Në shtator, në zonën Altai në veri të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit, fillon të thahet bari në kullotë. Barinjtë e kombësisë kazake fushojnë këtu për gjysmë muaji, pastaj shkojnë në kullotat dimërore. Familja e Nurguli Umur Khan-it shpërngulet së bashku me barinjtë sipas stinëve. Bashkëshorti i saj është mjek dhe kujdeset për barinjtë, kurse ajo merret me edukimin parashkollor të fëmijëve të barinjve dhe viziton një herë në javë shtëpitë e tyre për t’u dhënë mësim. Në kontenë Jeminay, 38 vizitues në shtëpi si Umur Khan merren me mësimdhënien parashkollore për mbi 500 fëmijë vendës. Puna e tyre është e zakonshme dhe e madhe.

Nurguli Umur Khan është një vizituese në shtëpi në kullotë. Qyteza Kaerjiao është zonë baritore, këtu ka rreth 20 fëmijë, që jetojnë së bashku me prindërit në kullotën Alarisha. Për të siguruar edukimin parashkollor të fëmijëve, Umur Khan erdhi posaçërisht këtu për t’i mësuar. Ajo viziton njëherësh 3 ose 4 shtëpi të fëmijëve. Në kullotë njerëzit jetojnë të shpërndarë, ndonjëherë ajo nuk mund të kthehet në shtëpi, atëherë qëndron në shtëpitë e fëmijëve.

Me përpjekjet e Umur Khanit, fëmijët kanë pasur përparim të dukshëm. Ajo tha: "Mësimdhënia parashkollore në shtëpi ka luajtur rolin e duhur për fëmijët në kullotë. Ata janë ndryshe nga më parë. Nuk rrinë më të druajtur para të rriturve. Mund të luajnë lirshëm dhe i kuptojnë krejt mësimet që u kam dhënë." (Fani)