Jiang Peilan i mëson vizitorët si të bëjnë furça të bukurshkrimit tradicional kinez në një pikë turistike të preferuar në Rajonin Autonom Guangxi-Zhuang të Kinës Jugore.

Jiang, në të 50-tat, është eksperte në prodhimin me dorë të furçave të stilit të Guilin-it, një teknikë e përfshirë në trashëgimitë kulturore jomateriale në rang rajonal. Kursi i saj zhvillohet në një qendër përvoje në një pikë turistike kryesore në qytetin Guilin, që është i njohur për lumenjtë dhe liqenet piktoreske të tij.

Jiang Peilan mëson një vajzë si të bëjë furcën e bukurshkrimit tradicional kinez/ foto nga agjencia Xinhua

Jiang Peilan mësoi një vajzë si të bëjë furcën e bukurshkrimit tradicional kinez/ foto nga agjencia Xinhua

Jiang e konsideron kursin, ku vizitorët mësojnë t'i prodhojnë vetë furçat në drejtimin e saj, si një mënyrë të mirë për mbrojtjen dhe promovimin e një arti që po venitet e që është gjithnjë e më pak tërheqës ndër të rinjtë në epokën digjitale.

“Falë numrit të madh të vizitorëve në këtë pikë turistike, kemi rast ta shfaqim artin përpara më shumë shikuesve,” thotë ajo.

Jiang filloi të mësonte prodhimin e furçave në qendrën e përvojës vitin e kaluar me ftesën e një kompanie kulturore vendore, e cila administron këtë qendër. Ajo nganjëherë jep mbi pesë leksione në fundjavë ose në ditët e pushimeve, në përputhje me kërkesat gjithnjë e më të mëdha të turistëve.

“Qendra i ofron publikut qasje në trashëgiminë kulturore, e cila konsiderohet nga shumë njerëz si e paarritshme,” shprehet Pan Yannan, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë.

Numri i qendrave të përvojës që fokusohen në trashëgimitë kulturore jomateriale, ka pasur një rritje të vrullshme në mbarë Kinën, me shtimin e interesit të kinezëve për kulturën tradicionale.

Qendra e përvojës për tipografinë tradicionale në qytetin Guilin/ foto nga agjencia Xinhua

Qendra e përvojës për tipografinë tradicionale në qytetin Guilin/ foto nga agjencia Xinhua

Vetëm në rajonin Guangxi janë krijuar gjithsej 368 qendra të tilla qysh nga viti 2009, sipas Xu Xiaoming-ut, drejtor i qendrës së mbrojtjes së trashëgimieve kulturore jomateriale të Rajonit Autonom të Guangxi-Zhuang-ut.

Ekspertët besojnë se shtimi i shpejtë i qendrave të tilla të përvojës pasqyron prirjen e përgjithshme të rritjes së vëmendjes ndaj traditës, ndërsa shoqëria kineze, që është bërë më e pasur dhe më e modernizuar, kërkon rivendosjen e lidhjeve me rrënjët e saj kulturore.

“Qendrat u ofrojnë mundësi njerëzve të shijojnë nga afër forcën tërheqëse të trashëgimive kulturore, në përputhje me prirjen e kthimit të modës së vjetër në Kinë,” tha Xu.

Shumë nga dashamirësit e operës së Yunnan-it, një operë tradicionale me një histori qindravjçare, një qendër eksperience afër qytetit Puer të provincës Yunnan i ka kënaqur vizitorët me shfaqjet e rregullta.

Një qendër e përvojës afër qytetit Puer të provincës Yunnan i ka kënaqur me shfaqjet e rregullta për vizitorët/ foto nga agjencia Xinhua

Një qendër e përvojës afër qytetit Puer të provincës Yunnan i ka kënaqur vizitorët me shfaqjet e rregullta / foto nga agjencia Xinhua

Qysh nga viti i kaluar, qendra ka organizuar veprimtari të operës së Yunnan-it çdo muaj, ku artistët veteranë interpretojnë pjesë klasike të operës falas për turistët dhe dashamirësit vendorë.

He Chao, një banor vendor 34-vjeçar klient i rregullt i qendrës, thotë se shfaqjet në këtë qendër i japin gjallëri operës së Yunnan-it, që më parë për të ekzistonte vetëm në tekstet mësimore dhe në kujtimet e fëmijërisë.

Su Yufen, një artiste 77-vjeçare e operës së Yunnan-it në qendër, tha se shfaqjet e rregullta e ndihmojnë qendrën të gjejë dashamirës besnikë dhe relativisht të rinj.

“Shpresojmë të tërheqim dhe të rekrutojmë më shumë të rinj me interes për këtë art,” tha Su. (Wang Lei/ Artan)