Në fjalimin e tij më 26 prill 2019, në ceremoninë e marrjes së titullit “Doktor nderi” nga Universiteti Tsinghua, presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha: “Tsinghua është një universitet me famë botërore dhe gjithashtu shkolla ku ka studiuar presidenti Xi Jinping. Kjo shkollë ka përgatitur shumë talente të dalluara.”

Dy vjet më vonë, po në fund të prillit, Xi Jinping-u vizitoi Tsinghua-në në kuadrin e 110-vjetorit të krijimit të këtij universiteti.

Më 29 prill 1911 u hap Kolegji Perandorak Tsinghua në kopshtin perandorak Tsinghua të dinastisë Qing.

Simboli i Kolegjit Perandorak Tsinghua / foto nga Universiteti Tsinghua

Simboli i Kolegjit Perandorak Tsinghua / foto nga Universiteti Tsinghua

Në vitin 1928 shkolla e ndryshoi emrin në Universiteti Shtetëror Tsinghua.

Porta e Universitetit Tsinghua në vitet ’30 të shekullit të kaluar. (foto nga Universiteti Tsinghua)

Porta e Universitetit Tsinghua në vitet ’30 të shekullit të kaluar. (foto nga Universiteti Tsinghua)

Porta e vjetër e Universitetit Tsinghua (foto nga Zhao Hua i CMG-së)

Porta e vjetër e Universitetit Tsinghua (foto nga Zhao Hua i CMG-së)

Universiteti Tsinghua është i njohur për programet e tij në shkencë e inxhinieri dhe quhet si “djepi i inxhinierëve të kuq”. Ky universitet karakterizohet edhe prej bashkëveprimit të kulturës kineze dhe asaj perëndimore, lidhjes së të shkuarës me të sotmen dhe integrimit të arteve me shkencat.

Auditori i Universitetit Tsinghua (foto nga Yang Xinyu i CMG-së)

Auditori i Universitetit Tsinghua (foto nga Yang Xinyu i CMG-së)

Më 19 prill paradite, Xi Jinping-u shkoi së pari në Akademinë e Arteve dhe të Dizajnit të Universitetit Tsinghua, për të vizituar ekspozitën e posaçme me rastin e 110-vjetorit të krijimit të universitetit.

Akademia e Arteve dhe e Dizajnit pranë Universitetit Tsinghua (foto nga Fan Kai të CMG-së)

Akademia e Arteve dhe e Dizajnit pranë Universitetit Tsinghua (foto nga Fan Kai të CMG-së)

Krijimet e pedagogëve dhe të të diplomuarve të Akademisë së Arteve dhe të Dizajnit të Universitetit Tsinghua përbëjnë vepra klasika të arteve e zejeve kineze.

Stema shtetërore e dizenjuar kolektivisht nga pedagogët e Universitetit Tsinghua. (foto nga Shi Cheng i CMG-së)

Stema shtetërore e dizenjuar kolektivisht nga pedagogët e Universitetit Tsinghua. (foto nga Shi Cheng i CMG-së)

Skulptura “Lulja e lofatës kineze e çelur përgjithmonë”, e projektuar nga Chang Shana, profesoreshë e Akademisë së Arteve dhe të Dizajnit të Universitetit Tsinghua, është dhurata e qeverisë qendrore për qeverinë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, me rastin e kthimit të Hong-Kongut në gjirin e atdheut. (foto nga Yang Songtao i CMG-së)

Tre medaljet kryesore në fillim të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës (Foto nga Yang Songtao i CMG-së)

Tre medaljet kryesore në fillim të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës (Foto nga Yang Songtao i CMG-së)

Medalja Përkujtimore me rastin e shpalljes së 70-vjetorit të Republikës Popullore të Kinës (foto nga Zhao Hua i CMG-së)

Medalja Përkujtimore me rastin e shpalljes së 70-vjetorit të Republikës Popullore të Kinës (foto nga Zhao Hua i CMG-së)

Gjatë vizitës së tij në Akademinë e Arteve dhe të Dizajnit të Universitetit Tsinghua, Xi Jinping-u vuri në dukje se rezultatet e arteve të bukura duhet t’u shërbejnë kërkesave të popullit për jetesë më cilësore.

