Për të pasuruar jetën kulturore të natës, kryeqyteti i Kinës Pekin po nxit ndërtimin e librarive të netëve të vona, domethënë të librarive që janë të hapura edhe natën vonë, madje për 24 orë.

Në Sanlitun, një nga lagjet më të gjalla në Pekin, dy librari janë bërë dy oaza qetësie. Një prej tyre është libraria e revistave "Chunfengxixi". Para dritares, lexuesit lexojnë revista nën drita, duke harruar zhurmën jashtë. Libraria "Chunfengxixi" mbyllet në orën 10 të natës. Nëse lexuesit dëshirojnë të vazhdojnë leximin, ata mund të zgjedhin librarinë tjetër pranë, "Sanlian", që nuk mbyllet gjatë ditës. Në vitin 2014, libraria "Sanlian" filloi të provojë hapjen për 24 orë, duke u mirëpritur nga lexuesit. Përnatë mund të shihen shumë lexues që lexojnë libra nën drita.

Tani më shumë librari në Pekin po qëndrojnë të hapura 24 orë. Në "Qianmen" në qendër të qytetit, libraria "Page One" është bërë një vend i modës që tërheq shumë të rinj. Libraria "Kina" me histori të gjatë në Dianmen është bërë një pikë referimi kulturore e natës.

Krahas këtyre, në distriktin Tongzhou në lindje të Pekinit, libraria "Yueqingshan" do të nisë modelin e hapjes për 24 orë në mes të gushtit. Në Wukesong në perëndim të Pekinit, libraria "Yanjiyou" ka zgjatur orarin e hapjes deri në orën 12 të natës, për të plotësuar kërkesat e lexuesve.

Me pjesëmarrjen e më shumë librarive në këtë projekt, jetë kulturore e natës në Pekin po bëhet më e pasur. Njerëzit kanë zgjedhje më të shumta për pushim e argëtim natën. (Fani)