[Foto nga VCG]
Ndërsa më shumë se 1000 relikte të rëndësishme janë zbuluar në vendin legjendar të rrënojave Sanxingdui në Kinën jugperëndimore, përmes mesazheve video, institutet kërkimore jashtë shtetit, muzetë dhe organizatat ndërkombëtare e kanë uruar Kinën për kapitullin e saj të ri të zbulimeve arkeologjike.
Gërmadhat kulturore të zbuluara janë me përmasa të mëdha dhe me natyrë madhështore, një dëshmi e larmisë dhe ngjashmërisë së qytetërimeve antike globale. Zbulimet do të ndihmojnë gjithashtu në promovimin e shkëmbimeve kulturore dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të tjera, sipas zyrtarëve dhe përfaqësuesve.
[Foto nga VCG]
Të konsideruara si një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike të shekullit XX, Rrënojat e Sanxingdui hynë në një epokë të re të punës së gërmimit duke filluar nga gjysma e dytë e vitit të kaluar.
Rrënojat e vendosura në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, së bashku me rrënojat Jinsha në kryeqendrën e provincës Chengdu, po aplikojnë për statusin e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, bëri të ditur qeveria provinciale. (Fatosi)