Nëse kanë diçka impresionuese resortet aq të përmendur të Turqisë, pa dyshim janë pishinat e mëdha dhe akuaparqet mahnitëse, që kthehen në atraksionin më të kërkuar të pushimeve familjare.

Por jo të gjithë familjet kanë mundësi të përballojnë një javë pushime në Turqi, prandaj mos u mërzisni, nëse nuk mund të shkoni as këtë vit atje, pasi, një resort i madh, argëtues, plot andrenalinë, mund të jetë parajsa ujore e kësaj vere për fëmijët tuaj, vetëm 10 minuta me makinë nga Tirana.

Equos

Equos

E kemi fjalën për Equos Resort, aquaparku më i madh në rajon, i cili ka menduar për të gjithë.

Aquaparku ndodhet në fshatin Mullet, në periferi të Tiranës dhe është i hapur shtatë ditë të javës. Për të shkuar atje mjafton të merrni makinën private, do të kaloni qendrën e madhe tregtare TEG, dhe pas disa minutash do të ndodheni atje. Gjatë rrugës ka tabela të vogla informuese, të cilat do ju udhëheqin deri sa të mbërrini në aquapark.

E rrethuar nga palmat, me një dizajn unik, ky resort ujor, ofron qetësi dhe komoditet për familjet.

Mund të shkoni në çdo ditë të javës, pasi aquaparku është përditë i hapur. Duhet ta dini se të shtunave dhe të dielave, çmimi është më i lartë për biletën hyrëse. Gjithashtu duhet të dini se çmimi për të rritur është 1700 lekë personi, ndërsa për fëmijët (dhe në këtë rast ndikon gjatësia e tyre, poshtë 1.30 cm) është 1200 lekë. Sipas këtij kategorizimi që në hyrje, të gjithëve u vendoset edhe një shirit me ngjyra të ndryshme në dorë, i cili më tej orienton stafin, të lejojë ose pengojë, aktivizimin e mysafirëve në atraksione të ndryshme, sipas shkallës së vështirësisë dhe parametrave truporë.

Gjithashtu, ka disa atraksione në ujë, si rrëshqitja me një farë shkalle rrezikshëmrie më të lartë, që lejohen të bëhen vetëm me shoqërinë e prindit.

Ky lloj katgorizimi i jep siguri çdo kujt që frekuenton aquparakun, pasi asgjë nuk i lihet në dorë rastësisë. Me biletën që keni paguar, që në hyrje, ju keni paguar në të njëjtën kohë mundësinë për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e zbavitjes që ofron aquaparku dhe që nuk janë pak.

Equos Resort Tirana

Equos Resort Tirana

Në aquapark mund të argëtoheni në një nga 7 pishinat, të cilat dallojnë nga njëra-tjetra për veçantinë që kanë.

Ka pishina për të vegjëlit dhe lodrat që u përshtaten atyre, ka pishinë vetëm për të rinjtë, e konceptuar si një poolbar, ku luhet muzikë dhe bëhen shkuma party, ka pishinë familjare, ku bashkë prindër e fëmijë mund të argëtohen së bashku, ka edhe pishina Adult Only, të cilat në fakt janë të lidhura me rrëshqitëse të një shkalle vështirësie ekstreme dhe fëmijët sigurisht janë të përjashtuar. Gjithashtu ka edhe pishinë valëzuese, ku mund të laheni si mes dallgëve të detit.

Baret ku mund të konsumoni pije janë disa, të shpërndara në pika të ndryshme, ndërsa mund të drekoni nën hijen e pishave si në një ballkon, kryesisht “finger food”, ku poshtë do të shihni të kaltrën transparente të ujit të pishinave.

Një programacion i pasur me evente, shfaqje animacioni, party, performanca dhe lojëra të ndryshme është gjithmonë prezent. Këtu asnjë ditë nuk i ngjan tjetrës.

Në mënyrë që të kaloni një fundjavë vërtet argëtuese por njëkohësisht edhe çlodhëse, ne ju rekomandojmë që të flini një natë në hotelin e aquaparkut, i cili ka plot 15 suita mjaft komode. Një pushim për të cilin të gjithë kanë nevojë pas një dite të bukur dhe plot andrenalinë.