Bukuria artistike është e pandarë nga bukuria fizike. Universiteti ka traditën e kushtimit rëndësi ndaj edukimit fizik qysh prej krijimit të tij. Në vitin 1957, rektori i atëhershëm paraqiti objektivin “Të punojmë të shëndetshëm për atdheun për të paktën pesëdhjetë vjet”. Në shekullin e ri, studentët e Universitetit Tsinghua nxorën parullën “Pa edukim fizik nuk ka Tsinghua”.

Pallati Perëndimor i Sportit është nga katër ndërtesat kryesore në fillim të krijimit të Universitetit Tsinghua. (foto nga Han Rui i CMG-së)

Pallati Perëndimor i Sportit është nga katër ndërtesat kryesore në fillim të krijimit të Universitetit Tsinghua. (foto nga Han Rui i CMG-së)

Gjatë vizitës së tij, Xi Jinping-u shkoi posaçërisht në Pallatin Perëndimor të Sportit, ku u takua me basketbollistë të universitetit, si dhe pa sallën e nderit të edukimit fizik të universitetit.

Ekipi i basketbollit i Universitetit Tsinghua në stërvitje (foto nga Zhong Rui i CMG-së)

Ekipi i basketbollit i Universitetit Tsinghua në stërvitje (foto nga Zhong Rui i CMG-së)

Gjatë 110 vjetëve, të diplomuarit e Universitetit Tsinghua kanë trashëguar traditën e lavdishme të “zhvillimit paralelisht të trupit dhe personalitetit”, duke interpretuar moton e universitetit “Përpjekjet e paepura e përsosin njeriun, morali i lartë siguron angazhim shoqëror”.

 Kupat dhe certifikatat e demonstruara në sallën e nderit të edukimit fizik (foto nga Xu Da i CMG-së)

Kupat dhe certifikatat e demonstruara në sallën e nderit të edukimit fizik (foto nga Xu Da i CMG-së)

Universiteti i nivelit të lartë duhet të jetë forca kryesore e kërkimeve bazë shkencore dhe vendburimi i përparimeve të rëndësishme tekniko-shkencore. Gjatë vizitës së tij në Universitetin Tsinghua, Xi inspektoi edhe laboratorin e teknologjisë inteligjente të imazherisë dhe ekspozitën e rezultateve kryesore të studimeve shkencore.

Laboratori i teknologjisë inteligjente të imazherisë i Universitetit Tsinghua

Laboratori i teknologjisë inteligjente të imazherisë i Universitetit Tsinghua

u krijua më 2001 dhe merret kryesisht me studimet e teorisë bazë dhe të teknologjive kyçe për fotografimin kompjuterik, shkencën e trurit dhe inteligjencën artificiale.

Mikroçipat e imazherisë inteligjente në fushë drite mund të ndreqin gabimet e rastësishme të teleskopit tradicional. (foto nga Ma Chao i CMG-së)

Mikroçipat e imazherisë inteligjente në fushë drite mund të ndreqin gabimet e rastësishme të teleskopit tradicional. (foto nga Ma Chao i CMG-së)

Sistemi i pozicionimit pamor të dronëve kapërcen kufizimin teknologjik të dronëve në një mjedis të ngushtë, të errët e me pluhur dhe mund të përdoret për garantimin e sigurisë territoriale. (foto nga Duan Dewen i CMG-së).

Miniatura e sistemit kryesor të veprës demonstruese të centralit bërthamor ku përdoret gaz heliumi për ftohjen e reaktorëve, një projekt i rëndësishëm tekniko-shkencor i Kinës (foto nga Wei Jian dhe Duan Dewen të CMG-së)

Universiteti Tsinghua parë nga ajri (foto nga Fan Kai i CMG-së)

Universiteti Tsinghua parë nga ajri (foto nga Fan Kai i CMG-së)

Si të ndërtohen universitete të nivelit botëror? Gjatë inspektimit të tij në Universitetin Tsinghua, Xi Jinping-u vuri në dukje se duhet të forcohet aftësia e novacionit origjinal dhe të këmbëngulet në hapjen e bashkëpunimin.

“Veprat flasin më mirë se fjalët” është shpirti i Universitetit Tsinghua.

“Veprat flasin më mirë se fjalët” është shpirti i Universitetit Tsinghua.