Në distriktin Jilong të rajonit autonom Xizang (Tibet) të Kinës, që kufizohet me Nepalin, ndodhet një fshat me mbi 200 banorë, të cilët quhen tamangë. Për shkaqe historike, ata kanë qenë endacakë përgjatë afro 200 vjetëve dhe pa shtetësi.

Në maj të vitit 2013, me miratimin e qeverisë kineze, 47 familje tamange në distriktin Jilong morën shtetësinë kineze dhe u bënë zyrtarisht shtetas kinezë.

Tamangët, që u kanë kaluar stuhive historike, filluan jetën e re.

Në maj të këtij viti, gazetari i CRI-së regjistroi jetën e tamangëve të sotëm me kamera. Rrudhat e qeshjet në fytyrën e tyre janë shënimet më të mira të historisë.

"Tamang" në gjuhën tibetiane ka kuptimin "kalorës". Tamangët kanë gjuhën e vet, por ata banojnë së bashku me tibetianët dhe flasin zakonisht gjuhën tibetiane.

Farkëtarët tamangë janë të famshëm në distriktin Longji. Në të kaluarën, farkëtaria konsiderohej si profesion i ulët në Tibet. Tamangët, që ishin endacakë për afro 200 vjet, e kanë shndërruar farkëtimin në jetën e tyre.

Farkëtari tamang Norbu dhe hanxharët e tij.

Lhakpa Denzu është i vetmi mësues në fshatin Tamang. 23 vjeçari është një nga tre të rinjtë të parë që studiuan jashtë fshatit.

Zhandui po stërvitet për këndim në shtëpi. 27-vjeçari e ka zërin shumë tërheqës dhe i ngjan shumë yllit indian Shahrukh Khan në pamjen e jashtme. Videoja e tij e këndimit të këngës indiane ka gjetur jehonë të madhe në "Douyin", një aplikacion videosh. Tani ai është shumë i pëlqyer në vendlindje.

Një e moshuar nën rrezet e diellit të mëngjesit, me vështrimin e qetë, por në rrudha fshihen vuajtjet dhe peripecitë.

Grua tamange duke lëvruar tokën. Në fshatin Tamang nuk ka toka të punueshme, por shumë tamangë marrin me qira toka nga fshati fqinj.

Nëna Dawa me buzëqeshje hap derën për të pritur mysafirët.

Një djalë që ka dalë nga shkolla po vrapon në rrugicën e fshatit. Në sajë të arsimit falas 15-vjeçar në rajonin e Tibetit dhe të politikave të tjera favorizuese, të gjithë fëmijët e tamangëve janë në shkollë.

Burrat tamangë me kostume të kombësisë.

Vajzë tamange e turpshme duke parë jashtë prapa derës.

Tekstiliste duke punuar në kooperativën e fshatit Tamang. Administrata vendore e ka krijuar kooperativën, duke u ofruar hapësirë banorëve të fshatit për t'u marrë me farkëtim dhe thurje.

Herbalistë tamangë. Fshati Tamang ndodhet në jug të Himalajave, me florë të pasur dhe shumë barëra të çmuara. Mbledhja e barërave është një nga rrugët e pasurimit në këtë fshat.

Të rinjtë e fshatit kanë krijuar vetë një grup kërcimi. Ata punojnë si kullotës, ndërtues, herbalistë, por me të dëgjuar këngët, ata shndërrohen në kërcimtarë dhe shprehin emocionet e tyre me valle.