Në literaturën e pasur kineze të lashtësisë, cili libër është përkthyer më shumë?

Përgjigjja është "Tao Te Ching", vepra e Lao Tzu-së, babai i filozofisë kineze që ka jetuar para mbi 2500 vjetëve. Sipas statistikave të një studiuesi holandez në vitet '90 të shekullit të kaluar, gjatë 172 vjetëve nga 1816 deri më 1988, "Tao Te Ching" kishte gjithsej 252 versione të përkthyera në 17 gjuhët evropiane dhe 83 prej tyre ishin versione në gjuhën angleze. Numri i versioneve të përkthyer të këtij libri është më i madh ndër librat e përkthyer në gjuhët perëndimore.

Versionet e përkthyera "Tao Te Ching"

Krahas gjuhëve evropiane, "Tao Te Ching" ka gjithsej mbi 1 mijë versione në gjuhë të tjera të huaja.

Pse "Tao Te Ching"-u, një libër i lashtë kinez, është pritur aq ngrohë në vendet e tjera?

Kjo dukuri ka një sfond të thellë shoqëror. Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, njerëzit ishin shqetësuar gjithnjë e më shumë për zbrazëtinë morale dhe shpirtërore të qytetërimit perëndimor, si pasojë e zhvillimit industrial dhe tekniko-shkencor. Me këtë rast, taoizmi, me "Tao Te Ching"-un si vepër përfaqësuese, që propozon natyrshmërinë dhe synon harmoninë, u bë ilaçi për mjekimin e krizës së besimit në Evropë.

Sinologu gjerman Richard Wilhelm (1873-1930) ishte i mendimit se Lufta e Parë Botërore isthe shenja e përfundimit të qytetërimit perëndimor dhe prishjes së qytetërimit të makinerive, ndërsa kultura e taoizmit nga Kina ishte ilaçi për shpëtimin e qytetërimit perëndimor. Ai mendonte se konceptet e Lao Tzu-së kanë hyrë gradualisht në kulturën evropiane.

Sinologu gjerman Richard Wilhelm

Krahas "Tao Te Ching"-ut, 141 vepra të tjera të taoizmit, përfshirë të Chuang-tzu-së etj., u përkthyen në gjuhët evropiane në 224 versione, gjatë shekullit të 20-të.

Shifrat e sipërpërmendura vijnë nga të dhënat statistikore të Serisë së Librave për Studimet mbi Përhapjen Jashtë Vendit të Veprave Klisike të Kinës së Lashtë gjatë Shekullit të 20-të, që përfshin mbi 40 vende dhe 27 gjuhë. Kryeredaktori i kësaj serie Zhang Xiping, profesor për sinologjinë në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, është i mendimit se kjo seri librash do të ofrojë hartën e rrugës për gjurmimin e ndikimit të kulturës kineze në botë. Kjo seri u botua ditët e fundit në Pekin dhe për hartimin e saj kanë marrë pjesë dhjetëra studiues kinezë dhe të huaj gjatë 12 vjetëve.

Seria e Librave për Studimet mbi Përhapjen Jashtë Vendit të Veprave Klisike të Kinës së Lashtë gjatë Shekullit të 20-të

Hollësirat për "Tao Te Ching" janë një rast studimor në këtë seri librash.

Tjetër hollësi interesante në studimet e kësaj serie është ndikimi i kulturës kineze mbi iluminizmin evropian.

Dihet nga shumë njerëz lidhja e filozofit gjerman Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716) me kulturën kineze, por njihet shumë pak koncepti i studentit të Leibnizit, Christian Wolff (1679-1754) për kulturën kineze. Më 12 korrik 1721, kur mbaroi detyrëm e tij si zv.rektor i Universitetit të Halles, Christian Wolff mbajti një ligjeratë me titull "Fjalim mbi filozofinë praktike të Kinës". Sipas Wolff-it, konfucizmi integron arsyen, moralin dhe qeverisjen e vendit, që ka ndikuar në të gjithë kinezët, nga perandorët më të lartë deri në banorët më të thjeshtë gjatë afro 2000 vjetëve. Kjo mund të vërtetojë plotësisht se pa u mbështetur te teokracia, njerëzit mund të krijonte vetë, me forcën e aryes, një sistem të plotë etik e moral, si dhe modelin e sundimit. Në fjalimin e tij, me shembullin ateist të Kinës, u promovua ajo që quhet filozofia e racionalizmit e Wolff-it, e cila ngjalli reagimi të ashpër në Gjermani, ku ideologjia fetare kishte ende pozicionin kryesor në shtresat e ndryshme dhe veçanërisht në Universitetin e Halles, ku pietistët zunë shumicën. Gjatë debateve të mëvonshme dhjetravjeçare midis Wolff-it dhe fraksionit pieist, filozofia e Wolff-it filloi të krijohej gradualisht në universitet si një disiplinë drejtuese dhe debatet hodhën bazën e iluminizmit në Gjermani.

Sipas profesorit Zhang Xiping, kultura e lashtë kineze ishte përhapur shumë herët në vendet e Azisë Lindore, ndërsa njohuritë dhe idetë filozofike kineze ishin përhapur në Perëndim në fund të dinastisë Ming (në fund të shekullit të 16-të deri në fillim të shekullit të 17-të). Me këtë rast, studimet dhe njohuritë kineze nuk u përkasin vetëm qarqeve akademike kineze. Idetë dhe kultura kineze hynë në kulturat e ndryshme të botës dhe u bënë elemente të rëndësishme të përtëritjes apo transformmit të kulturave të tjera. Njëkohësisht, studimet e huaja për kulturën kineze kanë ushtruar ndikim edhe në studimet akademike në Kinë.

"Faktet vërtetojnë edhe një herë se qytetërimi kinez lindi në territorin kinez, por u zhvillua edhe nëpërmjet shkëmbimeve me qytetërimet e tjera," theksoi profesori Zhang.(Wang Lei)

Zhang Xiping, profesor për sinologjinë në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit