Peqini ёshtё njё vendbanim i lashtё ilir, që shtrihet nё bregun e djathtё tё Shkumbinit tё poshtёm. Gjetjet arkelogjike dёshmojnё se ai ka ekzistuar njёherёsh me qytetet mё tё lashta shqiptare. Ai njihet dhe si njё qytet i pasur me vlera historike dhe kulturore. Kushdo që ndjek rrugën “Egnatia” mbetet i mrekulluar kur ndalon në qytetin e mbushur me gurë e legjenda tё Peqinit.

Historia

Sipas studiuesve qё interpretojnё gjetjet arkeologjike, rrёnjёt e lashtёsisё tё kёtij qyteti shtrihen deri nё Iliri, ku fillimisht njihej me emrin Klaudiana, por nga burimet historike tё vitit 1431 emërtohej Biklenet. Me kalimin e kohёs ky emër u shndërrua nё Peklin, derisa më pas emri i tij u modifikua edhe sot e kësaj dite quhet Peqin.

Qyteti përmendet për herë të parë nga Straboni e Polibi. Një përshkrim më të saktë e jep itinerari i murgut të Bordosë dhe ai i Antoninëve. E kaluara e lashtë, sidomos ajo mesjetare, pasqyrohet nё monumentet historike të qytetit, si kalaja, mbetjet arkeologjike, xhamia, kulla e sahatit etj.

Ashtu si për shumë qytete të lashta dhe historia e Peqinit nis me kalanë. Gjurmë të prehistorisë janë konstatuar në vendin e quajtur Gallovë, në afërsi të Ballagatit. Janë gjetur materiale, si një sopatë e një çekan. Këto objekte i përkasin periudhës së bakrit dhe bronzit të hershëm. Në Karinë janë zbuluar tumat ilire dhe në Pajovë ka gjurmë të një qendre banimi.

Autorët antikë e përmendin Peqinin me emrin Klaudianë. Ai ishte stacion i rëndësishëm i vijës Egnatia.

Në themelet e kalasë janë zbuluar fragmente të një sarkofagu, që i përkasin shekullit II të erës sonë. Në Vashaj ekziston një toponim që njihet me emrin “Varret e Kaurrit”.

Kudo ka gjurmë të lashtësisë, ndërsa në Kazie ka elemente të një kishe mesjetare. Peqini është vendi ku lindën komandantë e luftëtarë të zotë, pashallarë, atdhetarë, patriotë, studiues, artistë, sportistë, njerëz e burra të njohur, të cilët janë pjesë e historisë së gjithë Shqipërisë

Kulturё dhe traditё.

Peqini njihet si qytet i vjetёr dhe tepёr i pasur me vlera kulturore. Ky fakt dёshmohet nga sarajet apo pashallёku qё ka pasur dikur Pashai i Peqinit. Akoma edhe sot kanё mbetur pjesё tё kёtij pashallёku tё vogёl. Peqini shquhet për kulturë dhe art. Ndonёse i vogёl si qytet, nga ky vend kanё dalё figura qё kanё lёnё gjurmё nё histori. Ata janë njerёz qё kanё mundur tё realizojnё ёndrrat e tyre mёdha, qё kanё dhёnё shpirt pёr hirё tё dijes sё tyre, por jo vetёm. Vlen tё pёrmendim kёtu qytetarё si Ferdinand Deda( Artist i Merituar) dirigjenti i parё i Orkestrёs Simfonike tё Radiotelevizionit Shqiptar, Rifat Teqja(Artist i Popullit) dirigjent i Orkestrёs sё Operas dhe Baletit, Behije Çela, aktore dhe ish kёngёtare e radio Tiranёs e shumё figura tё tjera.

Peqinasit kanё qenё pjesmarrёs nё shumё ngjarje historike tё rёndёsishme nё tё cilat kanё dhёnё kontribut, duke nisur nga shpallja e pavarsisё, Luftёn e Vlorёs, Kongresi i Lushnjes e deri nё Luftёn e Dytё Botёrore.

