Në një konferencë shtypi me rastin e sesionit vjetor të organit kombëtar legjislativ të Kinës, që u mbyll javën e kaluar, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi përmendi dy miq të huaj, duke u përgjigjur për pyetjen se “si raportojnë gazetarët e huaj për Kinën”. Një prej tyre është Edgar Snow, gazetari i famshëm amerikan që në vitin 1936 bëri intervistën e parë si gazetar perëndimor në bazën revolucionare të Partisë Komuniste të Kinës në Yanan. Tjetri është shkrimtari francez Maxime Vivas.

Shkrimtarifrancez Maxime Vivas

Shkrimtarifrancez Maxime Vivas

“Shkrimtari francez Maxime Vivas ka shkruar një libër që quhet ‘Përfundimi i lajmeve të rreme mbi ujgurët’. Në bazë të dy vizitave në Xinjiang, ai rrëfen për Xinjiang-un e vërtetë në lulëzim dhe me stabilitet,” tha kreu i diplomacisë kineze.

Gjatë një interviste me televizionin hongkongas “Phonex TV”, pasi u përmend në konferencën e shtypit të ministrit të jashtëm, Vivas tha se nuk i shkonte ndër mend se do të përmendej nga një personalitet i lartë i qeverisë kineze, duke e quajtur këtë një “befasi dhe nder të madh”: “Shumë faleminderit ministrit të Jashtëm të Kinës që përmendi emrin dhe librin tim.”

Vivas-i tha se, nga njoftimet në anglishte dhe frëngjishte, mësoi për fjalët e ministrit Wang Yi dhe ra shumë dakord me pikëpamjen e tij që “në vendet perëndimore, një pjesë e gazetarëve nuk dëshirojnë të raportojnë të vërtetat e Kinës.”

Njëkohësisht, ai theksoi se në një pjesë të medieve perëndimore ekzistojnë me të vërtetë lajme përbaltëse ndaj Kinës.

Intervista me televizionin hongkongas "Phonex TV"

Intervista me televizionin hongkongas "Phonex TV"

Vivas është shkrimtar dhe gazetar i famshëm në Francë. Ai punon si drejtor në një radio të Tuluzës në Jugun e Francës dhe shkruan për një rubrikë letërsie. Ai ka botuar mbi 20 libra dhe disa vepra të tij të viteve të fundit janë mbi Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit, të cilat raportojnë gjendjen aktuale të Xinjiang-ut në mënyrë objektive, duke treguar përparimet dhe gjallërinë e madhe të këtij rajoni, dhe njëkohësisht duke demaskuar njoftimet e rreme të një pjese të medieve të huaja lidhur me këtë rajon.

Në vitin 2011 ai botoi librin “Dalai Lama nuk është aq ‘budist’”, ku zbulohet fytyra e vërtetë e Dalai Lamës prapa pamjes së jashtme. Ky libër nxiti një rrymë për njohjen e së vërtetës rreth Tibetit në botë.

Libri i Vivasit "Përfundimi i lajmeve të rreme mbi ujgurët"

Libri i Vivasit "Përfundimi i lajmeve të rreme mbi ujgurët"

Në librin e tij të fundit “Përfundimi i lajmeve të rreme mbi ujgurët”, në bazë të eksperiencës së dy vizitave të tij në Xinjiang, Vivas regjistron masat e këtij rajoni kundër terrorizmit e radikalizmit, si dhe arritjet historike të përparimit. Ai shprehet qartazi se lajmet e rreme mbi Xinjiang-un fabrikohen pikërisht nga ata që nuk e kanë vizituar kurrë këtë rajon. Këta njerëz kopjojnë fjalët e rreme të të tjerëve dhe trillojnë gënjeshtra si të ashtuquajturit “gjenocid”, “punë e detyrueshme” etj.

“Në mediet perëndimore ka tepër shumë lajme të rreme, por ato nuk i pranojnë në asnjë mënyrë gënjeshtrat e tyre. Kostoja e krijimit të gënjeshtrave është e vogël, por për testimin dhe demaskimin e tyre duhen shumë kohë dhe energji. Në librin tim u sugjeroj lexuesve ta vizitojnë nga afër Xinjiang-un, që ta shikojnë vetë të vërtetën,” theksoi Vivas. (Wang Lei/ Artani)