Foto nga VCG

Moderatorja: Ne emisionin e sotëm kemi menduar të bëjmë një përsëritje të fjalëve që kemi mësuar në emisionet e mëparshme, pra zhongguo (Çunguo-Kinë), hanyu (Han y – kinezisht) dhe nihao (nihao- përshëndetje).

Iljaz Spahiu: Menduam të bëjmë përsëritje, nga njëra anë për tju ndihmuar të ngulitni më mire këto fjalë, por gjithashtu edhe për ata dëgjues që nuk kanë mundësi të na ndjekin në emisionet e kaluara.

Pra po fillojmë me zhongguo- Kinë se, kjo fjalë përbëhet nga dy hieroglife, ose karaktere, zhong- mes dhe guo-vend, pra një kuptim i kësaj fjale është vendi i mesit ose mbretëria e mesit. Termi zhongguo haset për here të pare në mbishkrime që iu përkasin viteve para Dinastisë Zhou. (1046-256 para erës së re), por edhe me emërtime të tjera si “huaxia”, “zhonghua”, “zhongyuan”,etj. Pas krijimit të shtetit të unifikuar shumëkombësh gjatë Dinastisë Qin (221-206 para erës së re), popullsia Huaxia u shndërrua në grupin etnik kryesor dhe më kompakt

Moderatorja: Diçka edhe për prejardhjen e fjalës Kinë në shqip ose China në anglisht.

Iljaz Spahiu: Fjala “China”, që më vonë në shqip ka ardhur si “Kinë”, ka filluar të përdoret në anglisht që nga shekulli 16-të, megjithëse në atë kohë nuk përdorej nga vetë kinezët. "China" shfaqet në përkthimet e Richard Eden në vitin 1555 të revistës së vitit 1516 të eksploruesit Portugez Duarte Barbosa. Në vitin 1655, Martino Martini, një misionar jezuit që ka jetuar në Kinë gjatë asaj kohe, ishte ndër të parë që sugjeroi që fjala Kinë rrjedh nga emri i dinastisë Qin (221-206 pes).

Aktualisht emri zyrtar i shtetit modern kinez është “Republika Popullore e Kinës” (zhonghua renmin gongheguo), shkurt Kina (zhongguo).

Moderatorja: Siç kemi thenë që në fillim të këtij emisioni, qëllimi i tij përveç mësimit të gjuhës kineze, është që nëpërmjet saj të tregojmë edhe diçka për histonë, kulturë, civilizimin, traditat e zakonet e popullit kinez.

Iljaz Spahiu: Pikërisht, ky në fakt është edhe qëllimi kryesor i këtij emisioni, por gjithashtu mendoj se kjo do ti nxisë dëgjuesit të jenë edhe më të interesuar për të mësuar gjuhën

Kina është një nga vendet me historinë më të vjetër në botë. Rreth 5800 vjet përpara, në Pllajën Qëndrore përgjatë Lumit të Verdhë u çfaqën shenjat e para të civilizimit, i cili përgjatë shekujsh u bë një nga civilizimet e para dhe më të rëndësishme në botë, që njihet si civilizimi Huaxia( ose thënë ndryshe civilizimi kinez). Për mijëra vjet sistemi politik që ka sunduar në Kinë ka qenë monarkia ose Dinastitë e trashëgueshme. Pas shpërbërjes së Perandorive në botë, mund të themi se Kina është i vetmi vend që ka trashëguar kufinjtë e perandorisë ekzistuese. Kina antike njihet edhe si vendi i disa shpikjeve të rëndësishme për kohën, ose i katër shpikjeve të mëdha, letrës, busullës, barutit dhe shtyshkrimit. Po kështu, nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit, Kina vendosi lidhje tregtare me pjesën tjetër të botës.

Pas sundimit mbi 2000 vjeçarë të 43 Dinastive të ndryshme, në vitin 1911 shpërthen revolucioni i parë demokratiko-borgjez, i njohur si Xinhai geming, i cili çoi në përmbysjen e Dinastisë Qing dhe themelimin e Republikës së Kinës. Pas fitores mbi ushtrinë japonoze gjate Luftës së dytë Botërore dhe triumfit të Partisë Komuniste ndaj Guomindang në luftën civile që zgjati rreth 4 vjet, më 1 Tetor të vitit 1949 themelohet Republika Popullore e Kinës, që shënon hyrjen në një epokë të re të historisë së popullit kinez.

Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë. Sipas statistikave të shpallura në maj të këtij viti, popullsia e saj arriti në mbi 1 miliardë e 411 milion banorë. Ndërsa sipërfaqja e saj është afro 9.6 milion kilometër katrorë. Gjithashtu Kina është fuqia e dytë ekonomike në botë, GDP-ja e së cilës pritet që para vitit 2030 të kalojë atë të SHBA, ndërsa të ardhura për frymë kanë kaluar tashmë 11 mijë dollarë amerikanë.

Moderatorja: Kalojmë tani në fjalën e dytë, Hanyu- kinezisht, pra gjuha kineze.

