Hyrja kryesore e Gardenland Resort
Vetëm 15 kilometër larg Shkodrës përgjatë rrugës nacionale Bushat-Barbullush gjendet mes fushave të Zadrimës, ngjitur me lumin Drin gjiganti turistik “Gardenland Resort”. Kjo njësi akomoduese për turistët e huaj dhe vizitorët vendas pozicionohet në një kombinim të mrekullueshëm të natyrës në qarkun Shkodër. Janë 45.000 metra katrorë hapësira të përkthyera për vizitorët në ambjente të ndryshme argëtuese dhe çlodhëse dhe më e veçanta një pishinë gjigante, e konsideruar si ndër më të mëdhatë në Ballkan me 600 shezlone dhe kapacitete akomoduese deri në 800 persona. Komplet pjesa e pishinës sëbashku me shezlonët gëzon një hapësirë prej afro 5500 metër katror. Në pishinë organizohen sporte ujore në data të ndryshme dhe është e organizuar në mënyrë të tillë që të jetë e përshtatshme për të gjitha grupmoshat.
Administratori i “Gardenland Resort” Përparim Rraboshta tregon për radio Ejani tendencën e këtij sezoni, sa i përket turistëve të huaj, ku vërehet se ky destinacion po preferohet edhe nga turistët arabë.
“Gardenland Resort është një kompleks turistik i mirëmenduar. Ai është i ndërtuar në zonën e Barbullushit, njësisë administrative Bushat të qarkut Shkodër. Gardenland pret miq dhe mysafirë nga e gjithë Europa, por kryesisht këto ditët e fundit po shohim që po na vijnë shumë nga vendet arabe. Nuk e kuptoj, ndoshta interneti kohët e fundit ka bërë gjërat e mira dhe ato e shohin nëpërmjet internetit dhe bëjnë prenotime. Prenotimet te Gardenland nuk është se vijnë rastësore një ditore, por ne jemi duke pasur kënaqësinë se ato janë edhe disa ditore, edhe 10 ditore. Kemi shumë turistë që kanë ardhur nga zona e Gjermanisë, Hungarisë por edhe bashkëatdhetarë shqiptarë, nga zona e Tiranës dhe Durrësit dhe po frekuentohet me 3-4 ditë qëndrimi në Gardenland.’- thotë sipërmarrësi Rraboshta.
Pishina-Gardenland-Resort
Nëse viziton “Gardenland Resort” thuajse 100 përqind e ushqimit është bio, i prodhuar nga fermat e ndërtura nga ky resort që ka të pandashëm agroturizmin. Perimet, frutat, mishi e bulmeti vijnë nga fermat e “Gardenland”, duke bërë që çdo gjë të jetë e kontrolluar nga ferma në tavolinë për vizitorët. Ajri i pastër padyshim është një pikë e fortë e këtij resorti, për shkak të pozicionit gjeografik.
“Normalisht meqenëse ne kemi hyrë dhe në fazën e agroturizmit, ushqimi është mjaft i preferuar dhe shumë i mirë. Por edhe kushtet që janë ndërtuar si pishina e Gardenland-it është një ndër pishinat më të mira në Ballkan dhe uji është ndër më të pastrit, sepse gjatë ndërtimit është ndërthurur puna mekanike/inxhinierike ku komplet sasia e ujit pastrohet çdo katër orë, ndërrohet i gjithë uji. Besoj se jemi të kënaqur, puna është më e mirë se viti 2018, 2019 nuk po përmendim 2020 që ishte pandemia, por është shumë më lart se këto vite. Gardenland-i tashmë njihet sepse sipërfaqja e tij është në një sipërfaqe toke prej 45000 metra katrorë. Ka të ndërtuar 50 dhoma, 2 restorante, 3 bare. Në këtë periudhë frekuentohet më shumë prej emigrantëve, sidomos komplet zona e Nënshkodrës përballon te Gardenland-i. Shpresat janë të mira për të ardhmen dhe shpresojmë që vit pas viti të kemi rritje.”- shton Rraboshta.
Përveç atyre që stacionohen për disa ditë në këtë resort, Gardenland shërben edhe si stacion në kohën kur turistët dhe pushuesit duan të vizitojnë pika të tjera turistike në zonën e Shkodrës dhe më gjerë, për shkak të komoditetit që ofron.
“Gardenlandi është i favorizuar prej faktit se zona e Nënshkodrës ka pasuri të mjaftueshme dhe pika turistike të tjera për t’u vizituar. Kështu një ndër pikat më të afërta që kemi është lumi i Shalës, ku shumë turistë vijnë dhe akomodohen në hotel tek ne dhe shkojnë dhe vizitojnë lumin e Shalës. Po ashtu mund të vizitohet edhe Kalaja e Rozafës, qyteti i Shkodrës, Pika e Maskave që është një ndërmarrje shumë e preferuar për t’u vizituar nga të huajt, gjithashtu edhe Ura e Mesit që është monument historik”, thotë sipërmarësi.
Si çdo sezont turistik, edhe këtë vit drejtuesit e kompleksit kanë ofruar paketa mjaft të favorshme familjare, duke ju përshtatur xhepave të çdo qytetari dhe duke i ofruar shërbime të gjera.
“ Gjithashtu kanë gjetur për t’u akomoduar te Gardenlandi gjatë qëndrimit disa ditor që bëjnë ato me mjetet tona. Ne i çojmë në plazhin e Velipojës për të kaluar një ditë ndryshe. Turistët që vijnë në Gardenland kanë me çfarë të merren në një periudhë 4-5 ditore që ata qëndrojnë në Gardenland, 2 apo 3 ditë mund të vizitojnë pikat turistike përreth.” - thotë Rraboshta.
Shetitje-me-Kanoe në lumin Drin
Këtu janë ndërthurur aktivitetet turistike dhe sportet. Aty mund të gjesh një rezervat peshku, një fushë futbolli dhe volejbolli, zona e kampingut dhe fermës, si dhe janë shtuar biçikletat dhe kanoe.
Në kufirin verior të Gardenland Resort, pranë zonës së pishinës, rrjedh një degë e lumit Drin. Aty është ndërtuar një shëtitore ku vizitorët mund të eksplorojnë në këmbë një pjesë të lumit. Por eksperiencën më të mirë e merr duke shëtitur me varkë ose me kanoe. Pasi merr jelekët dhe pajisjet drejtohesh drejt zonës së lumit dhe zhytesh në një botë të egër. Ky nuk është lumë i rrëmbyeshëm, pasi prurjet janë relativisht të ulta në çdo stinë. Nëse jeni të apasionuar pas peshkimit, tek Gardenland ofrohet një mundësi ideale. Nëse e konsideroni veten profesionist në këtë fushë, atëherë merr pajisjet e peshkimit dhe peshko peshk të egër në lumin Drin. Sa kohë nuk mund ta përfytyrosh qytetin e Shkodrës pa biçikleta, rrjedhimisht edhe “Gardenland Resort” ofron biçikleta për grupmosha të ndryshme dhe ju mund t`i merrni dhe të shëtisni në Gardenland ose në fshatrat ngjitur. Është një eksperiencë e bukur dhe peisazhi është mahnitës.
Ura e Mesit
Për hiking janë dy sugjerime: Guri i Dragonit, i cili ndodhet vetëm 2 km larg nga “Gardenland Resort” dhe Muzeu Ndre Mjeda, i cili ndodhet rreth 5 km larg. Për këto dy destinacione janë ndërtuar guidat elektronike, ku udhërrëfyesi yt është celulari dhe t’i arrin që t’i vizitosh lehtësisht këto destinacione.