[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Një festival ndërkombëtar i filmit do të mbahet në provincën Shanxi të Kinës veriore në tetor, kanë njoftuar autoritetet. Festivali i 5-të ndërkombëtar i filmit “Pingyao Crouching Tiger Hidden Dragon” do të zhvillohet në qytetin antik Pingyao nga 12 deri më 19 tetor, sipas qeverisë provinciale, njofton “Xinhua”.

"Ndërsa vazhdojmë të shfaqim filma të shkëlqyer nga e gjithë bota, ne do t'i kushtojmë vëmendje të veçantë punimeve filmike nga regjisorë të rinj nga vendet në zhvillim", -tha regjisori kinez i filmit Jia Zhangke, kryetari i bordit të kompanisë që drejton festivalin.

"Ne duam të sigurojmë një platformë për këta filma, për të përmirësuar komunikimin midis krijuesve të filmave në të gjithë botën dhe për të kontribuar në krijimin e filmit në botë", -tha Jia. (Elona)