Fshati Lin (KultPlus)

Fshati Lin (KultPlus)

Histori

Fshati Lin është një gadishull i vogël, i cili ndodhet në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 20 km larg qytetit të Pogradecit. Jeta në këtë gadishull, sipas të dhënave historike, mendohet se ka filluar në periudhën e parë të Epokës së Hekurit (kohë së cilës i përkasin edhe mozaikët e famshëm të Linit, të cilët gjenden mbi kodër) dhe ka vazhduar deri në kohën e Mesjetës së Hershme. Gjetjet arkeologjike nga kodra mbi fshatin e sotëm, përfshijnë mure themeli dhe mozaikë të një kishe të hershme bizantine, që daton nga shekulli i 6-të.

Ndërsa për origjinën e emrit ka shumë histori. Njëra prej tyre thotë se, kur ushtarët e Jul Çezarit që mbërritën në këtë kodër u mahnitën aq shumë, sa bërtitën “Lyhnidas”, që do të thotë “Liqeni i Dritës”. Ndërsa vetë banorët shprehen se dikur fshati shtrihej deri në mesin e Liqenit dhe më pas u krijua fshati i ri. Të gjithë thoshin: “Lindi fshati” dhe që atëherë u quajt Lin, si shkurtim i fjalës “Lindi”.

Banorët e hershëm thonë se fshati shumë vite më parë, shtrihej deri në mesin e liqenit, por më vonë u mblodh këtu ku gjendet sot. Ka gojëdhëna që thonë se dikur gadishulli i Linit ka qenë ishull i rrethuar nga uji.Vec mozaikëve sipër në kodër, në jug të Linit, afër buzës së ujit, në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite, që dëshmojnë për një vendbanim të tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit, si ajo e Maliqit në Korcë.

Bazilika në fshatin Lin (Vizion Plus)

Bazilika në fshatin Lin (Vizion Plus)

Që në atë kohë, ky fshat u quajt Lind. Bazilika paleokristiane e Linit ndodhet në pjesën perëndimore të Kepit të Linit dhe përfaqson një nga monumentet më të rëndësishme të Shqipërisë. Struktura është e dekoruar me mozaikë shumë ngjyrësh me motive floreale, gjeometrike dhe skena eukaristike, tipike të periudhës paleokristiane.

Gërmimet arkeologjike dhe të dhënat numizmatike mbështesin datimin e bazilikës dhe të dyshemesë me mozaik në shek.V-VI. Gjithashtu përmbajtja e mbishkrimit me ekstrate të psalmit të Davidit, mbështet teorinë që ndoshta kemi të bëjmë me një qendër pelegrinazhi. Ndërkohë fshati i Linit ka dhe tetë kisha, të cilat mbajnë emra shenjtorësh të ndryshëm, por ajo që tërheq vëmendje është Kisha e Shën Nikollës, që sot quhet “kisha-bunker”.

Bunkieri Kishë

Bunkieri Kishë

Kulturë dhe traditë

Lini është një fshat turistik buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit, dhe është i bukur jo vetëm nga ajo që i ka falur natyra, por është dhe një qytezë e njohur për tradita të hershme kulturore dhe artistike. Sa i përket muzikës e veshjeve tradicionale, ato janë të ngjashme me ato të qytetit të Pogradecit. Ky fshat ashtu si e gjith zona e Pogradecit është i njohur për traditën e punimeve artizanale. Gratë vazhdojnë të ruajnë traditën e punimeve të qilimave, në qëndisje, apo punimet me grep, të cilat i gjen të ekspozuara në ditët e sotme në panairet e organizuara në qytet, por edhe në ato kombëtare.

Ndërsa për burrat, gdhëndjet në dru vazhdoinë të mbeten një pasion i tyre. Sa i perket traditës në kulinari, në këtë fshat gatimet tradicionale janë ato me bazë peshku, kryesisht të peshkut koran, belushka, cironka ose pllashica, ndërkohë që nuk mungon dhe gatimi i shpendëve sic janë rosa e egër, guza e shumë të tjera. Në kulinarinë e zonës nuk mungojnë dhe gatimet me bazë mishi apo brumi. Vera e kuqe është ajo që nuk mungon në tavolina, e cila është e trashëguar që në kohët e lashta.

Liqeni i Pogradecit (Info Albania)

Liqeni i Pogradecit (Info Albania)

Turizëm

Lini, një nga fshatrat më të njohur në Shqipëri, rajon dhe më gjerë, është një vend i mrekullueshëm peligrinazhi turistik, natyror dhe kulturor. Fshati zgjon kuriozitetin e cdo udhëtari apo turisti që udhëton në rrugën e Qafë Thanë- Pogradec.

Me një bukuri të rrallë dhe mahnitës dhe me pamjet mbreslënëse, ky fshat turistik vazhdon të vizitohet në cdo stinë të vitit nga shumë turistë të huaj por edhe vendas.

Pozita gjeografike, ndërtesat karakteristike, monumentet e shumta kulturore, mikpritja dhe kulinaria e pasur me gatime tradicionale e bëjnë fshatin Lin një vend shumë interesant për turizëm.

Një nga monumentet e veçantë që turistët e shumtë vizitojnë sapo mbërrijnë në fshat është edhe kisha paleokristiane e Linit, e cila u zbulua për herë të parë në vitin 1967, dhe prej vitit 1973 është Monument kulture i kategorisë së parë.

Ndërkohë vitet e fundit, turistëve që vizitojnë fshatin piktoresk të Linit u është shtuar një tjetër destinacion. Bazilika paleokristiane dhe mozaikët e Linit, të cilët ndodhen në majë të kodrës së Shën Thanasit dhe që janë pjesë e trashëgimisë kulturore të fshatit po tërheqin shumë vizitorë. Nga një studim rezulton që kjo bazilikë të jetë nga më të veçantat të zbuluara ndonjëherë në Shqipëri dhe që i përket shekullit IV-V.

Vila 43 në Lin

Vila 43 në Lin

E ndërsa ndodhesh në Kepin e Linit, mund të vizitosh një tjetër kishë në pllajën e sheshtë të kodrës dhe më tutje në skaj, “kishën bunker” që siç shprehen banorët, është kthyer në një pikë referimi për turistët vendas e të huaj dhe një peligranazh për vetë ata.

Në atë vend ndodhej kisha e Shën Nikollës, por në kohën e diktaturës, masivizimi i vendit me bunkerë bëri që në majë të kepit, diktatura të vendoste kupolën e betonizuar mbi të. Por sot, pikërisht ky fakt e ka bërë kishën bunker më të preferuar nga turistët.

Shumë banorë ruralë i kanë kthyer shtëpitë e tyre në bujtina për turistët. Ekziston një potencial për të promovuar aktivitete si: kalërimi ecjet e gjata, vizita e vendeve historike dhe deri te gatimet tradicionale.

Në Lin ka disa plazhe të këndshme me ujë të kristaltë, me rërë dhe guralecë të vegjël. Një vend i bukur për piknik është edhe vendi i quajtur “Mulliri i Vjetër”, me burime gurgulluese dhe hije pemësh.

Ndërkohë aty ndodhet edhe qendra e rritjes së Koranit, e cila përgatit dhe rrit koranët e vegjël për ti lëshuar më pas në Liqenin e Ohrit. Turistët vendas dhe të huaj që mbërrijnë për të shijuar bukuritë e fshatit, Lin janë vetëm ditorë për shkak të mungesave akomoduese.

Elida Lazi