Duke qenë i pari i këtyre përmasave në Shqipëri, ne e kemi klasifikuar të parin Equos Resort, por duhet ta dini se ka një listë të tërë pishinash në pika të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonat e saj periferike, të cilat mund të jenë destinacioni juaj i një fundjave argëtuese dhe plot andrenainë, pa u larguar shumë nga kryeqyteti.

Për t’jua bërë më të lehtë zgjedhjen e destinacionit për të pushuar në fundjavë, po ju listojmë pishinat e tjera më të mira në Tiranë. Ambientet më ekskluzive të kryeqytetit nuk ofrojnë vetëm pamje fantastike dhe arkitekturën moderne, por kanë dhe klientelë të përzgjedhur, kështu mund të shijoni një pije në qetësi të plotë në buzë të pishinës dhe t’ju duket sikur keni pushuar një fundjavë të tërë në plazh.

pishina tagani

pishina tagani

Kompleksi i Pishinave Tagan

Ky kompleks ndodhet në fshatin Tagan, Petrelë, 12 km në juglindje të kryeqytetit, rruga kombëtare Tiranë-Elbasan. Kompleksi Tagan ka karakter sportiv-argetues-relaksues, ku çdo frekuentues zgjedh në mënyrë të pavarur një aktivitet fizik, për mireqënien e trupit dhe mendjes së tij, në mënyrë individuale ose të orientuar nga instruktorë e trajnerë, gjithçka e lidhur ngushtë me elementin ujë.

select hill

select hill

Select Hill Resort

Select Hill Resort është një resort i bukur në Tiranë me një pishinë të hapur dhe të madhe që ofron një pamje mahnitshme. Gjatë fundjavave këtu organizohen festa në pishinë me këngëtarë të njohur shqiptarë dhe gjithashtu party-shkuma. Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë-Dajt, km 4.

teater kame

teater kame

Teater Park Kame

Teater Park Kame ndodhet vetëm 20 km nga Tirana, i rrethuar nga kodra me pisha si dhe pozicioni buzë lumit Erzen e bëjnë këtë vend ideal për të pushuar. Ju mund të notoni dhe pushoni nën cicërimat e zogjve.

chateau-rexhekri

chateau-rexhekri

Chateau Rexhekri

Chateau Rexhekri është një oaz i qetësie vetëm 12 km larg Tiranës në fshatin Surrel. Është një vend ideal për t'u çlodhur dhe për të harruar stresin e qytetit. Pishina është shumë e madhe dhe me pamje nga kodrat e gjelbëruara të Tiranës. Stili arkitekturor e bën akoma më tërheqës këtë vend te denjë dhe për foto Instagrami.

National Sport Park

National Sport Park është një vend që ofron më shumë se pishina, e teksa gjendeni atje do të gjeni një sërë aktivitesh për t’u argëtuar. National Sport Park ka dy pishina të mëdha, të cilat janë mjaft të mirëmbajtura nga stafi. Pasditeve ju mund të zgjidhni të luani tenis ose volejboll.

Aquapark

Aquapark

Kompleksi i Pishinave Aquadrom

Nëse nuk doni të largoheni shumë nga Tiranë, atëherë zgjidhja e duhur është kompleksi Aquadrom, i cili ndodhet pranë Liqenit Artificial. Kompleksi ka pishina verore dhe dimëroree dhe janë të ndara në pesë kategori: pishina olimpike, pishinë V.I.P, pishinë familjare, pishinë me trampoline, pishinë dimërore.

Aqua Park është shumë i preferuar nga familjet, sepse ata kanë kënde të veçanta dhe pishina për fëmijët, rrëshqitjet e ujit, sportet e ujit si dhe për barin e pishinës për mamin dhe babin. Restoranti është shumë modern, por ju mund të zgjidhni dhe nga menuja e fast food-it. Aqua Park ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës pranë qendrës tregtare City Park.

Ka shumë vendpushime të tjera të këtij lloji të përhapur në të gjithë periferinë e Tiranës dhe nuk mund t'i përmendim dot të gjitha këtu. E rëndësishme është që ne ju dhamë disa alternativa dhe ju mund të zgjidhni.

Neritana Kraja