Iljaz Spahiu: Ndryshe që ndyshe i thonë edhe zhongwen, zhongguo hua, guoyu ose putonghua. Hanyu është gjuha zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, quhet ndryshe edhe Mandarin, term i cili i referohet gjuhës së kombësisë Han. Mandarin mbështetet mbi dialektin e Pekinit, i cili është më perfaqësues ne pjesën veriore te Kinës. Hanyu është një ndër gjuhët më të vjetra në botë dhe i përket familjes së gjuhëve sino-tibetiane. Duke qenë se kinezishtja moderne përveç gjuhës mandarin, ka edhe një sërë dialektesh, për standartizimin e saj janë marrë një vendimesh, dhe duke filluar nga viti 1923, si gjuhë kombëtare zyrtare (guoyu) u vendos gramatike e dialektit të veriut dhe si shqiptim dialekti i Pekinit. Në vitin 2000, sipas Ligjit për Standartizmin e Gjuhës, u vendos mandarin (putonghua) si gjuhë përdorimi në vend.

Disa nga karakteristikat e gjuhës kineze.

Gjuha kineze nuk është një gjuhë e shkruar alfabetike, por materiali bazë i saj janë herioglifet ose karakteret siç quhen ndryshe. Herioglifet çfaqen qysh para 3000 vitesh para erës së re. Gjuha kineze eshte e ndërtuar me rrokje, ku një herioglif përfaqëson një rrokje dhe ka një kuptim te caktuar. Bashkimi i disa rrokjeve, pra disa herioglifeve, formon fjalorin e gjuhës kineze. Një avantazh i herioglifeve është se ato përmbajnë informacione, pra vetëm nëpërmjet një pjese të herioglifit mund të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë, p.sh. he (河 ) –lumi, shihet se përpara janë tre pika që përfaqësojnë ujin. Nje tjetër veçori e gjuhës kineze është, se ajo ka nje morfologji shumë të thjeshtë, por sintaksë shumë të pasur dhe të komplikuar.

Një avantazh tjetër është se pavarsisht dialekteve, pra mënyrës si lexohen në zona të ndryshme, madje edhe në Japoni apo vende të tjera, ato kanë një kuptim të pandryshueshëm. Kështu pavarsisht se unë përshembull nuk e flas dialektin e Shanghai-t, por i shkruar është i njëjtë me gjuhën mandarin.

Një fakt interesant është se shkrimi alfabetik i gjuhës kineze (pingyin), ose thënë ndryshe traskiptimi i herioglifeve me gërma latine është realizuar fillimisht gjatë Dinastisë Ming (1368-1644) nga misionarët perëndimorë. Si shpikës i pingyin mbahet misionari francez i Shoqërisë së Jezuitëve Nicolas Trigault. Më vonë sistemi i shkrimit me pingyin erdhi duke u përsosur, deri sa tani edhe zyrtarisht është përcaktuar edhe “Skema e alfabetit fonetik kinez(pingyin), i cili është i njohur edhe nga Kombet e Bashkuara

Sipas të dhënave të OKB-së rreth 1.6 miliard njerëz në botë përdorin sot gjuhën kineze.

Një tjetër karakteristikë e kinezishtes është edhe shqiptimi. Gjuha kineze ka katër tone, të cilët kanë rëndësi pasi ka shumë fjalë që shkruhen dhe shqiptohen njëlloj, por kane tone dhe herioglefe te ndryshme, gje qe jep edhe kuptime te ndryshme.

Moderatorja: Dhe fjala e fundit që do të përsërisim sot është nihao- përshëndetje, por gjithashtu do tju njohim edhe me disa zakone të kinezve kur përshëndeten.

Iljaz Spahiu: Ni hao përbëhet nga dy herioglife, ni dhe hao. Ni do të thotë ti, kurse hao –mirë? Në gjuhën kinze Ni hao është fjala më e përdorur në takimet mes njërëzve, është fjala themel e saj. Përdoret si fjalë përshëndetëse për të treguar nderim, por edhe si fjalë hapëse e një bisede

Sigurisht që ashtu si përshëndetje në shqip, mes të njohurve apo miqve të afërt, përdorimi i saj është paksa i tepruar dhe sikur krijon një lloj distance në komunikim.. Në rastet kur përdoret në formë pyetëse si, Ni hao ma?- ka kuptimin Si jeni? Dhe në këto raste shoqërohet me Hen hao, Xie xie! –Shumë mirë, Faleminderit!

Sigurisht që përveç Ni hao, ne gjuhën kineze do të gjejmë edhe shumë shprehje të tjera përshëndetëse, si Zaoshang hao- Mirëmëngjes, wanshang hao-Mirëmbrëma, Wanan- Natën e mirë, Zenmeyang? – Çkemi? etj.

Kinezët kur takohen nuk para e kanë zakon të japin dorën ose të përqafohen, ata zakonisht përshëndeten me një përkulje të lehtë dhe mes miqsh apo të njerëzve të afërm nuk përdorin Ni hao, por i drejtohen njeri- tjetrit me emër.

Përgatiti Iljaz Spahiu