Ndёrkohё Peqini ruan njё traditё edhe nё muzikё e veshje popullore. Ato kanë ngjashmёri me tradinёn e Elbasanit. Por kjo trevë ka ndikime edhe nga Lushnja, Tirana dhe Kavaja. Disa nga këngët e vjetra popullore janë :“Do shkoj lala në Peqin”, “Mu ke ara tek tagjia”, “Kno moj qyqe se na erdh behari”, vallja e Peqinit etj.

Ndёrsa veshjet popullore janë karakteristike të zonës;gratë mbajnë veshur jelek, këmishë të qëndisur dhe burrat xhamadan e qeleshe të bardhë. Mjaft e njohur është vallja e Peqinit.

Ky qytet mbart vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe historike. Pozicioni gjeografik e ka favorizuar që të jetë stacion i rëndësishëm përgjatë rrugës së lashtë Egnatia, pikë tranziti mes Lindjes e Perëndimit.

Ulliri konsiderohet si druri më me vlerë që e ka origjinën nga lashtësia. Sipas legjendës në Klaudianë kishte aq ullinj saqë, kur u ndërtua rruga “Egnatia” në të dy anët e saj u vendosën edhe tubacione për rrjedhjen dhe depozitimin e vajit në Dyrrah.

Përsa i përket vlerave ushqyese ulliri i Peqinit zë vend të parë në Shqipëri, por sipas të dhënave edhe në Mesdhe. Fatkeqësisht disa nga këta ekzemplarë ndodhen në zhdukje e sipër, për shkak të vjetёrsisё sё tyre.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme për Peqinin është “Thesari i Vrapit”, i cili është zbuluar në fillim të shekullit të kaluar nga katër banorë të fshatit Vrap. Ai përbëhet nga 6.5 kg ar dhe 1.5 argjend. U shit dorë më dorë dhe sot ndodhet në një muze në ShBA. Por Peqini ka tradita të mëdha edhe në sport. Skuadra e Shkumbinit është krijuar në vitin 1929 dhe vazhon ta ruajё kёtё traditё edhe si një ndër ekipet më në zë të kampionatit shqiptar.

Turizёm

Peqini konsiderohet si oaz i çmuar, dikur përgjatë vijës Egnatia dhe sot pranë Korridorit tё Tetё. Nga tё gjithё vizitorёt e huaj Peqini dhe krahina e tij pёrmendet pёr popullin e tij bujar e mikpritёs, pёr shtёpitё e kopshtet e bukura, kodrat e veshura me ullinj e gjelbёrim si dhe fushёn e gjerё e pjellore, qё lumi Shkumbin pёrshkon fund e krye.

Duke vizituar Peqinin, prekim nga afёr copёza tё historisё tё cilat po t’i bёsh bashkё, japin njё vlerё tё madhe pёr historinё. Njё histori e tёrё e krijuar me shumё kujdes, Kalaja e qytetit, rruga Egnantia, xhamia, shtёpia e pionerit janё tregues tё njё historie tё gjallё e cila ende sot bёn kurioz kёdo qё e viziton kёtё qytet. Pushteti vendor po përpiqet që të zbulojë, ruajë e mirëmbajë vlerat e Klodianës së lashtë.

Kalaja e Peqinit si njё monument kulture shekullor do tё ishte njё atraksion pёr turistёt vendas, pse jo dhe tё huaj. Banorёt kujtojnё me nostalgji kohёn kur nё kёtё kala organizonin aktivitetet kulturore apo gjallёrinё qё sillnin nxёnёsit e shkollave tё ndryshme, qё e vizitonin atё nё mёnyrё tё organizuar nga shkollat.

Xhamia ёshtё njё tjetёr pjesё e historisё sё qytetit dhe qё tёrheq vizitorё tё shumtё. Ajo ёshtё njё prej xhamive mё tё vjetra nё vend e cila daton nё vitin 1667. Kjo ёshtё njё vepёr e rrallё e ndёrtuar nga Abdurrahman Pasha, e mbetur si njё prej trashёgimive kulturore otomane nё Shqipёri .

Edhe pse kuzhina ka evoluar edhe nё kёtё qytet, gatimet tradicionale mbeten tё preferuara pёr vizitorёt. Ato i gjen tё servirura nё restorante apo shtёpitё e peqinasve. Ato janё tё gjitha bio, tё prodhuara nё fushat e kodrat e kёsaj zone.

Elida Lazi