Si një vend me histori të lashtë, Kina ka trashëgimi të shumta kulturore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në fushën e trashëgimive botërore. Po ashtu, edhe numri i trashëgimive natyrore në Kinë është i madh. Sipas të dhënave, tani Kina ka 53 trashëgimi botërore të UNESCO-s, duke përfshirë 36 trashëgimi kulturore, katër trashëgimi të dyfishta kulturore e natyrore dhe 13 trashëgimi natyrore, duke zënë vendin e dytë në botë pas Italisë. Me shtatë trashëgimi botërore, Pekini është qyteti kinez me trashëgimi më të shumta botërore.
Trashëgimitë botërore janë vende a objekte kulturore e natyrore në mbarë botën të pranuara në "Listën e trashëgimive botërore" të UNESCO-s. Në dhjetor të vitit 1985, Kina mori pjesë në "Konventën për mbrojtjen e trashëgimive kulturore e natyrore botërore" dhe në vitin 1986 paraqiti aplikimin për pranimin nga UNESCO-ja të vendeve të saj kulturore si trashëgimi botërore. Gjatë 33 vjetëve, Kina është bërë një nga vendet me rritjen më të shpejtë të numrit të trashëgimive botërore. (Fani)
Muri i Madh Kinez
Pallati Perandorak në Pekin
Shpellat Mogao
Luftëtarët dhe kuajt e terrakotës të perandorit Qin Shi Huang
Pallati "Potala" në Lhasë
Tempulli i Konfucit në Qufu
Qyteza e lashtë Lijiang
Qyteza e lashtë Pingyao
Liqeni Perëndimor (Xihu) i Hangzhou-t
Mali Huangshan në provincën Anhui
Mali Tianshan në Xinjiang
Kanali i Madh Pekin-Hangzhou
Vendbanimi i pandave në provincën Sichuan