Shangai është qyteti më modern në Kinë, si edhe vendndodhja e shumë ngjarjeve historike të vendit, si për shembull, vendi ku u zhvillua Kongresi i Parë Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës.

Kongresi i 1-rë Kombëtar i PKK-së u mbajt në dy faza. Faza e parë u organizua në shtëpinë e përfaqësuesit të Kongresit Li Hanjun në zonën e dhënë me koncesion Francës në Shangai. Kjo është një ndërtesë dykateshe me tulla e dru e stilit arkitekturor tipik të Shangait. Më 23 korrik të vitit 1921, 14 delegatë të ardhur nga mbarë vendi, duke përfshirë përfaqësuesin e Kominternit, holandezin Hendricus Josephus Franciscus Marie Sneevliet, u mblodhën fshehurazi këtu, duke filluar Kongresin e 1-rë Kombëtar të PKK-së. Më 30 korrik, për shkak të ndërhyrjes së policisë, kongresi u detyrua të ndërpritet dhe pjesëmarrësit vendosën të shpërngulen në qytetin Jiaxing afër Shangait për të vazhduar kongresin.

Pas themelimit të Kinës së Re, në vitin 1952 qeveria kineze e restauroi ndërtesën ku u zhvillua Kongresi i 1-rë Kombëtar i PKK-së në Shangai krejtësisht sipas pamjes së mëparshme. Edhe mobiliet në dhomë u kopjuan dhe u rivendosën në vend sipas kujtimeve të disa përfaqësuesve që morën pjesë në kongres. Në vitin 1958 u hap për publikun Muzeu i Kongresit të 1-rë Kombëtar të PKK-së. Muzeu pret çdo vit shumë vizitorë. Sipas statistikave, në vitin 2018, numri i tyre arriti në 1.47 milionë veta.

Tani në Muzeun e Kongresit të 1-rë Kombëtar të PKK-së në Shangai gjenden mbi 100 mijë relikte të çmuara, duke e bërë atë një vend të mirë për njohjen e historisë moderne të Kinës. (Foto nga VCG)