Foto:VCG

Foto:VCG

Dikur, në Mbretërinë e Sung, ishte një njeri i pasur. Pas një rrebeshi muri i shtëpisë së tij filloi të shembet.

- Nëse nuk e rregullojmë këtë mur, - thotë djali i tij, - ta dini se në shtëpi mund të na hyjë një hajdut.

Edhe fqinji i vjetër bën po të njëjtin paralajmërim.

Po atë natë, zotërisë së pasur, domethënë, të zotit të shtëpisë me mur të shembur, i vodhën një shumë të madhe parash.

Dhe zotëria që i vodhën paret u habit me zgjuarsinë e djalit të tij dhe e vlerësoi shumë, por kurrë nuk i besoi fqinjit të tij të vjetër.