojit të veçantë.

Piktura dje i ka paraqitur më me seriozitet të gjjtha tablotë.

CMG :Cila ka qenë për ju piktura që ka pasur shumë rëndësi, por nuk është promovuar siç duhet?

Robert Përmeti: Unë kam disa tablo të cilat kanë qenë keqtrajtuar.

Njëherë mbaj mend që kisha një tablo në një ekspozitë që tentonte te dilte për fond në galeri kombëtare dhe sërish ma kthyen dhe nuk ma vlerësuan. Kur po kthehesha për në Librazhd një grup studentësh në heshtje po komentonin pikturën time. I vendosnin epitete nga më të bukurat dhe flisnin për të pa ditur që autori isha unë. Ky është për mua vlerësimi më i madh dhe e vetmja dhuratë nga piktura e mirëfilltë.

CMG:Ndër vite çfarë ka mbetur peng në anën profesionale?

Robert Permeti: Të gjjtheve ju ngel merak diçka, pasi kalojnë vite.

Sot që flas për mua ka vetëm një peng të arrij të realizoj disa tablo që i kam në plan. Me trishton pak fakti që ende nuk e kam një studio ku unë të pikturoj ndaj dhe s'po gjej kohën e duhur. Kjo për mua është torturë shpirtërore në kuptimin artistik.

CMG: Cila ditë për ju është perfekte dhe e plotësuar qoftë nga ana profesionale, qoftë nga ana personale?

Robert Pëmeti: Flitet shumë për lumturinë, por ajo nuk ekziston dhe unë mendoj që janë koncepte të hedhura për kostum.

Le t’i referohemi nivelit të kënaqësisë, kur një njeri arrin në një pikë të caktuar por jo në atë që duhet të jetë, vërtet thjesht e gënjen veten për atë arritje, por jo se e ka arritur vërtet atë pikë.

CMG: Familje, shoqëri dhe punë, si e ndani dhe e masni kohën?

Robert Përmeti: Këto janë të gjjtha të lidhura me njëra tjetrën.

Kam një familje që gjithnjë më ka respektuar dhe me ka ofruar mbështetje. Fëmijët e mi, të cilët kanë qenë aty për të respektuar atë që unë bëj, punën time. Të gjjthë në forma të ndryshme kanë investuar që unë të bëj më të mirën. Gjuha jonë e komunikimit është e butë dhe gjithçka ka ardhur gradualisht.

CMG: A mban jeta juaj një titull?

Robert Përmeti :Torturë! Jeta është e tillë, sepse kemi gjithçka dhe asgjë. Po ta mendosh sot dikush qesh, dikush qan, dikush dehet, por e nesërmja është gjithmonë esëll dhe në këtë formë vijnë mungesat, të cilat të torturojnë për t’i pasur. Jeta është e bukur për të jetuar!

CMG: Piktura juaj e parë. Kush e ka kritikuar?

Robert Përmeti: Çudia e madhe! Një miku im që i kërkoja këshilla gjithmonë. Ai me ka përkrahur përherë, madje mbaj mend që edhe ngjyrat ndalonte përherë diku për t’i blerë dhe m’i sillte në atë kohë nuk ishte kaq e lehtë.

CMG: A e keni jetën tuaj nën kontroll?

Robert Përmeti: Rrethanat e jetës sime nuk kanë qenë të lehta, por vështirësitë të bëjnë të kesh më tepër jetën në kontroll. Isha i ri, por u bera goxha i pjekur pikërisht prej vështirësive. Kam qenë dhe vijoj të jem një njeri i qetë, që nuk di të dalë prej kësaj zone për ta pasur jetën në kontroll.

CMG: Robert, libri juaj i fundit, çfarë tabloje ka dhe pse duhet ta lexojnë lexuesit?

Robert Përmeti: Nuk ka mjet më të mirë për të mësuar se libri.

Libri im është një rikthim në kohë i ngjarjeve dhe shumçka tjetër.

Aty gjenden më së miri pikturat e mia ndër vite, por edhe detaje tepër të gjalla. Ja vlen të lexohet. nëse preferoni diçka për kulture gjatë kësaj vere.

Intervistoi Megi Latifi