Përmeti, perla e turizmit historik,kulturor dhe kulinarise. Përmeti ose siç njihet ndryshe qyteti i trëndafilave, është sa i lashtë aq dhe i ri. Brenda kontureve dhe shpirtit të qytetit, sa real aq dhe metaforik, gjallojnë vlera dhe bukuri të paçmuara si besa dhe urtësia, paqja dhe liria, guximi dhe trimëria, toleranca dhe mikpritja, kultura dhe mençuria, cilësi e virtyte që janë gdhendur në shekuj.

Historia

Qyteti 500 vjeçar që këmbët i lag në ujrat e Vjosës dhe kryet i mbështet në shpinën e malit të Dhëmbelit, shtrihet në një sipërfaqe të vogël që së bashku me rrethinat shkon deri në 929 kilometra katrorë. Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia, pjesë e "Rajonit Melotid". Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve u hodh nga "Guri i Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.

I gjelbëruar si asnjë qytet tjetër, me një “strukturë urbane”, “të patjetërsuar” qysh nga viti ’64, por e projektuar 200 vjet më parë nga inxhinieri kalabrez që njihet si Mulla Sulejmani, është unik për vlerat e tij. Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhena historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale. Të dhëna historike otomane të viteve 1431 - 1432 referojnë se qyteti kishte 42 shtëpi ndërkohë në shekullin XVI numëronte 136 shtëpi. Ne vitin 1938 Përmeti kishte rreth 3000 banorë dhe 104 fshatra si zona të ndara. Gjatë Luftës së Dytë Botërore është djegur e përmbytur katër herë duke e shndërruar kështu disa herë.Qyteti numëron sot numëron rreth 13.500 banorë, dhe është konsideruar si kryeqyteti jo zyrtar i regjimit komunist shqiptar.

Kulturë

Përmeti dallohet për një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Sami,Abdyl dhe Naim Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço, etj..

.... Muzikantë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu, fama e të cilit i ka kapërcyer kufijtë e trojeve shqiptare, janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.

Jemi në vendin ku klarineta, siç quhej në vendet e origjinës, në këtë trevë falë këtyre sazeve, mori një emër të dytë gërnetë.

Kënga folklorike në rrethin e Përmetit këndohet në fshat dhe në qytet. Kënga në fshat këndohej në mënyrë polifonike toske, ndërsa kënga qytetare ka si karakteristikë të vetën shoqërimin me orkestrinë popullore të këngëve që këndohen edhe në këtë rast sipas mënyrës polifonike toske.

Kënga popullore përmetare karakterizohet në përgjithësi nga plani lirik i botës së brendshme shpirtërore.Lirizmi i hollë, i butë , i ndjeshëm, tërheqës i ëmbël emelodioz përbën tiparin kryesor të këngës popullore përmetare.

Një tjetër traditë e këtij qyteti janë shumëllojshmëria e trëndafilave që gjenden në të gjithë qytetin,në park si dhe në shtëpitë e vjetra nga ku ka marrë dhe emrin “Qyteti i trëndafilave”.


Turizëm

I njohur si “Qyteti trëndafilave”, përshkak të natyrës së bukur dhe monumenteve të shumta kulturore dhe historike , Përmeti është një mundësi më shumë për turistët që të mund të shijojnë dhe përjetojnë bukuritë e tij, si në turizëm kulturor, shëndetësor dhe atë ekologjik. Një udhëtim i thjeshtë në Përmetin jugor, aty ku banorët jetën e krahasojnë me “dimrin e përjetshëm”, me ujrat termale dhe banesat popullore, me profetet e shqipes, vëllezërit Frashëri, me grykën e Këlcyrës dhe peizazhe origjinale që për çdo kalimtar lë mbresa të rralla.

Përmeti mund të quhet pa frikë “Perla e Jugut”, pasi edhe të udhëtosh drejt tij, sot është mjaft komode. “Guri i Qytetit”, është kthyer në një pikë referimi për qytetin ku mund të sodisësh rrugët, ndërtesat , shtëpitë karakteristike, kishat, xhamitë ,deri te saksitë e luleve në parvazet e dritareve. Një nga resurset natyrore më të cmueshme janë burimet termale të Bënjës, fshat i ndodhur rreth 8 km nga Përmeti.

Burimet e ujrave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla, që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer. Cdo vaskë,është e përdorshme për trajtimin e një problemi specifik,në baze të cilësive kurative të burimit që rrjedh: reumatizëm , sëmundje dermatologjike, akne, ostoporozë,gastrit etj.

Përmeti është vendi ideal për pushime dhe aventura familjare, pasi kombinon ecjen në kanion, lundrimin e lumit me gomone apo kajak.Një panoramë e mrekullueshme ku gërshetohen me njëra-tjetrën , janë kanionet e Lengaricës , meë bukuritë e tyre, lumi i Lengaricës,Ura e Kadiut prej guri me një hark të madh , e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, Ura e Dasahit etj..Disa vlera të vecanta në këtë qytet turistik,janë ikonostaset e mrekullueshme të të kishës së Leusës, ku mjeshtëria e artit të gdhendjes së drurit kakaluar në përsosmëri, krahas afreskeve me ikona shenjtorësh,plot ngjyra art të vërtet dhe mister. Ndërkohë që ia vlen të shihet edhe kisha e shekullit të XII të Shën Mërisë. Në qytet ndodhen edhe 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.


Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera.

Tradita e gatimeve të njohura përmetare,sikundër prodhimit të recelërave dhe glikove, e bëjnë edhe më atraktivë këtë qytet për turistët vendas e të huaj. Në këtë qytet gjen gatime tradicionale , me prodhime bio të këtyre anëve, si shqeto e dollma me gjethe pjergulle, pulë me arra dhe roshnica, raki e rrushit të lisave dhe një shumëllojshmëri verërash të kuqe e të bardhë përmetare

Fjalë të mira për Përmetin dhe përmetarët kanë shprehur edhe personalitete të shquar si; Fan Noli dhe Faik Konica.Ndërsa Edit Durhami do të shkruante në ato kohe se , “Përmeti, me qiparisat e lashtë, dushqet e purpurtë, gjelbërimin pranveror dhe njerëzit e mbrekullueshëm, m’u duk një nga vendet më të bukura të botës”. Bukurinë e shpirtit dhe mikpritjen e rrallë të përmetarit e gjen edhe në sentencën sa proverbiale, aq dhe popullore: ”Kush shkoi mik në Përmet, dhe s’e pritën porsi mbret”.