Ndryshe nga një vit më parë sezoni turistik veror në Shqipëri duket se do të ketë më shumë gjallëri dhe për shkak të situates së përmirësuar epidemiologjike, që ka ardhur si rezultat i imunizimit natyror dhe vaksinimit të popullsisë. Ministri i Turizmit Blendi Klosi në deklaratat e tij për mediet lidhur me sezonin e sivjetëm veror është shprehur besimplotë se do të shënojë rritje të numrit të turistëve, duke ndikuar dhe në rritjen ekonomike në vend.

“Sezoni i ri turistik besoj do të shënojë një arritje shumë të madhe për ekonominë shqiptare, prandaj na duhet të përgatitemi fort dhe për këtë së bashku me kryetarët e bashkive me prefektët do të ndërmarrin të gjithë aktivizimin e nevojshëm për të sistemuar të gjithë zonën e plazhit, po ashtu do të duhet që së bashku me operatorët turistikë të promovojmë një turizëm turistik free corona dhe për këtë arsye i gjithë proçesi i vaksinimit që po ecën me shumë shpejtësi në gjithë Shqipërinë do të duhet që të zhvillohet me shumë përkujdesje në sektorin turistik. Besoj që do ja dalim që të jemi vendi i parë në rajon për vaksinim të të gjithë sistemit të operatorëve turistikë, duke pasur mundësinë që me fillimin e qershorit e pastaj me muajt më intensiv të turizmit të kemi një turizëm të kontrolluar dhe shumë të mbrojtur nga pikëpamja e korona virusit,’’ –ka theksuar ministri Klosi.

Turizmi në sprovën e dytë të pandemisë/Monitor

Turizmi në sprovën e dytë të pandemisë/Monitor

Situata epidemiologjike dhe sezoni turistik

Nga 1 korriku hynë në fuqi masat e reja kundër pandemisë së koronavirusit. Komisioni Teknik i Ekspertëve vendosi shtimin e një orë më shumë liridalje, pasi ora policore shtyhet në orën 24:00 nga 23:00 që ishte. Gjithashtu lejohet kthimi i tifozëve në stadiume dhe shfaqjet apo teatrot, por me numër të kufizuar spektatorësh dhe masa të rrepta të zbatimit të protokolleve anti-Covid.

Mbetet pa ndryshuar një ndër masat që ka shkaktuar polemika dhe në opinionin publik që është muzika në lokale. Autoritetet kanë vendosur që orari lejuar të jetë sërish ora 22:00.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se pavarësisht lehtësimit të masave anticovid dhe një situate të mire epidemiologjike në vend, mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili ndonëse nuk është identifikuar në Shqipëri, ka shënuar raste në vendet fqinje. Vaksinimet vazhdojnë sipas fashave të propozuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe të marten e të mërkurën e fundit të qershorit u praktikua dhe “Ditët e hapura” për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç, ku u vu re një interesim i madh kryesisht i të rinjve për t’u vaksinuar.

Turizmi shqiptar/O2 news

Turizmi shqiptar/O2 news

Operacioni Bregdeti ynë dhe pastrimi i plazheve

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka apeluar herët për të pasur një Shqipëri të pastër. Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme. Ky operacion synon pastrimin e bregdetit e territorit dhe çuarjen para ligjit të shkelësve. Ndërkohë dosjet për çdo subjekt shkelës, sipas ministrit të Brendshëm Çuçi, janë përmbyllur tashmë, ndërsa pas zonës së bregdetit, operacioni do të vijojë edhe në anët e rrugëve nacionale, për t’i pastruar nga ndërhyrjet e paligjshme.

Plazhet shqiptare

Plazhet shqiptare

Rendi dhe siguria gjatë sezonit turistik veror

Policia e Shqipërisë ka nisur patrullimet e përbashkëta me uniformat blu të Kosovës për sezonin veror. Këto patrullime janë rezultat i suksesit të viteve paraprake, sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy policive, kanë theksuar drejtuesit e policisë.

Nisja e patrullimit të përbashkët policor është mirëpritur edhe nga pushuesit kosovarë të cilët tashmë ndodhen përgjatë gjithë bregdetit shqiptar për pushime. Pavarësisht ngjarjeve të fundit të ndodhura në bregdetin shqiptar apo edhe aksidenteve, fluksi i pushuesve kosovarë vjen duke u rritur në këto ditë të nxehta vere. Ky është viti i dymbëdhjetë i patrullimeve të përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri në sezonin veror.

Qeveria shqiptare e ka shprehur synimin për promovimin e turizmit në tregjet ndërkombëtare. Për këtë qëllin ka një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin.

Shqipëria turistike/ Bota sot

Shqipëria turistike/ Bota sot

Prej një muaji plazhet shqiptare të Durrësit, Vlorës, Sarandës, Ksamilit, Velipojës, Shëngjinit apo Divjakës janë mbushur me pushues vendës dhe të huaj, ku një numër të madh e zenë turistët kosovarë. Për situatën turistike në vend, Fatos Cerenishti, nënkryetari i Unionit Turistik, Hotelier tregoi në Euronews Albania se këtë vit pritet që të ketë një fluks turistësh edhe nga jashtë vendit, sidomos nga lindja.

“Sezoni turistik i 2021 ka filluar goxha më mirë se viti që lamë pas. Fundjavat kanë qenë të frekuentuara goxha nga turistët e rajonit dhe Shqipërisë. Tashmë kanë filluar edhe fluturimet e para nga Polonia. Sivjet do të kemi shumë turistë nga lindja, por edhe nga rajoni”, u shpreh ai.

Ndërkohë mësohet se plazhet shqiptare janë të preferuara dhe për turistë nga Ukraina dhe Rusia.

Sipas ekspertëve të turizmit çmimet e shërbimeve, ushqimit apo akomodimet në hotele janë shumë të pëlqyeshme sidomos nga të huajt, por edhe shqiptarët e Kosovës dhe ata vendas. Madje krahasuar me çmimet e rajonit çmimet në plazhet shqiptare janë më të lira dhe nuk kanë tendencë rritjeje.


Eda Merepeza