[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Rrënojat legjendare Sanxingdui në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore dhe Rrënojat Jinsha në kryeqendrën e kësaj province Chengdu do të aplikojnë për statusin e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, tha të premten një zyrtar i kësaj province.

Rrënojat Sanxingdui, që ndodhen në qytetin Guanghan, janë konsideruar si një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike në shekullin e 20-të. Rrënojat janë zbuluar rastësisht nga një fermer kur ai po gërmonte një hendek në vitet '20 të shekullit XX.

[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Në vitin 1986, një numër i madh reliktesh të veçanta u zbuluan në gropën e parë dhe të dytë, duke tërhequr interes global. Në muajin tetor të vitit 2019, arkeologët zbuluan gjashtë gropa të reja sakrificash. Mbi një mijë relikte të rëndësishme janë zbuluar deri tani.

Arkeologët kinezë kanë gërmuar disa relikte të reja nga Rrënojat Sanxingdui brenda gjashtë muajve të fundit, duke përfshirë një figurë bronzi historike që mban një zun, një enë cilindrike për pirje.

Zëvendësguvernatori i provincës Sichuan, Luo Qiang, tha se ndërtimi i parkut të Trashëgimisë Kombëtare Sanxingdui dhe i një muzeu të ri po përshpejtohen, për ta bërë Sanxingdui-n një destinacion turistik shumë të famshëm në botë. (Li Huailiang/ Artan)