Hersiana Matmuja e nisi rrugën e artit që në moshë të vogël, por sot po korr suksese në skena botërore. Ajo ka kënduar që në moshën 8-vjeçare, ku u spikat në zbulimin e talenteve të reja. Hersiana lindi në Kukës në vitin 1990 dhe më pas erdhi në Tiranë bashkë me familjen. Në moshën 8-vjeçare Hersiana u angazhua në Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, nga ku u ngjit në skenë me korin e fëmijëve të operës “Don Zhuani”.

Hersiana Matmuja fest femijeve shkoder 2002

Hersiana Matmuja fest femijeve shkoder 2002

Ngjitja e parë në skenë ka qenë gjithashtu në Festivalin "Çelësi i Artë" kur Hersiana ishte vetëm 9-vjeç. Në vitin 2005 Hersiana Matmuja mori pjesë në spektaklin “Ethet e së premtes 3”. Në Dhjetor 2001, në duet me Ester Hoxhën, Hersiana Matmuja mori pjesë në festivalin për fëmijë “Ylberi” me këngën "Uikend".

Hersiana Matmuja ka marrë pjesë shumë shpesh nëpër festivale si Festivali i këngës në RTSH, Kënga Magjike etj. Ka qënë ëndërra e prindërve të saj, që Hersi të bëhet këngëtare dhe ata e kanë shtyrë të ndjekë këtë rruge. Ajo vazhdon të studiojë duke përvetësuar gjithmonë e më shumë teknikën vokale. Ka provuar edhe muzikën lirike që është një emocion shumë i bukur dhe pak më i veçantë se muzika e lehtë.

Hersi Matmuja sot është një këngëtare e njohur. Ajo është rritur në Tiranë dhe ka studiuar në Konservatorin "Santa Cecilia" në Romë për Kanto.

Hersi Matmuja është fituesja e Festivalit të 52-të të Radio Televizionit Shqiptar me këngën “Zemërimi i një nate”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë nga Genti Lako. Me këtë këngë ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2014.

Përgatiti Sava Lena